02.
(NDËR)THURJE
Vëllimi (NDËR)THURJE ngërthen në vete nevojën, për të problematizuar aspekte të botës së punës në një qasje ndërthurëse dhe kritike. Puna në kushtet e sotme ekonomike, çdo ditë na rikujton nevojën e ushqen shpresën se vetëdija dhe organizimi, janë kusht për një shoqëri të drejtë. Nga puna e papaguar, e nënpaguar, e mbilodhshme dhe e shfrytëzuar - nga shtëpia, në rrugë, sipërmarrje private e institucione publike - persona me nevoja të veçanta, të diskriminuar për shkak të gjinisë, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes dhe orientimit seksual - ORGANIZOHEMI!