VRASJET E GRAVE SI MJET KOMUNIKIMI: RASTET E QYTETIT JUARÉZ DHE RAJONIT INDIGJEN TË GUERREROS

SINDI KUÇI

Sindi Kuçi ka përfunduar studimet e larta në programin Master Filozofie, në degën "Studime për Zhvillim", në Universitetin e Oxford-it. Ajo ka eksperiencë si hulumtuese në ndërthurjen e politikave klimatike dhe të drejtave të njeriut në Amerikën e Jugut. Puna e saj kërkimore analizon rezistencën indigjene dhe jo-indigjene kundër hidrocentraleve në Kilin e Jugut.

Dhuna ndaj grave në kuadër të krimit të organizuar.

Femicid në qytetin Juaréz.

Një mëngjes qershori në 1993, trupat e përdhunuar të nëntë grave të reja u gjetën të dergjura në periferi të qytetit Juaréz, në anën tjetër të lumit Bravo, në afërsi të Teksasit. I ndodhur në kufirin midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës, qyteti Juaréz është një nga vendet më të patrulluara në botë. Bartës i karteleve të trafikut të drogës dhe  zhytur në një kulturë dhune, qyteti trupëzon “Legjendën e Zezë” të hapësirës kufitare. Si i tillë, qëndron si pikëfillesë e mistikës që shenjon hapësira të ngjashme midis tepricës dhe mungesës, Veriut dhe Jugut. Ai mban emërtimin e një qyteti pervers dhe me kufi vdekjeprurës, duke krijuar “tjetrin” kundër së cilit Shtetet e Bashkuara dhe Veriu Global përkufizojnë vetveten. 

Vrasjet e 1993-shit shenjuan fillimin e një serie sulmesh kundër grave, çka do të kapërcente dekadat. Sipas Komisionit Juaréz, në maj të vitit 2011, numri i grave të vrara e kishte tejkaluar shifrën 900. Shumica e tyre ishin afërsisht 17-vjeç, fizikisht të ngjashme, kryesisht punonjëse dhe studente. Krimet ndiqnin të njëjtën strukturë: Gratë e vrara rrëmbeheshin ndërkohë që ktheheshin në shtëpi pas punës ose studimit. Pjesë e familjeve me të ardhura të ulëta, ato jetonin në lagje të varfra, që spikasnin për mungesë elektriciteti dhe infrastrukturë të pamjaftueshme. Këto elemente varfërie e lehtësonin kryerjen e krimeve, teksa e fshehin dhe mundësojnë dhunën. Trupat e tyre të pajetë përgjatë viteve mbartnin shenja të një mizorie të tejskajshme: Përdhunuar në grup, gjymtuar dhe pastaj vrarë.

Trupat e tyre të masakruar; sa të veshur a lakuriq, gjendeshin të hedhura nëpër shkurre, djerrina e grumbuj plehrash, duke klithur njëfarësoj për pavlefshmërinë e tyre.

Vrasjet seri të grave në qytetin Juaréz ndodhnin në paralel me vrasjet e krimit të organizuar cikël hakmarrjesh që lidheshin me trafikimin e drogësMidis 2008 dhe 2010, këto të fundit lanë të vrarë 7000 individë, kryesisht burra. 

Në 2002, pas zbulimit të tetë trupave të pajetë grash në një varr masiv, autoritetet ligjore lokale u mobilizuan për gjetjen e autorëve. Kjo nismë erdhi pas afër një dekade pandëshkueshmërie, gjatë të cilës autoritetet e qytetit Juaréz kishin “humbur ose zhvendosur raporte si dhe kockat e disa prej viktimave. Shumë shpejt, autorët u gjetën dhe rrëfimet e tyre u filmuan me ngut. Megjithatë, në popullsinë e gjerë të qytetit mbizotëronte dyshimi se këto kishin qenë rrëfime të rreme, të marra në rrugë të paligjshme, me qëllim varrosjen e krimeve dhe shmangien e vendosjes së drejtësisë. Për më tepër, dënimi i shpejtë i autorëve të dyshuar u pasua me një “Fushatë Parandalimi”.

Në dekadat kur trupat e grave të vrara po shumëfishoheshin në statistika tronditëse, rrugët e Juaréz-it u mbuluan me reklama dhe afishe që shënjestronin gratë në rrezik, që përmbanin deklarata si: mos u vish në mënyrë provokuese”, “mos shko të kercesh vetëm”, “nëse je viktimë e përdhunimit përpiqu të vjellësh, pasi në këtë mënyrë përdhunuesi mund të neveritet dhe mund të ndalojë”. Në këtë mënyrë, faji për krimet u vendos mbi gratë, trupat dhe sjelljet e të cilave ishin subjekt i politikave të moralizimit publik. 

Këto mesazhe ishin kryesisht të drejtuara ndaj punëtoreve të manifakturave (maquiladora), të cilat ishin dhe viktimat më të shpeshta të femicidit. Përpara vrasjeve të 1993, Juaréz ishte përfshirë në një valë industrializimi, që rezultoi në zhvendosjen e grave nga rolet tradicionale të mamasë, bashkëshortes, shtëpiakes dhe sekretares – në rolin e punëtoreve të fabrikës. Këto punëtore shpeshherë ktheheshin në shtyllën kryesore të familjes, krijonin autonomi ekonomike dhe shijonin lirinë që kjo e fundit u sillte.

Duke mundësuar vend në hapësirat publike, gratë në punë filluan të ripërkufizojnë rolet tradicionale të rezervuara për to, role të cilat kishin në qendër mbajtjen e grave në kutizën shtëpiake. Ky transgresion krijoi një diskurs hegjemonik rreth grave që punonin ne fabrika si tepër “liberale” dhe jo “të dëlira”. Kjo narrativë u formësua dhe u përcoll më tej nga fushatat e parandalimit, çka sugjeronin se këto gra, me moralet e tyre “të lira” dhe shkeljen në hapësira publike, vetëftonin vrasjet e tyre. 

Dhuna gjinore në gjeografitë e racializuara 

Në anën tjetër të vendit, rreth 2000 km larg Juaréz-it, historia e dhunës kundër trupave të grave dhe një shteti bashkëfajtor, do të përsëriteshin një dekadë më vonë. Rajoni malësor i Guerrero-s është territori-shtëpi i disa komuniteteve indigjene. Për më tepër, është një nga hapësirat gjeografike kryesore në të cilat përqendrohet “lufta kundër drogës” në Meksikë, që nisi me administratën e Hinojosa-s (2006-2012), shtysë e një perpjekjeje për të përballur krimin e organizuar dhe trafikimin e drogës nëpërmjet militarizimit të rajoneve më të dyshuara për veprimtari kriminale dhe prodhimin e drogave të jashtëligjshme. Survejimi dhe dhuna që rezultuan nga “lufta kundër drogës” kanë ndikuar kryesisht territoret indigjene, si Guerrero, Chiapas, Durango, Oaxaca dhe Chihuahua, mes të tjerash.

Territoret indigjene “gëzojnë karakteristikat e nevojshme të izolimit për të prodhuar bimë të jashtëligjshme” si shtrirje gjeografike e kufizuar, hapësira në të cilat nuk mund të kesh qasje lehtësisht, me prani të limituar të shtetit e nivele të larta varfërie. Shkrirja e këtyre faktorëve krijon një gjeografi të racializuar, çka i bën popullsitë indigjene të ndjeshme kundrejt rekrutimit nga kartelet e drogës dhe si rrjedhojë, kriminalizimit nga shteti. Sipas Insitutit Kombëtar të Statistikave dhe Gjeografisë në Meksikë, midis 2006 dhe 2016, burrat dhe gratë e varfëra me trupa kafë janë vrarë në mënyrë joproporcionale në kontekstin e “luftës kundër drogës”. 

Këto statistika gjithashtu demonstrojnë një ndërthurje midis hierarkisë së racës dhe gjinisë.

E njëjta databazë tregon se gratë e varfra të racializuara u vranë me më shumë dhunë dhe mizori nga grupet e përfshira në “luftën kundër drogës”, midis të cilave përfshiheshin edhe grupet paramilitare, kartelet e drogës, si dhe autoritetet e shtetit. Në fakt, dhuna seksuale ndaj grave në postblloqet ushtarake nga autoritet shtetërore, mëtohej të ishte një nga kanosjet kryesore për gratë indigjene që ende ruanin të gjalla kujtimet e grave të përdhunuara, të abuzuara dhe të vrara nga forcat policore gjatë dhe pas “luftrave të pista” të 1960s dhe 1970s në Meksikë. Në një dëshmi para Gjykatës Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut në 2010, dy gra indigjene e përshkruan dhunën me motive seksuale të ushtruar gjatë viteve kulmuese të “luftës kundër drogës” si një vazhdimësi dhune me fillesa në aktet tmerruese gjatë ‘“lufrave të pista”.

Veç dhunës së mirëmbajtur nga autoritetet shtetërore, gratë e lidhura me pjesëtarët e karteleve të drogës– kryesisht në rolin e bashkëshorteve – përjetonin nivele të larta të dhunës në shtëpi. Këto gra shpeshherë vriteshin, gjymtoheshin ose rrëmbeheshin. Për më tepër, shumë prej tyre punonin si mushka ose tregtare droge në shkallë të vogël, lehtësisht të zëvendësueshme në kuadër të tregtisë transnacionale të drogës. 

Gratë indigjene janë gjithashtu një nga subjektet kryesore të kriminalizimit nga shteti, duke përbërë 43% të grave të burgosura për krime kundër shëndetit – akuzimi kyesor i atoriteteve meksikane për burgosjen e personave të përfshirë në tregtinë e drogës. Në disa intervista me gratë indigjene të burgosura nën këto akuza, Castillo (2019) vërehet se gratë ose mohonin kategorikisht përfshirjen në aktivitete të lidhura me tregtinë e drogës ose pranonin përfshirjen e tyre në aktivitete me shkallë të vogël, si rezultat i mungesës së mundësive të tjera ekonomike për mobilitet social.

Duke qenë kryesisht analfabete ose duke pasur njohuri të limituara të gjuhës spanjolle, shumë prej grave të intervistuara rrëfyen se kishin qenë të detyruara me forcë, të nënshkruanin dokumente që demonstronin fajësinë e tyre në veprimtaritë për të cilat akuzoheshin. Në kuadër të kompleksit industrial të burgut në Meksikë, prapa hekurave të burgut, trupat e varfër dhe të racilizuar të grave të burgosura indigjene përdoren si burim pune i lirë. Në këtë mënyrë, shteti riprodhon statusin e zhvleftësimit të këtyre grave, një status i cili gjithashtu përkufizonte funksionin e tyre të mëparshëm si “mushka”.

Çfarë e shpjegon dhunën ndaj grave në Meksikë? 

Marrë bashkë këto raste –  dhuna seksuale dhe vrasja e grave në Juaréz si dhe në rajonin e Guerrero-s – nxjerrin në pah se dhuna me bazë gjinore është pjesë integrale e jetës së përditshme në rajone, ku operojnë kartelet e drogës dhe grupe të tjera të krimit të organizuar. Këto forma dhune janë të dukshme, për sa kohë ndodhin në mjedise publike.

Në të dyja rastet, dhuna e shënjestruar kundër trupave të grave është e ndërthurur – e përkufizuar nga hierarkitë e seksit, racës dhe klasës. Gratë të cilat ndodhen në shkallë të ndryshme të këtyre hierarkive kanë përvoja të tjetërllojshme të dhunës. Në qytetin Juaréz, pjesa dërrmuese e grave të vrara ishin gra të varfra studente ose punëtore nëpër fabrika. Ndërsa në territoret indigjene te Guerreros, ishin gratë e varfra indigjene, ato që mbartnin barrën me të madhe të dhunës shoqëronte “luftën kundër drogës”. 

Gjetja e një shpjegimi të thjeshtë shkakësor për dhunën me bazë gjinore e motive seksuale mbetet një sfidë e parrokshme. Megjithatë, mendimtaret dhe hulumtueset feministe të Amerikës Latine kanë teorizuar për natyrën dhe manifestimet e kësaj dhune, si dhe për përgjigjet e pamjaftueshme dhe të dëmshme nga shteti. Segato (2010) dhe Menjivar dhe Walsh (2016) sugjerojnë se kjo lloj dhune i ka rrënjët në semantikën patriarkale dhe normat gjinore, që udhëheqin diskurset hegjemonike në rajon e më tej. Këto norma sendërtojnë kodet morale të femininitetit dhe maskulinetit hegjemonik, që udhëzojnë sjelljet dhe rolet e pranueshme gjinore. Segato teorizon se kjo dhunë ka në thelb pikërisht formësimin dhe shprehjen e maskulinitetit hegjemonik prej individëve ose organizatave autore. 

Connoll (1995) e përkufizon maskulinitetin hegjemonik si të bazuar në “autoritet, ashpërsi dhe forcë fizike, heteroseksualitet dhe punë me pagesë”.

Në studiminin e tij në Puerto Riko, Ramiréz (1999) gjithashtu vrojton se “identiteti i mashkullit trupëzohet në gjenitalet e tij dhe artikulohet nëpërmjet seksualitetit dhe fuqisë”. Në dekadat e fundit, zhvillimi i neoliberalizmit në Amerikën Latine si dhe përfshirja e grave në tregun e punës së paguar, kanë krijuar një diskurs akademik dhe popullor, që me frikë, vë në dukje krijimin e një “maçizmi – si maskulinitet hegjemonik të bazuar në Amerikën Latine – gërryerës” (Gutmann, 1993) ose një “maskuliniteti në krizë” (Hume & Wilding, 2015).

Këto frikëra ishin të tejhapura në Juaréz, se gratë që punonin në fabrika po pushtonin hapësirën publike dhe ndërmerrnin role deri atëherë të rezervuara për burrat. Këto frikëra kanë justifikuar hipermaskulinizimin e shtetit dhe shoqërisë, nën të cilat shprehjet e maçizmit legjitimohen dhe pranohen. Një nga mënyrat e shprehjes së tij është pikërisht ushtrimi i dhunës seksuale me bazë gjinore. Në studimin e saj në El Salvador, Hume (2004) tregon se “zotësia e ekzagjeruar seksuale dhe dhuna kundër grave [është] qendrore për identitetin e burrave”. Në El Salvador, si dhe në Meksikë e më tej, dhuna me bazë gjinore është “normalizuar si një element qendror i marëdhënieve gjinore” (Hume, 2004), dhe në këtë mënyrë rrënjësohet në të përditshmen, duke u bërë pastaj e padukshme (Menjivar, 2011).

Normalizimi i dhunës, si pasojë, depërton në strukturat kognitive individuale dhe përcakton konstruktet shoqërore rreth sjelljeve dhe roleve të pranueshme të burrave dhe grave. Miti i maçizmit formësohet në mënyrë diametrike me trillimet morale që përkufizojnë figurën femërore. Në imagjinatën e gjerë shoqërore, trupat e feminizuar marrin formën e subjekteve, të cilët duhet të disiplinohen dhe kontrollohen, dhe ku trupat e maskulinizuar janë ata që ushtrojnë disiplinën dhe kontrollin.

Të qenit subjekt i dhunës pranohet lehtësisht si “një element i pashmangshëm dhe i shenjtë kulturor i të qenit një grua”, rezultojnë në krijimin e identiteve gjinore të pranueshme ku negociohet dhe pranueshmëria e dhunës në marëdhëniet ndërgjinore. 

I njëjti arsyetim që përcakton dhunën e perditshme me bazë gjinore nën shoqërinë patriarkale, gjithashtu udhëheq dhe vrasjet seriale të grave në kontekste të dhunshme, si në rastin e “luftës kundër drogës”. Ushtrimi i dhunës me bazë gjinore në këto kontekste si dhe pandëshkueshmëria me të cilin shoqërohet, (ri)prodhojnë mitin e maços dhe janë produkte diskursive të tij.

Përdhunimi, sulmet seksuale, si dhe gjymtimi dhe vrasja e grave janë mjet komunikimi për të pohuar forcën, fuqinë, kontrollin dhe virilitetin e përsonit përgjegjës.

Në rastin e qytetit Juaréz dhe në territoret indigjene të Guerrero-s, dhuna me bazë gjinorë përdoret për të komunikuar nëpërmjet dy akseve dialogore: Në drejtimin vertikal, autori i kësaj dhune i dërgon një mesazh frike grave në afërsi me viktimat, duke i “mësuar” rolet e pritura nga to, si dhe duke u komunkuar pavleftësinë e trupave të tyre. Në drejtimin horizontal, ai sinjalizon dominancën, forcën dhe agresivitetin kundrejt burrave të tjerë në hapësira homosociale.

Duke gdhendur mesazhe terrori në trupat e grave, pjesëtarët e kartelave të drogës përfshihen në një pegadogji mizorie, e cila ka synim shprehjen e identitetit maçist të autorëve. 

Me fjalë të tjera, mizoria e tejskajshme ndaj trupave të grave të vrara në Juaréz si dhe ekpozimi i qëllimshëm i tyre në zona publike, nuk ishte veçse një mënyrë komunikimi midis karteleve të drogës. Këto të fundit hamendësoheshin gjerësisht të ishin ndër autorët kryesorë te vrasjeve. Me anë të ushtrimit të dhunës së dukshme dhe ekzpozimit të trupave të pajetë, kartelet komunikojnë nivelin e agresivitetit te tyre ndaj shtetit dhe grupeve rivale.

Për më tepër, koha e gjatë në të cilat këto krime mbeten pa u ndëshkuar tregon kontrollin që këto grupe kanë ndaj autoriteteve shtetërore, të cilët qëndrojnë të palëvizura, ndëshkojnë persona të pafajshëm, si dhe ndryshojnë narrativën për të shënjestruar vetë viktimat.

Dhuna seksuale, pre e së cilës ishin gratë indigjene në Guerrero, përcillte të njëjtin mesazh në kartelet dhe grupet paramilitare, që kishin synim zotërimin e territoreve të njëjta. Në këtë mesazh, trupat e grave barazohen me territoret. Dhunimi seksual, tortura dhe vrasja e grave indigjene sinjalizon kontrollin e tyre moral dhe fizik. Ky kontroll përkthehet në kontrollin e territorit, ku gratë indigjene dhunohen. Lidhja e vecantë midis komuniteteve indigjene dhe territoreve përkatëse thellon rëndësinë e këtij mesazhi. Gra të vrara, territori ynë. Në të njëjtën kohë, këto akte përdoren për të siguruar besnikërinë dhe nënshtrimin e atyre grave të cilat lejohen të jetojnë. 

Çdo mesazh terrori përforcon statusin maçist të organizatave autore. Megjithatë, maçizmi është veçse një status i lëkundshëm, i cili “arrihet vetëm në menyrë të kushtëzuar dhe si i tillë duket të konfirmohet sërish në mënyrë të rregullt”. Performanca e dominimit kërkon vazhdimësi gjatë ciklit të jetesës së një organizate patriarkale. Kërkesa e kësaj performance është një nga elementet shpjeguese të vazhdimësisë së dhunës kundër grave përgjatë periudhave të gjata kohore.

Në Juaréz dhe në rajonin indigjen të Guerreros, trupat e grave të dhunuara e të vrara grumbullohen ditë pas dite.

Shteti ështe një pjesëmarrës aktiv në këtë dialog dhune. Ai është sa autor po aq sa dhe ndërmjetësues në vrasjet e grave. Në të dyja rastet, shteti përforcoi normat morale gjinore duke fshehur, promovuar si dhe duke ushtruar dhunën me bazë gjinore. Në rastin e qytetit Juaréz, heshtja fillestare e autoritetive të shtetit ndaj vrasjeve, arrestimi i leverdisshëm i dy autorëve si dhe krijimi e implementimi i një fushate ndalimi me qëllim fajësimin e viktimave, bazohej dhe pati si funksion riprodhimin e trillimeve morale të roleve tradicionale të grave dhe burrave. Dhuna me bazë gjinore nga burrat normalizohet si një element i pashmangshem i të përditshmes.

Nga ana tjetër, gratë të cilat nuk përmbushin idealin e gruas si “e brishtë”, “e dëlirë” dhe “shtëpiake”, portretizohen si fajtore për vrasjet e tyre. 

Në Guerrero, shteti ishte një nga autorët e dhunës seksuale dhe vrajses së grave, kryesisht në postblloqet ushtarake. Këto akte shërbenin për të komunikuar kontrollin dhe fuqinë e shtetit kundrejt karteleve të drogës dhe grupeve të krimit të organizuar.

Për më tepër, vrasja joproporcionale e grave të varfra indigjene ripërkufizon hierarkitë e gjinisë, racës dhe klasës, në prodhimin e të cilave varet vetë ekzistenca e shtetit patriarkal.

Së fundmi, kontrolli i trupave të grave indigjene nëpërmjet dhunimit, vrasjes ose burgosjes është një nga mënyrat me të cilat shteti komunikon agresivitetin dhe kontrollin ndaj territoreve indigjene. Burgosja e grave indigjene, specifikisht, i zhvendos ato nga territoret e tyre të trashëguara.

Trupat e grave janë një imazh-pasqyrë i fatit të territoreve indigjene. Në to pikturohet një kanavacë zhvendosjeje, zhvatjeje, pushtimi dhe dhune, në të cilën gdhendet statusi patriarkal i vetë shtetit. 

Vrasjet seriale të grave së bashku me bashkefajësinë e shtetit krijojnë një fenomen, i cili njihet në akademinë Latino-Amerikanë si feminicid. Ndryshe nga femicidi, ky term vë në dukje rolin qendror të shtetit në përkrahjen dhe ushtrimin e cikleve të dhunës kundër grave.

Me qasjen e tij mospërfillëse kundrejt si dhe me përfshirjen e tij aktive në ushtrimin e dhunës me bazë gjinore, shteti, në të njëjtën mënyrë si kartelet e drogës, shkruan mesazhe terrori në trupat e varfër, të feminizuar dhe të racializuar.

Në “luftën kundër drogës”, trupat e gjymtuar dhe të vrarë të grave shndërrohen në rreshtat e një skenari patriarkal.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur