REVIZIONIZËM HISTORIK APO NJË POLITIKE RAJONALE SHOVINISTE?

GRESA HASA

Gresa Hasa është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës “Shota”. Ajo ka studiuar Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës dhe momentalisht është duke ndjekur programin Master në Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Graz-it. Prej vitesh është angazhuar në çështjet gjinore, organizimin studentor dhe atë sindikal në Shqipëri. Prej kohësh, Gresa kontribuon në mënyrë të rregullt, si publiciste e pavarur, në fushën politike, shoqërore dhe kulturore, në media të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ajo është angazhuar me përkthimin e një sërë teksteve të natyrës politike, publicistike, kulturore dhe teori feministe.

Në 31 maj 2022, Aleksandër Vuçiç u betua në një mandat të dytë, si president i Republikës së Serbisë, duke deklaruar besnikëri e përkushtim ndaj parimeve të kushtetutës së Serbisë, ku ndër të tjera theksohet edhe mbrojtja e territorit të Serbisë, përfshirë “provincën e pavarur të Kosovës dhe Metohisë”.

Refuzimi për të pranuar fakte historike dhe juridike ndërkombëtare, si sovraniteti territorial dhe institucional i Republikës së Kosovës, është i integruar në vet preambulën e kushtetutës serbe dhe më tej i parashikuar në brendësi të saj.

Për pasojë, çdo deklaratë e përfaqësuesve më të lartë institucionalë serbë, që bie ndesh me të dhënat objektive historike dhe përcaktimet juridike ndërkombëtare, përsa i përket realitetit historik të Kosovës por gjithashtu edhe atij të Bosnjës dhe Hercegovinës, nuk mund të konsiderohet rastësi, mungesë informimi apo subjektivitet i paqëllimshëm.

Çdo deklaratë dhe akt politik, që i jehon të shkuarës gjenocidale dhe tensioneve të vazhdueshme etnike në rajon, përbën në fakt një vazhimësi të traditës shoviniste dhe ultranacionaliste të regjimit serb në Beograd dhe mund të argumentohet gjithashtu në përputhje me kushtetutën aktuale të Republikës së Serbisë, kritikuar zyrtarisht nga Komisioni i Venecias (2007).

Shpallja e Kosovës Republikë në 17 shkurt 2008 është një akt që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka cilësuar në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë në 10 qershor 1999. Refuzimi për ta njohur republikën dhe sovranitetin territorial dhe institucional të Kosovës, përfaqëson në vetvete vizionin e politikës së jashtme serbe në rajon, në përputhje me të shkuarën.

Teksa për shumëkënd, deklarata e presidentit Vuçiç mbi nevojën për të kthyer trupat ushtarake serbe në territorin e Republikës së Kosovës, mund të tingëllojë alarmante, për presidentin e Serbisë, kjo deklaratë përbën respektimin e vetë kushtetutës së Republikës së Serbisë.

Thirrja e presidentit Vuçiç për të bashkuar të gjithë serbët nën një flamur, një shtet, një komb, në emër të “unitetit serb”, fillimisht drejtuar serbëve në Serbi dhe në entitetin e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë por më pas e shtrirë edhe te serbët e Kroacisë dhe ata të Kosovës etj., është një thirrje që i kontribuon mosndryshimit të status-kuosë në marrëdhënie me fqinjët, veçanërisht kur këta të fundit vazhdojnë të kërcënohen prej Serbisë.

Prijedor (2022), marshimi në përkujtim të viktimave të perspekutimit serbo-boshnjak u ndalua nga policia por ndërkohë festimi i gjenocidit dhe mitizimi i një figure historike si ajo e Ratko Mlladiçit u brohoritën lirshëm rrugëve të qytetit.

Gjithashtu, murali i kriminelit të luftës Ratko Mlladiç, i shfaqur në një zonë banimi në qendër të Beogradit në vjeshtë 2021, nuk ishte thjesht një vepër ekstremistësh të djathtë por një objekt simbolik, që angazhoi policinë serbe në mbrojtje të tij, përkundër aktivistëve dhe qytetarëve, që e protestuan atë, gjë që ngriti pyetje se në anën e kujt qëndron policia serbe? Ky ishte një reagim institucional i radhës, si shumë të tjera syresh. Megjithatë, një reagim institucional drejtuar qytetarëve serbë në Serbi dhe minoriteteve serbe në rajon, për t’u distancuar nga brohoritjet gjenocidale apo lëvdimi i kriminelëve të luftës nuk është parë ende.

A nënkupton “uniteti serb” pikërisht të tilla manifestime, që garantojnë vetëm ankth dhe tension të vazhdueshëm në rajon?

Masakra e Reçakut është trajtuar nga presidenti Vuçiç si një “fabrikim” i ish-kreut të OSBE-së në Kosovë William Walker, i cili i ndodhur në vendngjarje asokohe e pati cilësuar masakrën një “krim kundër njerëzimit”.

Në 2015, Serbia, që gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë mbështeti forcat serbo-boshnjake me kapital ushtarak dhe monetar, kërkoi përkrahjen e Rusisë për t’i vënë veton një rezolute të OKB-së, të mbështetur nga Britania e Madhe, e cila parashikonte dënimin e mohimit të gjenocidit në Srebrenicë, të cilin presidenti Vuçiç e ka quajtur një “krim të përbindshëm” por asnjëherë nuk e ka pranuar si gjenocid. Afërmendsh, të mbijetuarit e gjenocidit dhe familjarët e tyre reaguan në mënyrë revoltuese ndaj shfaqjes së presidentit Vuçiç një javë më pas, në 20-vjetorin e ceremonisë përkujtimore në Srebrenicë.

Çfarë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk është thjesht një “keqkuptim i së shkuarës” sikurse e ka cilësuar kryeministrja Ana Bërnabiç (2020) por një organizim i planifikuar dhe sistematik për shfarosjen e dy etnive, dy kombësive dhe kujtdo tjetër që nuk është konsideruar “i përshtatshëm” në imgjinatën fashiste serbe.

Një qasje e tillë i shërben vetëm pushtetit aktual në Serbi, një qeverie e cila vijon të performojë ndërkombëtarisht mes Bashkimit Europian, Rusisë dhe Kinës; ngërthyer në korrupsion; që shtyn përpara projekte të nxitura nga grykësia e një pakice; e paaftë për të qenë pranë qytetarëve të vet, për të garantuar mirëqenien e tyre, përmes politikave njëmend progresive, përfshirë ato ekologjike; mbrujtjen e demokracisë; mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, të drejtave gjinore; minoriteteve dhe ofrimit të një perspektive, që sfidon migrimin në masë etj.

Një politikë e jashtme patriarkale?

Divide et impera është një praktikë politike thellësisht patriarkale, që në Serbi riprodhohet si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtmen. Ruajtja e vazhdimësisë së dhunës ultranacionaliste serbe, përmes refuzimit për të pranuar faktet historike; kërcënimeve të vazhdueshme kundër shteteve fqinje, veçanërisht Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kosovës, në mënyrë të rregullt nën shenjestrën e Beogradit; riafirmimit të identitetit serb përmes mitizimit dhe glorifikimit të kriminelëve serbë të luftrave ballkanike, i kontribuojnë ankthit të vazhdueshëm, ku qëllimi fundor është gjendja e përhershme e luftës dhe kaosit.

Patriarkalizmi është një sistem i dizenjuar shtypjeje ku raportet e pushtetit përcaktohen nga forca. Është pikërisht kjo mënyra sesi Serbia kërkon ta imponojë vetveten në politikën rajonale: përmes forcës, asaj të nxjerrë nga historia dhe kësaj aktuales. Një personifikim i kësaj praktike patriarkale politikbërjeje vërehet edhe te kryeministrja serbe Ana Bërnabiç.

Një grua në pozitë pushteti, gjithashtu homoseksuale, Ana Bërnabiç është larg të qenit një model arritjeje i të drejtave të grave apo individëve LGBTQ+ dhe barazisë gjinore.

Madje këto identitete, të qenit grua dhe lezbike, instrumentalizohen nga vetë regjimi serb sa herë që i leverdis këtij të fundit dhe ato paraqiten si progres politik, veçanërisht ndaj aktorëve perëndimore, teksa gratë dhe personat LGBTQ+ në Serbi janë nën sulme të vazhdueshme dhe të braktisur/a nga shteti.

Ndër të tjera, në pozitën e kryeministres, Ana Bërnabiç punon për dhe legjitimon një regjim shtypës, gjysmë-autoritarist dhe me tendenca shoviniste. Ajo është produkt i politikës 30-vjeçare serbe, e një sistemi hibrid, gjithnjë në ngërç mes autoritarizmit dhe pretendimeve për demokraci; një kontribuese e drejtpërdrejtë në thellimin e autoritarizmit në Serbi e rajon.

Quo Vadis?

Mungesa e empatisë politike, refuzimi për të imagjinuar përvojën e tjetrit, realitetin dhe nevojat e tij, përcillen në rastin e Serbisë, në formën e dëshirës ekspansioniste ndaj fqinjëve, tashmë përmes kamuflimin e legjitimimit të së shkuarës gjenocidale, nëpërmjet një narrative viktimizuese dhe mbajtjes gjallë të krizave të reja të vjetra.

Për aq kohë sa regjimi në Serbi nuk shënjon kurrfarë përpjekjeje për ndryshim strukturor, mentaliteti dhe praktika politike e së shkuarës, që vijojnë të udhëheqin vendin, kërcënojnë jo vetëm paqen rajonale por gjithashtu mirëqenien e vetë Serbisë. Kjo mënyrë politikbërjeje është kërcënim edhe për mbarëvajtjen e demokracisë, lirinë dhe vetë qytetarët serbë. Kjo trashëgimi dhe praktikë politike mbajnë ende ngritur mure të padukshme dhe ide të cilat janë rrëzuar këtu e njëzetë e katër vite më parë.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur