GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!

04.
URË

Ky vëllim ka për synim çmontimin e narrativave të luftës dhe konflikteve nga një perspektivë kritike e ndërthurur, si dhe artikulimin e një kërkese ndryshe për të ardhmen e Ballkanit: projektimin e një bashkëjetese në paqe e drejtësi frymëzuar mbi parimet e feminizmit transnacional. Aty ku diversiteti gjinor, etnik, fetar dhe shoqëror shërbejnë si urë drejt njerëzve, vendeve dhe nocioneve sa teorike aq edhe të materializueshme në botë.

03.
TURP TRUP

Seksualiteti, erotika dhe trupi i gruas në veçanti kanë shërbyer historikisht si zona të ushtrimit të pushtetit dhe kontrollit, në përmasa shoqërore. Ky vëllim eksploron pikërisht këtë pushtet brenda historisë së shtypjes së grave, duke u përqëndruar te seksualiteti, me qëllimin për të ofruar informacion dhe provokuar ndryshim.

02.
(NDËR)THURJE

Vëllimi (NDËR)THURJE ngërthen në vete nevojën, për të problematizuar aspekte të botës së punës në një qasje ndërthurëse dhe kritike. Puna në kushtet e sotme ekonomike, çdo ditë na rikujton nevojën e ushqen shpresën se vetëdija dhe organizimi, janë kusht për një shoqëri të drejtë. Nga puna e papaguar, e nënpaguar, e mbilodhshme dhe e shfrytëzuar - nga shtëpia, në rrugë, sipërmarrje private e institucione publike - persona me nevoja të veçanta, të diskriminuar për shkak të gjinisë, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes dhe orientimit seksual - ORGANIZOHEMI!

01.
FRYMËMARRJE

Ky vëllim është nevoja kolektive për oksigjen në një mjedis të asfiksuar prej dhunës strukturore, patriarkale dhe së fundmi, pandemisë. Është ftesa për një diskutim dhe manifestim të munguar të një historie që tashmë është duke u shkruar…

 GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!GUXOJMË!
error: Përmbajtja është e mbrojtur