VARRET PA TRUPA

DARDAN KONJUFCA

Dardan Konjufca është i angazhuar si asistent profesor në Kolegjin AAB në Republikën e Kosovës dhe aktualisht punon në organizatën Teach for Kosova. Ai ka përfunduar studimet në programin Master Shkencor për Studime Rajonale Politike në Universitetin e Tiranës. Fushat e tij të interesit janë: Ballkani, historia politike, nacionalizmi etj. Prej vitesh, Konjufca ka qenë i aktivizuar në çështjet universitare dhe punëtore, si dhe të drejtat e grupeve të margjinalizuara në Kosovë e Shqipëri.

Lufta e Kosovës, lindur si akt i nevojshëm për çlirim nga varësia shumëvjeçare serbo-jugosllave, u zhvillua përgjatë viteve 1998-1999 e solli pas edhe shumë humbje njerëzore përveç dëmeve materiale e infrastrukturore. Mendohet se gjatë kësaj lufte janë vrarë më shumë se 13,500 persona, shumica syresh ishin shqiptarë/e, ku sot mijëra mbeten ende të pagjetur.

“Unë i ëndërroj burrin dhe fëmijët e mi çdo ditë. Në ëndrrat e mia, shtëpia është plot hare dhe gëzim. Do të doja të shtrihesha në gjumë, të rrija në atë lumturi dhe të mos zgjohesha në këtë heshtje dhe zbrazëti.” – Ferdonije Qerkezi

Në kohën e pasluftës në Kosovë, shumë gra, burra dhe fëmijë kanë mbetur pa përgjigje në lidhje me fatin e të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë. Midis tyre, Ferdonije Qerkezi, një grua nga Gjakova, e cila për 24-vite ka ruajtur ritmin e zakonshëm të së përditshmes, duke shtruar ushqim në tavolinën e saj të pritjes, me shpresën se i shoqi dhe katër djemtë, të cilët u rrëmbyen nga ushtria serbe në vitin 1999, një ditë do të kthehen në shtëpi.

Ky akt i pandërprerë shpërfaqet jo vetëm si manifestim i vazhdueshëm personal i vuajtjes prej mungesës, por edhe si rezistencë për të mbajtur gjallë kujtesën e të pagjeturve. 

Për më shumë, historia e nënë Ferdonijes është shndërruar në një film të shkurtër – “Tavolina”, çka është pasuar edhe nga ekspozita me titullin “Mirë se vini në tavolinë”.

Amplifikimi i këtyre ngjarjeve dhe imazheve, ndër të tjera thekson rëndësinë e rrëfimtarisë edhe në media e art, duke sjellë në vëmendje e skalitur në kujtesën kolektive edhe qëndresën e grave të tjera të ngjashme në Kosovë.

Në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur, në 30 Gusht, figura të ndryshme politike të Republikës së Kosovës mbajnë homazhe pranë memorialit të të zhdukurve me dhunë gjatë Luftës së Kosovës. Edhe këtë vit është artikuluar shqetësimi i përvitshëm në lidhje me kthimin e eshtrave, duke deklaruar se nuk ka mjaftueshëm përpjekje ndihmuese nga shteti serb për të avancuar procesin e gjetjeve dhe kthimin e mbetjeve mortore. Nuk kanë munguar as thirrjet institucionale ndaj Bashkimit Evropian për të rritur monitorimin dhe ushtruar ndikimin përkatës, në mënyrë që trupat e të zhdukurve të prehen dikur në paqe dhe dinjitet pranë familjarëve të tyre dhe në tokën për të cilën ranë.

Nuk është largmendsh që përgjatë zhvillimit të luftrave të bien dëshmorë/e në fushëbetejë e megjithatë përveç luftës frontale, shteti serb, sipas të dhënave të dokumenteve të nxjerra nga Akademia e Shkencave, ku planifikohet zhvendosja e popullit shqiptar, zhvilloi edhe një politikë çnjerëzore duke vrarë dhe masakruar mijëra civilë të pafajshëm. Sipas një raporti nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, nga më shumë se 13,500 persona të vrarë, 8,662 janë civilë shqiptarë, ndërsa 1,197, civilë serbë. Muaji më i përgjakshëm i kësaj lufte ishte korriku i vitit 1999 me 4,082 të vrarë.

Këto të dhëna përkojnë pikërisht me intensifikimin e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe bombardimet e caqeve serbe nga NATO, si dhe momentin kur shteti i Serbisë ishte në tërheqje e sipër dhe si kundërpërgjigjje kishte filluar një represion të ashpër ndaj popullsisë civile duke kryer vrasje dhe masakra të mëdha. 

Megjithatë, edhe grupe apo individë të caktuar nga komuniteti shqiptar kanë reaguar në formë hakmarrëse, ku si rezultat, sidomos pas çlirimit, nga 12 qershori i vitit 1999, rreth 1000 serbë dhe romë rezultojnë të vrarë apo zhdukur, mirëpo është me rëndësi të nënvizohet se këto akte nuk janë iniciuar dhe as kanë rezultuar pjesë apo projekt shtetëror e kombëtar.

Mbi përmasat e një gjenocidi të mohuar, të harruar e të zhdukur…

Në Kosovën e viteve 1998-1999 numërohen rreth 400 masakra nga ushtria dhe paramilitarët serbë kundrejt popullsisë shqiptare. Masakra më e përgjakshme dhe më makabër gjatë luftës së Kosovës është Masakra e Mejës (Gjakovë), ku më 27 prill 1999 u vranë dhe u masakruan 376 gra, burra dhe fëmijë. Në kujtim të viktimave të Mejës por dhe gjithë Kosovës, në këtë datë shënohet edhe Dita e të Zhdukurve me Dhunë në Kosovë.

Paraprakisht, më 15 janar 1999, 45 persona nga të gjitha moshat masakrohen në fshatin Reçak (Shtime), ngjarje e cila ktheu sytë e opinionit ndërkombëtar nga Kosova.

Më 25 mars 1999, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, në Krushë të Madhe (Prizren), vriten dhe masakrohen 243 persona. Më 28 mars 1999, në Izbicë (Skenderaj), masakrohen 147 persona. 1 prilli 1999, në Lybeniq (Pejë), numëron 60 të vrarë dhe masakruar. Më 17 prill 1999, në Poklek (Drenas), masakrohen dhe digjen 53 vetë. Më 19 deri më 23 maj 1999, në Burgun e Dubravës, masakrohen dhe vriten 160 persona.

Nga të gjitha masakrat në Kosovë por edhe përdhunimet, rrëmbimet e burgosjet civile, pas luftës, u shënuan mbi 6000 persona të zhdukur, ku rreth 109 prej tyre ishin fëmijë – për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Fakti se ushtria dhe policia serbe rrëmbeu edhe kufomat nga masakrat e kryera nga ata vetë me qëllimin për t’i fshehur krimet, tregon për përmasat gjenocidale të planeve shtetërore në raport me shqiptarët e Kosovës.

24 vite pas luftës, dhjetra varreza masive janë zbuluar në vendodhje të ndryshme në Serbi, ku janë gjetur dhe janë kthyer mbetjet mortore të mbi 4000 personave. 

Sakaq, duket se nuk ka pasur mjaftueshëm rigorozitet edhe nga institucionet e Republikës së Kosovës në kujdesin për të krijuar një databazë të saktë me dokumente dhe dëshmi rreth personave të zhdukur, çka mund të bëhet pengesë jo e pakët, teksa kthimi i tyre ka mbetur të zgjidhet përgjatë bisedimeve teknike e politike mes palëve qeveritare.

Sot, akoma nuk ka asnjë informacion për më shumë se 1600 persona të pagjetur, ndërsa dëshmohen vetëm pak raste që persona përgjegjës të zinxhirit komandues ushtarak janë dënuar për kryerjen e këtyre krimeve. Prishtina zyrtare ka bërë thirrje që prokuroria të hulumtojë rastet dhe t’i procedojë e dënojë (edhe në mungesë) personat përgjegjës, mirëpo në këtë drejtim, duket të jetë progres i pakët.

Anaprapthi, një Gjykatë Speciale për krimet e luftës, me insistimin e fortë të faktorit ndërkombëtar, është krijuar vetëm për shqiptarët. Sot që flasim, disa figura qendrore të luftës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë subjekt i gjykimit nga kjo gjykatë.

Këtë vit në Bruksel është arritur një marrëveshje, që do të çonte drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, në Ohër është nënshkruar një aneks-marrëveshje ku shteti i Serbisë ka pranuar t’i hapë arkivat dhe dokumentet sekrete, në mënyrë që të kuptohet se ku dergjen edhe trupat e rreth 1,600 personave, familjarë/et e të cilëve presin t’i varrosin në varret që për 24 vite kanë mbetur të hapura.

Varre pa trupa, ku të dashuri/at as nuk mund të kujtohen siç e meritojnë, t’ju  bëhet homazh a të vajtohen. Ende kockat e martirë/eve nuk gjejnë prehjen në banesën e tyre e fundit.

Ironikisht, kjo çështje është përdorur për pazare në bisedimet Kosovë – Serbi dhe diplomacia ndërkombëtare shpesh i ka mbyllur sytë sepse për fat të keq, në tryezat diplomatike mungon empatia e njerëzillëku i njëmendtë. Burokracisë së korridoreve pak u intereson për frymët, njeriun, jetët. As e kanë përjetuar këta burokratë ndonjëherë ndjesinë e tryezave boshe, varreve pa trupa e emra për t’u qarë – që përcjellin çdo ditë nënë Ferdonije Qerkezin, Ajshe Shehun, Ferdije Hotin e shumë të tjera anembanë Kosovës.

Nuk mund të ketë paqe të plotë, nëse jeta njerëzore nuk vlerësohet dhe trupat e pajetë vazhdojnë të përdoren për pazare politike, për koka të të gjallëve të cenueshëm. A mund të ketë pajtim e paqtim, pa njohje e drejtësi? Pa mundur njerëzit të qajnë dhimbjen që ka emër, trup e varr? Si mund të qetësohen zemrat e atyre që presin në pezm vdekjen, pa ditur atë të bijve të tyre? Në mund të shikojë përtej një popull që i mohohet të përjetojë të gjallët dhe amshimin në dinjitet…

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur