ORIENTALIZMI I VETËPËLQYER DHE ÇËSHTJA E DINJITETIT

Orientalism-shota4

Dženita Karić, Harun Buljina, Piro Rexhepi

Përktheu nga anglishtja: Liri Kuçi

NJË ESE KRITIKE MBI MYSLIMANËT DHE FORMIMIN E EVROPËS MODERNE

Gjithkush gëzon agjenci (mbivetësi). Megjithatë, agjencia e të margjinalizuarve është një artikull veçanërisht i kërkuar në studimet perëndimore bashkëkohore. Mjaft punime akademike e lidhin agjencinë me njëfarë vlere “emancipuese”, duke e përdorur atë “si sinonim për rezistencën ndaj marrëdhënieve të dominimit”, siç e ka paralajmëruar dhe Saba Mahmood në kritikën e saj konceptuale. Pavarësisht shumë kritikave të tjera, kjo përshtypje e mirë për agjencinë ia del të mbijetojë. Qoftë dhe përmendja e agjencisë margjinale është pothuajse e aftë të ngjallë një aureolë virtyti dhe novatore për akademiku/en që përdor këtë sajesë dredhuese, por të fuqishme.

Marrim për shembull, librin e fundit nga historiania Emily Greble, e cila pretendon të rikthejë agjencinë te myslimanët në “Formimin e Europës Moderne”, duke marrë në konsideratë vetëm një pjesë të vogël të historisë myslimane në kontinentin europian—përkitazi të atyre myslimanëve në periudhën e Jugosllavisë së viteve 1878-1948. Me këto premisa, ajo bën një sërë pohimesh pozitive në lidhje me rikthimin e “myslimanëve në tregimtarinë e historisë evropiane”. Myslimanët nuk ishin “të ardhur së fundmi, por banorë/e autoktonë” të Evropës Juglindore, i siguron fillimisht Greble lexuesi/et implikisht skeptikë/e. Por ka akoma: që nga shekulli XIX, myslimanët kanë “gjetur hapësira për mbivetësi në shtetet evropiane” dhe në fund kanë “ndikuar vetë projektin evropian”.

Por në libër, premtimi i agjencisë myslimane shfaqet kryesisht si tërheqja e myslimanëve në një hapësirë të mbyllur dhe të etiketuar thjesht si “Sharia”, një term që Greble e përmend vazhdimisht por nuk e përcakton asnjëherë. Në fakt, siç shpaloset nëpërmjet kapitujve, një histori shumë e ndryshme del në pah prej sipërfaqësisë pozitive të këtyre pretendimeve të mëdha. Siç kanë dëshmuar historianë/et prej kohësh, shumë shtete evropiane e kanë përdorur juridikisht Shari’a-tin “si një mekanizëm për të ndërhyrë dhe mbikëqyrur jetën e myslimanëve”. Gjithaq, në këtë libër qendërzohen edhe strukturat ligjore evropiane.

Në hapësirën jugosllave, autoritetet shtetërore në fund të fundit jo vetëm që shfuqizohen a përvetësojnë strukturat e Shari’a-tit por edhe dëbojnë; dëbojnë dhe vrasin myslimanët e rajonit gjatë shekullit të njëzetë. Është e vështirë të vëresh sesi historia e tërheqjes së myslimanëve, qoftë në Shari’a apo në Anadoll, i ka përfshirë ata në formimin aktiv të “Evropës moderne”, teksa Greble nuk jep asnjë shembull bindës si mund të ketë ndodhur. Megjithatë, libri i saj me siguri mund të ndryshojë mënyrën sesi studiues/e të tjerë/a i perceptojnë myslimanët në Evropën Juglindore, duke i përshkruar ata/o si një komunitet ekzotik, të karakterizuar vetëm prej posesivitetit të pretenduar me ligjin islamik.

Problemet që ndez libri i Greble — nga papërputhshmëria argumentative dhe deri te gabimet e shumta interpretative dhe faktuale — gjithsesi nuk e kanë penguar atë të shndërrohet në një nga titujt më të dekoruar në historinë evropiane që nga publikimi i tij në vjeshtën 2021. Shumë kritikë duket se janë magjepsur nga pretendimi i përgjithshëm se myslimanët gëzonin mbivetësi, duke vlerësuar kështu veçanërisht “qasjen e Greble nga një perspektivë myslimane”, “paratë për zërat myslimanë” dhe “rikthimin triumfues të agjencisë myslimane”.

Më të mrekulluarit ndër këto zëra kritikë e kanë përshkruar botimin si “një libër i jashtëzakonshëm, me argumente bindëse dhe pasurim mbreslënës” ose kanë vlerësuar se “ai ka sjellë së bashku ligjin evropian dhe të Shari’a-tit, historinë kulturore, sociale dhe politike [përmes] shekujsh”. Megjithatë, pavarësisht kësaj lavdie të paprecedentë, libri ende nuk i është nënshtruar asnjë kritike nga ekspertë/et e historisë myslimane të Ballkanit, përfshirë ato/a brenda komuniteteve në studim. Në të kaluarën, përgjatë Jugosllavisë duket se myslymanët e kanë ushtruar fuqishëm agjencinë e tyre, por sot kanë pak ose aspak ndikim në historiografinë moderne europiane.

Nëse ky vrojtim mund të duket paksa i çuditshëm, në anën tjetër edhe dëften logjikën përkatëse: që historia e myslimanëve të Ballkanit nuk ka marrë as mirënjohje e as vlerësime si e tillë. Më tepër është është parë si një histori e ngushëllueshme që premton përkatësi evropiane dhe fuqizim të dukshëm mysliman, duke mos i munduar shumë lexuesit e saj kryesisht perëndimorë. Me fjalë të tjera, ky është një libër mbi myslimanët e Ballkanit, por jo për myslimanët e Ballkanit përnjëmend.

Kësisoj, përjashtimi i pikëpamjeve kritike ballkanike dhe, në veçanti, të myslimanëve të Ballkanit i ka dhënë librit një shije të rreme të konsensusit akademik duke fshehur defekte të rëndësishme studimore. Midis volumit të çështjeve të ndërthurura së bashku, libri “Myslimanët dhe Formimi i Evropës Moderne” meriton kritikë të fortë për vrazhdësinë e tij analitike, fshirjen e aspekteve kyçe të historisë myslimane të Ballkanit, leximin e gabuar dhe tendencioz të burimeve, orientimin e përgjithshëm eurocentrik, dhe reduksionizmin e rëndë juridik në kuptimin e Islamit.

Së bashku me theksin e saj optimist mbi “agjencinë” dhe “fuqizimin” në përballimin e dhunës europiane të ushtruar mbi komunitetet myslimane të Ballkanit në të kaluarën dhe të tashmen, puna e Greble në fund të ditës, ngre pyetje akoma më tronditëse në lidhje me marrëdhënien midis myslimanëve, Evropës dhe prodhimit të njohurive akademike, nga ç’ka parashikuar autorja.

Kategoritë e Paqarta, Pretendimet Kategorike

Në terma më të thjeshtë, libri “Myslimanët dhe Formimi i Europës Moderne” ka dy probleme të mëdha: me myslimanët dhe me Europën. Më specifikisht, ka një problem me përcaktimin e këtyre termave, çka rezulton edhe në paqartësinë e tyre por edhe përhapjen e koncepteve të pasakta (p.sh. “agjencia”, “zërat”, “fuqizimi”, etj.). Çështja është thikë me dy presa: Evropa nuk është vetëm e papërcaktuar (A është pikësëpari një rajon gjeografik? Një kompleks kulturor me një traditë fetare dhe histori të përbashkët? Një sinonim për një sistem të veçantë të ligjeve dhe politikave ndërshtetërore?), por as që vihet në pyetje.

Ka raste që kjo mjegull analitike afrohet me kontradiktën e ngritur; aty ku hyrja thekson se myslimanët “kanë qenë pjesë e historisë evropiane që nga fillimi” dhe “nuk ishin të sapoardhur por banorë autoktonë.” (f. 8-9) Kapitulli i parë bazohet në idenë se “Europa fitoi mbi një milion qytetarë myslimanë në 1878”. (f. 29) Në këtë mënyrë, Greble përthyen kategoritë e saj të analizës — Evropa, myslimanët, qytetaria, Sheriatin, etj. — për t’i ardhur përshtat qëllimeve përkatëse.

Autorja është e vetëdijshme, natyrisht, për shumë kuptime të Evropës në histori, por pretendimet e saj argumentuese shpesh fshihen pas kësaj mbivendosjeje kategorike.

Sikurse me “Evropën”, po ashtu dhe me “evropianët”. Myslimanët shpesh referohen si evropianë, ose që i përkasin Evropës, por madje edhe përtej pasaktësisë analitike, këto deklarata duken banale dhe të rëndomta: ku dukshëm myslimanët karahasohen me “evropianët e tjerë” çka dhe përsëritet përgjatë gjithë librit. Në vende të tjera, megjithatë, mësojmë se “evropianët kurrë nuk e pranuan Islamin si pjesë e projektit europian, edhe kur i dhuruan myslimanëve qytetarinë” (f. 19), dhe se, “Në mendjet e evropianëve, myslimanët ishin të lidhur me besimin e tyre në mënyra që komunitetet e tjera nuk ishin” (f. 130). 

Lexuesit lihen të dalin në një nga dy përfundimet e mundshme: ose disa prej evropianëve sipas autores mund të kenë qenë, në fakt, pak më shumë europianë se të tjerët, ose kategoria e vetë evropianizmit është thelbësisht amorfe — interpretime që të bëra bashkë i zhvleftësojnë pretendimet e përkatësisë myslimane. 

Një pasojë më delikate e këtyre taksonimive është se libri, gjithashtu, ngre në mënyrë të heshtur shtetet dhe banorët e Krishterë të Ballkanit në statusin e evropianëve të padiskutueshëm.

Historitë më të thukëta të rajonit kanë hulumtuar prej kohësh mënyrat sesi këto subjekte e negociuan statusin “evropian” si të jashtëm në krahasim me vetë Evropën, ndërsa analiza e Greble varet nga binari midis myslimanëve dhe “shteteve evropiane”, ku Austro-Hungaria, Serbia, Mali i Zi, dhe më vonë Jugosllavia mbretërore bashkë me atë socialiste janë të gjitha, në thelb, të njëjta: bartëse të një “moderniteti të ndikuar nga Krishtërimi” përballë “qytetarëve” myslimanë (f. 11).

Koncepti i Greble për përvojat e myslimanëve të Ballkanit si “histori evropiane” është i lidhur ngushtë me zgjedhjen e saj të fushës kohore dhe gjeografike. Libri fillon rrëfimin e tij me Kongresin e Berlinit të 1878, i cili, sipas Greble, i ktheu një pjesë të madhe të myslimanëve të Ballkanit në qytetarë evropianë. Megjithë pretendimet jo bindëse për të kundërtën (f. 11), ky periodizim në bazë i përjashton zhvillimet osmane nga skena.

Kjo vlen për ngjarjet që u zhvilluan gjatë shekullit të kaluar, si dhe për ato që ndodhën paralelisht në pjesët e Ballkanit që mbeten më gjatë nën sundimin osman. Për shembull, libri bën shumë bujë për ndërthurjen e ligjit civil dhe islamik, por ai shpërfill në përgjithësi Mecellen, kodin ligjor pionier osman që i sintetizoi të dyja traditat në vitet 1870 dhe qëndroi në shumë vende deri në shekullin e njëzetë. Në të njëjtën mënyrë, në libër përmenden shpesh ankthet e shtetit mbi shërbimin ushtarak të myslimanëve – dhe veçanërisht përjashtimet e rekrutimit për studentët e teologjisë – si një tension karakteristik i sundimit jo-mysliman nën një regjim të ri të shtetësisë “evropiane” (f. 45, f. 101).

Në fakt, konfliktet midis myslimanëve të provincës dhe qendrës osmane mbi kushtet e shërbimit ushtarak, qenë një tipar i përsëritur i konsolidimit fiskal-ushtarak i shtetit osman që nga “Rendi i Ri” i Sulltan Selimit të III-të në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, ndërsa shqetësimet mbi privilegjet e studentëve të medresesë formësuan edhe shtetin Hamidian pas 1878-s. Ky ngulmim për 1878-ën si viti zero, gjithashtu dallon për jehonën e tij historiografike: ku studimet e fundit otomaniste gjerësisht, kanë kërkuar ta integrojnë Ballkanin në historinë globale të moderniteteve.

Libri i Greble përkujton më shumë se një shekull studime eurocentrike mbi rajonin që barazoi fundin e sundimit osman me fillimin e modernitetit politik perëndimor.

Theksi i Greble-s mbi shkëputjen e vitit 1878, varet nga një lexim i diskutueshëm i historisë evropiane. Megjithë qendrushmërinë e Traktatit të Berlinit të atij viti, libri ofron vetëm një pikëpamje të përgjithshme në lidhje me atë që Traktati përfaqësonte në të vërtetë. Duke u mjaftuar kështu me citimin e rrallëhershëm të disa dispozitave të veçanta dhe duke ofruar kryesisht përshkrime abstrakte.

Këto karakterizime, megjithatë, e mbivlerësojnë në mënyrë ciklike qendrueshmërinë e myslimanëve të Ballkanit në diskutimet mbi të drejtat fetare, duke shkuar deri aty sa të sugjerojnë se diplomatët evropianë e kishin menduar Traktatin si një akt “korrigjues” të episodeve të mëparshme të dhunës anti-myslimane në rajon (f. 41). 

Në të vërtetë, Traktati ofroi më shumë një garanci të gjithëpërfshirjes së të drejtave civile dhe lirisë fetare, ku myslimanët patën vend dytësor. Shumë më e rëndësishme qe pozita e hebrenjve të Ballkanit, me organizatat hebraike perëndimore që shtynë diplomatët drejt themelimit të një këshilli kryesor mbi paragjykimet anti-hebraike, gjetjet e të cilave pastaj çuan drejtpërdrejtë në dispozitat mbi të drejtat e minoriteteve për shtetet e reja të pavarura të Ballkanit, që Greble i ka pikënisje të premisave të saj.

Në terma hapësire, Greble i identifikon subjektet e saj si banorët myslimanë të Serbisë, Malit të Zi dhe Austro-Hungarisë pas 1878 dhe 1912-1913 (f. 2). Në të vërtetë, libri shpesh ndërron kuadrate hapësinore pa paralajmërim, jo vetëm duke kërcyer nëpër kontekste të ndryshme brenda rajonit, por ndonjëherë edhe duke e ndryshuar krejtësisht kursin. Bullgaria dhe Greqia, për shembull, shërbejnë jo vetëm si pika krahasimi për këtë zonë të përcaktuar si referuese, por shpesh edhe futen si shënime në fundfaqe si dëshmi për pretendimet që do të dukeshin se i përkasin atij rajoni kryesor në vend të tjetrit (f. 167, sh. 11).

Tjetërkund, Greble përsëritet duke bërë pretendime të përgjithshme mbi përvojat e “myslimanëve”, që zbatohen vetëm në pjesë të veçanta të këtyre territoreve politikisht të ndara. 

Si vetëm një nga shembujt e pafundëm, pretendimi kyç i kapitullit 3, mbi dhunën e gjatë të viteve 1910, është se Lufta e Parë Botërore u ofroi komuniteteve lokale myslimane “mundësinë e ndryshimit të dinamikave të paqarta të fuqisë duke konfirmuar autonominë e tyre” (f. 101). Për hir të argumentit, Greble citon përpjekjen e myslimanëve boshnjakë për të krijuar një sistem arsimor të centralizuar gjatë kohës së luftës në 1916-ën (f. 102), por lufta në fakt i kishte shkatërruar propozimet edhe shumë më ambicioze, që ulamat boshnjakë kishin shpikur mëherët në periudhën optimiste në kohë paqeje.

Duke ngulmuar në një përvojë të përgjithshme “myslimane” në raport me fuqinë shtetërore që përfshin të gjithë rajonin, libri përfundi propagandon një përshkrim shumë të çoroditur të historisë së myslimanëve boshnjakë. Në fakt, teksa ka raste që ofron një përmbledhje të kënaqshme të trendeve rajonale, tregimi para 1918-ës jo rrallëherë ngjan si kolazh impresionist.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur