GJINIA E BËN LUFTËN DHE LUFTA E BËN GJININË: KONTRIBUTE FEMINISTE NË STUDIMIN E LUFTËS DHE GJINISË 

Shota4 DD

DRIVALDA DELIA

Drivalda Delia është doktorante në Universitetin e Regensburgut, Gjermani. Teza e saj e doktoraturës analizon pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Delia është gjithashtu kërkuese shkencore në Universitetin e Gracit, Austri, në projektin "Historia e grave dhe gjinisë në Evropën Juglindore, në shekullin e 20-të: qasjet biografike, etnografike dhe të historisë gojore, si formë e avancimit të ndërthurjes". Ajo ka përfunduar studimet Master në fushën Studime të Evropës Lindore në Universitetin Ludvig-Makimilians në Mynih dhe studimet Bachelor në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Ekziston një formë mbizotëruese sesi ende mendojmë e shkruajmë për luftën dhe si e kujtojmë atë. Për shembull, te shqiptarët/et kjo mund të vrojtohet çdo 28- Nëntor, në festën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Qoftë në mesazhet e rastit që tejmbushin mediat sociale apo programe televizive, si dhe në politikë, gazetari a universitet, ku personazhe të ndryshme publike shpesh veçojnë në luftërat e lavdishme të së shkuarës, burrat si protagonistë të vetëm të këtyre ngjarjeve, njëkohësisht dhe si bartësit kryesorë të lirisë që gëzojmë sot. 

Këto narrativa të kudogjendura në publiken shqiptare portretizojnë një komb të bekuar me disa “baballarë” si Skënderbeu apo Ismail Qemali por të cilit i mungojnë gratë e dukshme. 

Edhe në rastet e rralla të përmendjes së ndonjë gruaje, kuratorët e zhurmshëm e pushtues të kujtesës sonë kolektive kujdesen për cungimin e historive të këtyre grave dhe kontributit të tyre shoqëror e politik në mënyrë të atillë, që ato të mos paraqesin ndonjë sfidë për hierarkitë mbizotëruese gjinore. Një rast ilustrues është ai i Marigo Poçi Posios, një pjesëtare e shquar e Rilindjes Kombëtare dhe Lëvizjes për Pavarësi, si dhe aktiviste për përmirësimin e pozicionit shoqëror të gruas në shoqërinë shqiptare të kohës, e cila reduktohet si “vajza që qëndisi flamurin”. 

Kur flitet për gra të cilat kanë kontribuar në ndërtimin e kombit apo shtetit, role që stereotipikisht iu atribuohen burrave, siç është rasti i luftëtareve, ato paraqiten si gra tepër të veçanta dhe shembuj të izoluar. Për më tepër, luftëtaret duket se nuk mund të qëndrojnë të vetme e të konsiderohen të vetëmjaftueshme për historinë por shpesh kornizohen përbrenda raportit të tyre me një burrë, qoftë ky babai, vëllai apo partneri/bashkëshorti.

Kjo ndodh për shembull me Xhevë Lladrovcin, ushtare e UÇK-së e njohur për aftësitë e saj mobilizuese dhe organizative, apo dhe me Shote Galicën. Në përgjithësi, kur gratë përmenden në diskursin publik për luftën, veçohet kryesisht roli i tyre si nëna dhe gra sakrifikuese. 

Kjo narrativë e gjinizuar, ku lufta zë një vend qendror në ndërtimin e kombit dhe shtetit, nuk është e rastësishme. Riprodhimi i vazhdueshëm dhe kryeneç i saj justifikon dhe forcon hierarkitë aktuale gjinore, duke ndihmuar që ato të duken të natyrshme. 

Sigurisht, kultura patriarkale e kujtesës kolektive apo të të prodhuarit njohuri mbi luftën dhe kombin nuk janë specifikë ekskluzive e shoqërisë shqiptare. Ato i tejkalojnë kufijtë shtetërorë e kulturorë. E njëjta logjikë vlen për rezistencën ndaj përfshirjes së kontributeve feministe në studimet e luftës dhe sigurisë. Thënë kjo, ky tekst i drejtohet publikut shqiptar dhe pjesërisht është i motivuar nga përshtypja se ekziston një kokëfortësi institucionale, që synon ruajtjen e strukturave të cilat dekurajojnë prodhimin e dijes lokale feministe dhe studimeve kritike në përgjithësi. 

Kjo reflektohet dhe në diskurset mbizotëruese të elitave intelektuale rreth temës së luftës dhe kombit të cilat janë të suksesshme në izolimin dhe mohimin e kontributeve të rëndësishme feministe në këtë lëmi. 

Afërmendsh që debatet mes rrymave të ndryshme feministe në studimet kritike të sigurisë janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe temat e trajtuara gjithmonë në rritje. Edhe pse një përmbledhje e detajuar kritike e kësaj literature në gjuhën shqipe do të ishte me interes të madh, kjo i tejkalon qëllimet e këtij artikulli i cili ka në fokus shtjellimin e konceptit të gjinisë si një mjet i rëndësishëm analitik, për të kuptuar raportin e grave me luftën por edhe vetë luftën – aspekte e dinamika të saj që përndryshe do të mbeteshin të pashpjeguara/pashpjegueshme. 

Gjinia si mjet analitik për studimin e luftës

Ajo çka i bashkon shumë prej mendimtareve feministe në lidhje me studimin e luftës është premisa se “lufta e bën gjininë dhe gjinia luftën” dhe se një analize gjinore e luftës do të përmirësonte të kuptuarit e luftës si dhe të kuptuarit të raportit të grave dhe burrave me luftën. Një përkufizim i dobishëm i gjinisë si mjet analitik mendoj se do të ishte përkufizimi i saj si një sistem i marrëdhënieve shoqërore të fuqisë. (Cohn 2013, Sjoberg, 2014) Ashtu si sistemet e tjera të fuqisë, gjinia gjithashtu varet nga një ideologji e caktuar. Linja e argumentimit është e ngjashme. Njerëzit ndahen në kategori sipas dallimeve të supozuara të dukshme biologjike. Këto kategori qëndrojnë në një marrëdhënie binare, hierarkike me njëra-tjetrën dhe mbi këto baza vlerësohet aftësia e tyre për të kryer funksione të caktuara apo për të pasur qasje në pozicione të ndryshme të fuqisë. 

Në rastin e gjinisë, këto kategori përshkruhen në bazë të seksit, që zakonisht kuptohet si një e dhënë biologjike dhe ndahet në seksin mashkull apo femër paçka se kjo është sfiduar bindshëm edhe nga një numër studiuesish/esh, si Judith Butler. Karakteristikat që lidhen me mashkulloritetin konsiderohen forca, të qenit i arsyeshëm, aftësitë e mira vendimarrëse, pjesëmarrja aktive në shoqëri, aftësia për të mbrojtur e për sjellje agresive. Nga ana tjetër femininiteti, lidhet me të qenit e brishtë, në nevojë për mbrojtje, pasive, emocionale dhe e paarsyeshme, e lidhur ngushtësisht me jetën shtëpiake, përkujdesjejen për të tjerë/at, si dhe e prirur për paqe, për të përmendur vetëm disa. 

Sipas kësaj ideologjie, për shkak të këtyre karakteristikave mashkullore të supozuara si superiore, është “e natyrshme” dhe legjitime që burrat të kontrollojnë dhe të kenë qasje shumë më të madhe në të gjitha sferat e jetës institucionale, qofshin ato politike, ekonomike apo sociale. Është “e natyrshme” që ata të marrin vendimet për të shkuar në luftë, për ta bërë luftën dhe për të ndarë plaçkën e luftës mes tyre në fund të saj. Ashtu si në sistemet e tjera të fuqisë (kombësia, klasa, seksualiteti etj), ideologjia që justifikon sundimin e disa njerëzve mbi të tjerët, ruhet dhe mund të mirëmbahet vetëm nëpërmjet institucioneve që janë përgjegjëse për shpërndarjen e burimeve dhe fuqisë; si shkollat, gjykatat, parlamentet, bankat, ushtritë etj., për ta bërë një sistem të tillë të gjinizuar fuqie të duket i ligjshëm dhe legjitim.

Megjithatë, në vend që të jetë e natyrshme dhe për rrjedhojë e pandryshueshme, gjinia është një konstrukt social që shpesh është ndërtuar dhe sendërtohet mbi supozime të pasakta. Një nga sfidat e fillestare ndaj këtij sistemi të fuqisë të supozuar si të natyrshëm, legjitim dhe të pandryshueshëm, është vëzhgimi që shumë antropologë/e dhe studiues/e të tjerë/a kanë bërë, se ndërsa dallimet biologjike midis gjinive mbeten relativisht konstante në kohë dhe ndër kultura të ndryshme, rolet e paracaktuara dhe mundësitë në jetën e grave dhe burrave ndryshojnë jashtëzakonisht shumë. Kështu, termi gjini u përdor për të përshkruar ndryshimin midis roleve si konstrukte shoqërore, që u atribuohen burrave dhe grave në bazë të seksit dhe dallimeve biologjike.

Gjinia si një sistem fuqie, mund të kuptohet si një “mënyrë e kategorizimit, renditjes dhe simbolizimit të fuqisë, mënyrë e strukturimit hierarkik të marrëdhënieve midis kategorive të ndryshme të njerëzve dhe aktiviteteve të ndryshme njerëzore të lidhura simbolikisht me mashkulloren ose femëroren” (Cohn, 2013, fq. 3). Gjinia në këtë kuptim ka tre komponentë të ndërlidhur dhe të pandashëm, përkatësisht identitetet, institucionet dhe simbolet/metaforat gjinore. 

Të kuptuarit e tyre do të shpërfaqte mënyrën se si ky sistem fuqie përbrendësohet prej nesh.

Ku e gjejmë gjininë në nivel identitar, institucional dhe simbolik të luftës?

Përbërësi i parë lidhet me krijimin e identiteteve individuale. Nëse identitetet gjinore konsiderohet se formohen në fëmijërinë e hershme si produkt i familjes, miqve ose institucioneve fetare dhe arsimore, si dhe mbeten koherente dhe vështirësisht të ndryshueshme përgjatë jetës. Nëse ato konsiderohen si fluide, “arritje rrethanore” që ndryshojnë dhe kryhen në kontekste të ndryshme në të cilat e gjejmë veten në baza ditore, formimi i identitetit tonë lidhet me nevojën për pranueshmëri, gjë që shpjegon pjesërisht pajtimin tonë me hierarkitë gjinore (West and Zimmerman 1987, Buttler 1990). 

Megjithatë, të kuptuarit e formimit te identiteteve gjinore si “arritje rrethanore,” si diçka që bëhet dhe performohet ndryshueshmërisht dhe vazhdimisht na mundëson të konceptojmë një shumësi të mashkulloriteteve dhe femininiteteve (Connell, 1987) si dhe ndërthurjen e gjinisë me sisteme të tjera të pushtetit si etniciteti, klasa, seksualiteti etj. (hooks, 2015)

Një shembull i performimit të gjinisë në një mjedis ushtarak mund të jetë që nëse një grua bën femininitetin, ajo konsiderohet një ushtar* i keq, por nëse nuk e bën, ajo shpesh mund të stigmatizohet si jo mjaftueshmëm grua, cilësim që ka pasoja të mëdha si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale (Mathers, in Cohen 2013, p. 136). 

Përbërësi i dytë përfshin mënyrat e shumta në të cilat institucionet përkatëse nuk janë neutrale në aspektin gjinor siç supozohet shpesh, kjo sepse këto institucione janë ndërtuar nga burra dhe kanë imagjinuar trupin mashkullor si personin e vetëm që i banon këto institucione. 

Megjithatë prezumimi i asnjanësisë gjinore, objektivitetit dhe racionalitetit, si dhe pastaj mosreflektimi e bëjnë të vështirë ndërmarrjen e ndryshimeve të kërkuara nga feministet/ët, kërkesa të cilat shpesh mënjanohen si çështje inferiore të grave. Një shembull i cituar shpesh që reflekton një mjedis ushtarak të gjinizuar është madhësia e pajisjeve ushtarake që ushtarët duhet të mbajnë, e cila është bërë duke pasur në mendje trupin mashkullor dhe si rezultat gratë mund të duken ushtarë të papërshtatshëm* kur gjenden në vështirësi apo pësojnë dëmtime fizike si rezultat i mbartjes së pajisjeve. Hulumtime feministe të ushtrive të ndryshme tregojnë se sugjerimet për ta ndryshuar mënyrën e operimit të institucioneve ushtarake – në shembullin e mësipërm, për shembull, zvogëlimi i madhësisë së paisjeve për të përmirësuar shëndetin e ushtareve dhe ushtarëve – shpesh shkojnë në vesh të shurdhër, përqeshen, ose më së paku hasin rezistencë solide.

Status-kuoja gjinore e institucioneve mund të vërehet po ashtu në ndarjen e punës dhe qasjen në fuqi brenda institucioneve. Përgjatë hulumtimit tim të doktoraturës, kam hasur shpesh qëndrimin se gratë nuk kanë ç’kërkojnë në luftime të drejtpërdrejta, edhe nga komandantë apo drejtues ushtarakë të cilët i kishin pranuar gratë dhe vajzat në formacionet e tyre ushtarake. Shumë prej këtyre drejtuesve janë përpjekur me sukses t’ua kufizojnë hapësirën e veprimit grave dhe vajzave duke iu dhënë detyra të ngjashme me ato që  (presupozohet se) kanë në familje apo në jetën civile. 

Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në luftime disa herë ka ndodhur si rebelim i tyre dhe mosbindje ndaj eprorëve. Po ashtu ka ndodhur që grave në UÇK iu është mohuar marrja e roleve drejtuese pavarësisht aftësive dhe eksperiencës së tyre të dëshmuar dhe gjatë angazhimit ilegal, që ka paraprirë luftën e armatosur në Kosovë me justifikimin e mentalitetit të krahinës apo të bashkëluftëtarëve.

Përveçse formëson dhe formësohet nga individët dhe institucionet, gjinia ka një përbërës të tretë – atë të kuptimeve simbolike që ndikon në idetë tona për mashkulloren dhe femëroren, por gjithashtu na ofron një sërë metaforash me të cilat ne mund të kuptojmë disa aspekte të botës, duke përfshirë luftën. Yuval-Davies për shembull, ka theksuar se ideologjia nacionaliste shpesh e portretizon kombin si trupin e gruas që duhet të mbrohet nga burrat dhe djemtë dhe trupat e grave si riprodhuesit e kombit. (Yuval-Davies, 1997). Shembuj të tjerë përfshijnë gjininë simbolike të luftës dhe paqes ku e para konsiderohet mashkullore dhe e lidhur me pavarësinë, dhunën, mbrojtjen, heroizmin, aktivizmin, ndërsa paqja kodohet si femërore dhe e lidhur me fjalë të tilla si pasive, kompromis, e butë, ndërvarësi. Mbivlerësimi i mashkullores mbi femëroren mund të shpjegojë gjithashtu se përse bëhen shumë më tepër përpjekje për të zhvilluar strategji lufte dhe armë sesa për të trajnuar diplomatë/e dhe paqebërës/e. Kjo reflektohet edhe në financimin dhe statusin e departamenteve të studimeve të luftës në krahasim me studimet e paqes.

Ku janë gratë?

Një nga mënyrat e suksesshme sesi feministet kanë ndërhyrë në rrethin vicioz të formësimit të ndërsjelltë të luftës dhe rendit aktual, ka pasur për qëllim rritjen e dukshmërisë së pozicioneve të ndryshme të grave në luftë dhe tregimin e ngjarjeve të luftës që janë “të bazuara më fort në realitetin politik”. (Enloe)

Narrativat feministe kanë për qëllim t’i çlirojnë gratë dhe vajzat nga kornizat e narrativave tradicionale, që  kryesisht i viktimizojnë ato e i paraqesin si të pazonjat për të vepruar dhe në nevojë për mbrojtje në kohë lufte. Si rezultat, pa të drejta për pjesmarrje në procese të rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore të pasluftës si për shembull, në ndërtimin e paqes dhe të shtetit. 

Këto histori na mësojnë se rolet e grave në luftë, edhe pse përjetohen ndryshe për shkak të kodifikimit të ndryshëm gjinor të këtyre roleve, janë të ngjashme me të burrave. Gratë mund të gjenden kudo në luftë dhe në çdo fazë të saj. 

Gratë luajnë një rol vendimtar në përgatitjet e luftës. Nëpërmjet mbështetjes dhe inkurajimit, ato sigurojnë që të afërmit dhe miqtë e tyre burra të “tregojnë trimëri” dhe t’i bashkohen ushtrisë, duke përmbushur në të njëjtën kohë me përgjegjësi detyrat që më parë u takonin burrave, gratë ndihmojnë në militarizimin e shoqërisë në forma të ndryshme. 

Gjithashtu marrin pjesë në ekonomitë e kohës së luftës, në të cilat ndarja e forcës punëtore pëson ndryshime për shkak të kushteve të luftës. Ato punësohen në pozicione pune që më parë ishin të paqasshme për to. 

Për shkak të mungesës së burimeve ekonomike në dispozicion në kohë paqeje, gratë mund t’u bashkohen ekonomive të paligjshme, shumë prej tyre si punëtore seksi. Ato shpesh e gjejnë veten si kryefamiljare të vetme. Janë nëna sakrifikuese. Gratë mund të gjenden gjithashtu në grupe të armatosura joshtetërore ose në ushtri, ku ato marrin pjesë në funksione luftarake dhe/ose role mbështetëse si lajmëtarë, spiune, kuzhiniere etj. Ato marrin pjesë në proceset e paqes dhe rindërtimin pas konfliktit. Gratë janë viktima të (për)dhunimit por ato gjithashtu mund të jenë edhe dhunuese. Ato gjymtohen, torturohen dhe vriten. Ato janë lidere politike dhe janë në margjinat e politikës. Prandaj, rolet që ato luajnë janë të ngjashme me ato të kolegëve/shokëve të tyre.

Çfarë mund të mësojmë nga përvojat e grave për luftën?

Për më tepër, bazuar (edhe) në përvojat e grave në luftë si duke përdorur gjininë si mjet analitik, hulumtimet feministe e kanë zgjeruar dhe thelluar teorizimin mbi luftën dhe të kuptuarit e saj. Një nga mënyrat se si të kuptuarit e luftës dhe çështjeve të sigurisë kanë ndryshuar është thellimi dhe zgjerimi i objekteve të analizës, gjegjësisht zhvendosja e fokusit nga shteti dhe interesat gjeostrategjike, te njerëzit dhe siguria njerëzore.

Nëse për studimet tradicionale të sigurisë kërcënimet kryesore janë ato kundër kufijve, institucioneve dhe vlerave të shtetit dhe shtetet me aparatet e tyre mbrojtëse janë aktorët kryesorë, qasjet feministe kritike sugjerojnë analizimin e llojeve të tjera të kërcënimeve si sëmundjet, varfëria apo ndotja ku aktorët e përfshirë janë të shumtë. 

Përveç kësaj, diskurset kritike feministe të sigurisë kanë kontribuar vërtet shumë në drejtim të rimendimit dhe ripërkufizimit të koncepteve të paqes dhe luftës. Teksa studimet tradicionale të luftës dhe sigurisë kanë një kuptim më të thjeshtuar dhe reduktues të luftës dhe paqes, në tjetrën anë, analiza gjinore ndërthurëse e zgjeron, thellon dhe e përmirëson kuptimin e tyre. Kështu për shembull, paqja nuk është thjesht mungesa e luftës apo zgjidhja e konflikteve pa përdorimin e armëve, por krijimi i një gjendjeje, ku të gjithë/a jetojnë në siguri, pa frikë apo kërcënim dhune dhe ku asnjë lloj dhune nuk lejohet në ligj apo praktikë;  ajo situatë ku ligji i trajton të gjithë/a në mënyrë të barabartë, pa diskriminuar në bazë të gjinisë, racës, përkatësisë etnike apo çdo sistemi tjetër nënshtrues pushteti.

Për më tepër, aty ku të gjithë/a mund të kenë qasje të drejtë në plotësimin e nevojave bazë si ushqimi, uji i pastër, strehimi, arsimi, kujdesi shëndetësor etj. dhe ku të gjithë/a janë me të vërtetë në gjendje të marrin pjesë në vendimarrjen politike. 

Në mënyrë të ngjashme, koncepti i luftës është zgjeruar gjithashtu përmes pyetjeve kritike kur fillojnë dhe mbarojnë luftërat, kush mund të llogaritet si palë lufte? Kush mund të bëjë luftra? Si mund t’i rimendojmë dhe studiojmë luftërat në mënyrë që ato të mos përfundojnë në histori si të “sterilizuara” dhe të “abstraguara” deri në atë masë sa të flasim vetëm për llogaritje “të ftohta”, “racionale” ekonomike dhe gjeostrategjike, që shpërfillin plotësisht brutalitetin e luftës dhe i injorojnë ata/ato që janë bartësit/et kryesorë/e dhe viktimat e dhunës.

Teorizimi dhe aktivizmi feminist po ndërhyjnë domosdoshmërisht në format tradicionale të të menduarit, analizës, tregimit dhe praktikimit të luftës, të cilat kanë vënë në qendër të vëmendjes një lloj maskuliniteti që nga njëra anë i shërben qëllimeve të krijimit të realiteteve në të cilat lufta është e mundur dhe nga ana tjetër forcon kuptime të caktuara gjinore në nivele individuale, institucionale dhe simbolike. 

Përmes pyetjeve se ku është gjinia, ku janë gratë (dhe burrat), hulumtuese të ndryshme e të shumta feministe kanë detajuar mënyrat se si lufta është një fenomen gjinor dhe sesi ajo e përforcon rendin gjinor.

Për më tepër, ato po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në koncepte më të thelluara të luftës, sigurisë dhe paqes. Megjithatë kur gjinia konsiderohet vetëm dhe jo në ndërthurje me sisteme të tjera nënshtruese të pushtetit si klasa, etniciteti, seksualiteti dhe injoron kontestet në të cilat lufta po ndodh, ajo mund të bëhet problematike. Po ashtu, është e mundur që gjinia si sistem analitik mund të përdoret si instrument nënshtrues (referuar konceptit të kolonialitetit të gjinisë nga filozofja Maria Lugones).

Si feministe shqiptare, ne mund dhe do duhet të angazhohemi më thellë me këto debate dhe të kontribuojmë në pasurimin e tyre duke qenë shumë të vëmendshme ndaj konteksteve specifike historike, ekonomike, politike dhe shoqërore të konteksteve që studiojmë, siç sugjerojnë qasjet dekoloniale. Për shembull, hulumtimet e studiueseve Eli Krasniqi, Vjollca Krasniqi, Adem Ferizaj, në të cilat janë trajtuar aspekte të ndryshme të luftës së Kosovës 1998-1999, periudhës së pasluftës apo ngjarje që i kanë paraprirë asaj, janë një shembull i mirë në këtë drejtim. Pyetjet që kanë nevojë për adresim sa i përket hapësirave shqiptare janë të shumta, duke filluar me analizimin e pozicioneve të ndryshme të grave në ndërtimin e kombit dhe shtetit, në periudha të ndryshme historike duke vazhduar me analiza gjinore  të luftës, kombit dhe nacionalizmit, politikat e gjinizuara institucionale të forcave të armatosura etj.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur