LUFTË f.

1. Përleshje e armatosur ndërmjet shtetesh, organizatash me karakter kombëtar ose ndërkombëtar, forcave apo grupeve kundërshtare të interesit, me karakter ekonomik, politik ose ideologjik, që përfshin në akte të ndryshme dhune dhe terrori kryesisht pjesëtarët burra të një shoqërie. Lufta e Rusisë kundër Ukrainës. Lufta gjenocidale jugosllave në Bosnjë dhe Hercegovinë. Kampet e përdhunimit gjatë luftës së Bosnjës. Lufta civile në Shqipëri. Lufta antifashiste. Lufta nacional-çlirimtare. Lufta imperialiste. Perversiteti i luftës. Fronti i luftës. Lufta e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Irak. Fytyra patriarkale e luftës. Masakrat e kryera nga forcat serbo-jugosllave në territorin e Kosovës gjatë luftës. Të zhdukuri/at e luftës. Luftë bërthamore. Mjete lufte. Pasojat e luftës. Luftë fashiste. Luftrat Botërore. Luftë totale. Betejat e luftës. Dëshmor/e lufte. Protestat paqësore për ndalimin e luftës. Luftë kimike. Plaçkë lufte. Rob lufte. Luftrat fetare. Ligjet e luftës. Vajti në luftë. U thirr në luftë. Ra në luftë. Gjendje lufte. Shpalli luftë.

2. Ndeshje e ashpër ndërmjet sistemesh, klasash ekonomike dhe shoqërore, idesh, partish politike, organizatash qeveritare ose joqeveritare, grupesh të ndryshme shoqërore ose individësh, që ka për qëllimin asgjësimin, dobësimin ose mposhtjen e palës kundërshtare. Lufta e klasave. Lufta ideologjike. Lufta e socializmit shtetëror në Shqipëri. Lufta kundër patriarkalizmit. Lufta për të drejtat e grave. Lufta e ftohtë. Feminizmi si alternativë ndaj luftës. Rreziku i shpalljes luftë natyrës. Lufta kundër korrupsionit. Luftë kundër autoritarizmit. Lufta e oligarkisë. Lufta për përfshirjen e grave dhe personave LGBTQ+ në radhët e trupave ushtarakë. Gjinizimi i luftës. Luftë e brendshme. Luftë identitare.

3. bised. Përleshje fizike ndërmjet dy a më shumë personave ose kafshëve. Luftim. Luftuan deri në frymën e fundit. E mbijetuara e luftës.

4. Pasoja ekstreme e një sistemi patriarkal vlerash, në qendër të të cilët bazohen marrëdhëniet jo të barabarta të pushtetit, ku dominimi i njërës palë karshi tjetrës manifestohet përmes shumëllojshmërisë së formave të dhunës, shtypjes sistematike, poshtërimit dhe kontrollit të vazhdueshëm të subjektit që e pëson dhunën, në sferën private ose atë publike. Lufta e qeverisë kundër minoriteteve.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur