RRETH
NESH

“Shota” lindi rrugëve të qytetit si përgjigje ndaj dhunës sistemore dhe patriarkale, për t’u kontekstualizuar në 2020, nga dy bashkëthemelueset Gresa Hasa dhe Liri Kuçi, në një platformë përbashkuese, me qëllim shtrimin e diskursit dhe praktikës feministe në Shqipëri.

Përkrah solidaritetit dhe mobilizimit në terren, zhvillimi i mendimit kritik dhe emancipimi përmes dijes, mbeten të vetmet instrumente premtuese tonat për ndërtimin e një shoqërie ndryshe. Aty ku ka vend për gjithkënd; ku puna është meritë dhe shpërblim drejt një jetese me dinjitet, jo skllavëri moderne; ku për shoqja-shoqen jemi krah mbështetës, jo konkurrente në një garë absurde që mëkon strukturat e shtypjes; ku dallimet tona në terma të etnisë e gjuhës që flasim, kombësisë, racës, kulturës e besimit të cilit i përkasim, orientimit seksual apo identitetit gjinor, shërbejnë për të na afruar dhe fuqizuar.

Shota është ide dhe përpjekje. Ajo vjen nga skajet drejt qendrës. Shota e banon personalen tonë, i jep asaj jehonë dhe e shndërron atë në thirrje publike. Por mbi të gjitha, Shota është kërkesa për barazi dhe drejtësi shoqërore, mungesa e kompromisit për lirinë dhe jetën.

Së bashku, guxojmë!