TOKË E PASUR, QYTETE TË VARFRA

GRESA HASA

Gresa Hasa është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës “Shota”. Ajo ka studiuar "Shkenca Politike" në Universitetin e Tiranës dhe prej vitesh është angazhuar në çështjet gjinore, organizimin studentor dhe atë sindikal në Shqipëri. Njëkohësisht, Gresa kontribuon prej kohësh, në mënyrë të rregullt, si publiciste e pavarur në fushën politike, shoqërore dhe kulturore, në një sërë mediash, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ajo është angazhuar me përkthimin e një sërë teksteve të natyrës politike, publicistike, kulturore dhe teori feministe.

Më 15 tetor naftëtaret e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh vendosën të hynin në grevë urie duke marrë kësisoj në duar frenat e një proteste të gjatë, kërkesat e së cilës nuk janë përmbushur ende.

Për 25 ditë me radhë, këto gra të guximshme zgjuan solidaritetin e mbarë shoqërisë shqiptare dhe pas udhëheqjes së negociatave me kreun e qeverisë e detyruan këtë të fundit që së paku të garantonte një zgjidhje të shpejtë e lehtësuese për situatën e tyre, paçka se të përkohshme dhe larg synimeve fillestare të cilat mbeten në fuqi.

Bashkërisht me kolegët dhe partnerët, naftëtaret kanë vite që protestojnë. Pas privatizimit të rafinerisë më 2008, kjo e fundit degradoi në mënyrë fatale. Gra (dhe burra) që jetën ua kanë dedikuar punës atjepari, ku shumë syresh kanë lidhur fatin e madje kanë celebruar martesa e krijuar familje, prej marrëdhënieve që janë ngjizur qysh herët aty; profesioniste të rralla, me një përvojë pune mbi 30-40 vjeçare, gjenden sot të nëpërkëmbura nga shteti i cili është i paaftë t’u kthejë pagat e një pune të vështirë, kryer me sakrifica dhe përkushtim. 

Kryeministri Rama që ka dështuar t’i japë zgjidhje një problemi në të cilin ai ka kontribuar njëlloj si paraardhësi i tij u qas në bisedime duarbosh. Ai ofroi vetëm mundësinë e një ndihme ekonomike shuma e së cilës luhatej midis pagës minimale dhe rrogës në rafineri, me premtimin e zhvlerësuar tashmë, për rifillimin e punës “së shpejti”. 

Por naftëtaret kërkojnë të drejta nga shteti, jo lëmoshë. Ato ua bënë të qartë kryeministrit, se kjo marrëveshje e lidhur në këto kushte do të shërbejë vetëm për të fituar më shumë kohë dhe për t’u fuqizuar sindikalisht, deri në arritjen e fitores së synuar.

Historiku i një (tjetër) dështimi të liberalizmit në Shqipëri

Klisheja liberale se shteti nuk gëzon të ardhura dhe burime të mjaftueshme për të investuar dhe menaxhuar pasuritë publike si naftën apo kromin, së bashku me grykësinë e një grushti oligarkësh për më shumë fitim dhe pushtet, brenda kornizës së një shteti të korruptuar, sollën privatizimin e Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, 12 vite më parë.

Gjatë mandatit të parë të qeverisë Berisha, ajo që u paraqit si një kompani amerikane, që do të merrte përsipër një nga industritë më të rëndësishme të vendit, rezultoi të ishte një skemë mashtrimi. Pas propagandës së bujshme qëndronte Rezart Taçi, i cili privatizoi 85% të aksioneve të ARMO-s për 128 milionë euro të përftuara me kredi nga Banka Kombëtare e Azerbajxhanit. Drejtuesit e kësaj banke ndodhen sot në burg për aktivitet të paligjshëm me dhënien e kredive. Nga këtu nis e tatëpjeta e industrisë së naftës në Shqipëri: premtimet e Taçit për investime të reja dhe teknologji moderne mbetën fjalë boshe, pa qëllim dhe perspektivë konkrete. Numri i punëtorëve/eve u reduktua fillimisht në 800 e më pas në 600, nga rreth 2000 punëtorë/e që ishin të punësuar/a përpara privatizimit. Kushtet e punës u përkeqësuan ndjeshëm dhe brenda një harku kohor të shkurtër, punëtoret/ët humbën çdo të drejtë.

Më përpara, rafineria kryente një xhiro prej rreth 90 – 120 milionë dollarësh në vit, me fitime vjetore deri në 10 – 15 milionë dollarë, duke prodhuar naftë të cilësisë së lartë. Kompania nuk kishte borxhe ndaj bankave dhe furnitorëve dhe i paguante shtetit rreth 30 – 35 milionë dollarë në vit përmes taksave të akcizës, tatim-fitimit, sigurimeve shoqërore dhe taksës së karbonit.

Rezart Taçi i shkaktoi shtetit një dëm prej rreth 200 milionë dollarësh teksa nuk kreu asnjë investim, shkurtoi vendet e punës, i la punëtoret/ët në mëshirë të fatit dhe vetë ia hodhi paq, duke i shitur aksionet për 50 milionë euro te kompania azere Heaney Assets Corporation, pa shpallur asnjëherë falimentimin e mbi të gjitha, pa u vënë kurrë përpara përgjegjësisë. Nën azerët, ARMO nuk pagoi asnjë pagë të prapambetur për punëtoret/ët.

Nga ana tjetër, nga viti 2013 deri më 2016, Heaney Assets Corporation asetet e ARMO-s ua dha me qira Deveron oil dhe TPD, dy kompani fantazmë të cilat shfrytëzuan produktin e asaj periudhe dhe u zhdukën nga sytë këmbët duke shkaktuar dhjetra milionë euro borxhe ndaj tatimeve dhe doganave.

Gjykata e Tiranës, nëpërmjet vendimit të formës së prerë me numër 7310, u njeh  punëtoreve/ëve të drejtën e përftimit të pagave të prapambetura, përmes sekuestrimit të aseteve të kompanisë ARMO. Megjithatë, pas shpalljes së vendimit të gjykatës, zyra e hipotekës në Mallakastër nuk ndërmori asnjë veprim për kufizimin e pronësisë. Këto asete iu kaluan më 2016 Bankës Credins nëpërmjet një procedure të dyshimtë dhe në kundërshtim me çdo zbatueshmëri ligjore. Vendimi i gjykatës ka mbetur i pazbatuar ende sot.

Më 2016 historia përsërit vetveten, kësaj here nën qeverinë Rama. Me arrogancën e tij karakteristike dhe duke propaganduar për zgjidhjen e një problemi të mbartur për industrinë e naftës, kryeministri Rama prezantoi Harry Sergeant si investitorin amerikan të radhës. Sipas tij, më në fund, Ballshi dhe e gjithë Shqipëria do të gëzonin nga të mirat që do t’u vinin prej rimëkëmbjes së kombinatit. Sikurse herën e parë nën Berishën, edhe kësaj here, pas një kompanie të çuditshme amerikane nxori krye kompania IRTC Oil e Besnik Sulës. Pas përkatësisht një viti e katër muajsh, kjo kompani gjithashtu u largua pa paguar asnjë taksë dhe punëtor/e për dy muaj, për t’ia lënë vendin deri më 2019, kompanisë së radhës Tosk Energji, e cila sikurse simotrat e mëhershme u largua pa nam e nishan.

Sot borxhi i akumuluar e tejkalon vlerën 700 milionë dollarë dhe 1/3 e tij janë tatime të papaguara ndaj shtetit ndër vite. Ballshi, Fieri e Patosi renditen sot mes qyteteve më të gjunjëzuara, me një varfëri të thellë dhe pa kurrfarë perspektive për të ardhmen. Ndërsa ish naftëtarët burra tentojnë të gjejnë punë tek-tuk, shumica e grave naftëtare janë kyçur sërish në shtëpi, të kufizuara te detyrimet patriarkale të sferës private. Me shfaqjen e pandemisë e ndërkohë të zhytura në borxhe dhe papunësi, qindra familje punëtore rrezikohen nga uria po aq sa nga virusi. Politikat e gabuara dhe korrupsioni kanë shpënë në dëshpërim me mijëra individë dhe një lumë qytetesh. Përballë indiferencës dhe hipokrizisë së shtetit, e vetmja mundësi shpëtimi mbetet kryengritja e përgjithshme, për të cilën veçanërisht gratë naftëtare, që preken nga kjo gjendje dyfish si punëtore dhe gra, na kanë dhënë deri tanimë leksione të vyera.

Gratë naftëtare: frymëzim dhe shembull qytetarie

Tefta Metaj filloi punë tornatore në Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në moshën 16 vjeçare, fill pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale. Ishte data 6 gusht 1983. Një vit më pas, ajo do të humbiste flokët nga një aksident në punë, ndërsa 37 vite më vonë, ajo do të qëndronte ballëlartë në protestat e njëpasnjëshme, për të mos humbur gjithashtu, të drejtat që i takojnë me ligj në të ashtuquajturën demokraci.

Na akuzojnë se s’jemi paraqitur në punë. Përveç atyre pak ditëve që m’u dhanë për t’u rikuperuar pas aksidentitet kur sapo kisha futur këmbë në rafineri kam punuar çdo ditë të jetës sime, sa herë që rafineria ka qenë funksionale. Nuk mund të na mohojnë djersën e punës ca burra që janë pasuruar prej nesh e që s’kanë punuar as edhe një ditë në jetën e tyre” – më rrëfen ajo qetësisht nën diellin e ngrohtë vjeshtak, në një nga kafenetë e pakta të qytetit të Patosit, ku jemi ulur për të biseduar. Forca e saj ngjall shpresë. Tefta më rrëfen gjakftohtë për aksidentin, për martesën me shkuesi, për punën gjatë viteve të para të demokracisë dhe problemet që nisën me privatizimin e që e shoqërojnë ende sot.

Krejt papritur, kombinati u zu nga militantët e partive. E kam fjalën për njerëz të pashkolluar, të pakulturuar dhe harbutë, që përdornin lloj-lloj fjalësh të ndyra ndaj nesh e që nuk ia kishin idenë punës” – vijon ajo. Tefta ka punuar çdo ditë dhe ka mbajtur përgjegjësinë e të gjithë familjes mbi shpinë. Sot ndihet e pasigurtë dhe shqetësohet për të ardhmen dhe fatin e të dashurve të saj.

Zyrako Matohitaj është 54-vjeç dhe eksperte në fushën e përpunimit të naftës. Me një zhdërvjelltësi për t’u pasur zili në komunikim, ajo më shpjegon për vështirësitë e hasura në një punë, ku punëtoreve koka u është rrezikuar vazhdimisht e për arsye të ndryshme.

Në vitin 1997, kur të gjithë në Patos, Ballsh e Fier u mbyllën në shtëpi për shkak të luftës, ne bridhnim me kampionmarrëset në krahë për të vazhduar punën. Ka qenë tmerr! Rrethuar nga pasiguria, frika, plumbat e kërcënimet e të gjitha natyrave, prapëseprapë, nuk kemi hequr dorë. Nuk kemi hequr dorë as kur soj e sorollop të lidhur me ata në pushtet kanë ardhur të na kërcënojnë duke na drejtuar kallashnikovin në fytyrë. Asokohe burrat fshiheshin, ndërsa ne punonim. Punonim në ndërmarrje dhe më pas, në shtëpi. Kujdeseshim për fëmijët, bashkëshortët, pleqtë me të cilët bashkëjetonim. Gatuanim, lanim… Nuk kemi pushuar për asnjë çast! Ka qenë e gjitha sfilitëse!” – tregon Zyrako, me një vitalitet të jashtëzakonshëm.

Në 27 nëntor 2008 është bërë privatizimi i uzinës me justifikimin se shteti ka qenë i paaftë dhe se eksponentë të tij kanë vjedhur. Menjëherë korrikun e ardhshëm, 400 gra janë hequr nga puna. Arsyeja për këtë pushim të papritur e të paparalajmëruar ka qenë se bashkëshortët e tyre ishin gjithashtu naftëtarë. Padyshim që burrë e grua kanë qenë të dy naftëtarë në profesion! Pjesa dërrmuese jona e kanë nisur punën aty, kur kanë qenë 17-18 vjeç. Ne s’kemi pasur hapësira dëfrimi ku të njiheshim me njëri-tjetrin. Kombinati dhe uzina kanë shërbyer si mjedise ku kanë lindur dashuritë e para, ku janë kurorëzuar lidhje e familje. Por në korrik 2008, shteti zgjodhi që gratë s’ishin të denja për punë, se ato duheshin kthyer sërish në kuzhinën e shtëpisë si njëherë e një kohë. Gratë nuk bëzanë sepse bashkëshortët e tyre kishin një pagë që ishte disi më e lartë dhe në kushtet kur në familje vetëm një nga dy shtyllat kryesore mund të punonte, gruaja që e kishte pagën më të ulët e mbylli gojën, në mënyrë që bashkë me të të mos sakrifikohej edhe burri e për pasojë, e gjithë familja. Kështu nisi groposja e Fierit, Ballshit, Patosit… Mbi të gjitha, u larguan nga puna specialiste të shkolluara për t’u zëvendësuar me militantë partie. Klasa punëtore që ka drejtuar të gjithë Kombinatin e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh ka qenë dhe mbetet klasë elitë, profesioniste, e edukuar dhe plot kulturë. Kjo klasë u nxorr jashtë loje ndërsa ata, injorantët dhe hajdutët, drejtuan për vite me radhë. Kësaj i thonë të vdesim ne që të pasurohen ata!” – përfundon ajo e ndërgjegjshme për pozitën e saj, po aq sa për allishveritë që kanë përndjekur kombinatin dhe punëtorët dekadave të fundit.

Flora Sadikaj është pensioniste. Ajo ka filluar punë në moshën 18-vjeçare si shumë nga shoqet e saj, kur rafineria e Ballshit sapo ishte vënë në punë. Flora tregon se privatizimi solli rritje të normës së punës dhe ulje të pagave deri në mohim total të tyre.

Puna ka qenë shfrytëzuese dhe shpërblimi zero. Na është dashur të hipim në rezervuarin me benzinë, gazoil, vajgur etj., ku rëndom kemi rrezikuar jetën. Si të mos mjaftonte kjo gjë, na u hoq edhe antidoda që na jepej për shkak të gazit ndaj sot, shumë prej nesh kanë dalë të sëmura. Të palëçiturit, shpirtzinjtë dhe hajdutët na kanë drejtuar dhe vjedhur… E ja tek jemi! Në këto kushte s’kemi asgjë për të humbur por vetëm për të fituar.” – tregon ajo. 

“Kjo është uzinë kimike. Normal që edhe do të vdesin njerëz, pse ju bën përshtypje?” – “Kështu na pati thënë njëri nga pronarët. Ndërkohë ne shkonim çdo ditë në punë me dorë në zemër, të stresuara e plot ankth. Mos vdektë asnjë punëtor/e, i thoshim vetes kur linim turnin” – ndërhyn Florika, naftëtarë me 30 vjet eksperiencë.

Jemi trajtuar si të ishim skllave. Më kujtohet njëherë, kur nga lodhja e tepërt, isha hutuar për një çast: sytë i mbaja hapur por mendjen e kisha tjetërkund sepse fundja, jemi njerëz e të përballosh turnin e tretë pasi më herët je kujdesur për të gjitha punët e shtëpisë e gjithashtu, për fëmijët e pleqtë, nuk është e lehtë. Për këtë gjë, pronari më mbajti 600 mijë lekëshin e rrogës mujore. Ai nuk zbatoi asnjë masë tjetër paraprake, për shembull, vërejtje me shkrim ose gojë, jo. Menjëherë më penalizoi duke më mbajtur rrogën e duke më fyer me fjalë nga më vulgaret. Ç’të bëja? Ku të shkoja? Kujt t’i drejtohesha?
Ata janë sjellë me ne si skllavopronarë! Të kollarisur fund e krye vinin vërdallë majë makinave të tyre të shtrenjta. Ata, skllavopronarët e ne, skllavet që i gëlltisnim këto gjëra e u thoshim mirëmëngjes e mirupafshim çdo ditë që të mos humbisnim bukën e gojës. Jo vetëm që jemi keqtrajtuar, por ai mjedis na ka ndryshuar, na ka shndërruar në persona hipokritë siç nuk jemi, vetëm e vetëm për të mbijetuar– ndan Florika eksperiencën e saj mes të gjitha grave që janë grumbulluar tashmë në kafenenë simpatike në Patos e flasin çlirët, me dhe pa radhë.

Nexhmije Meçaj, 59 vjeç, gjithashtu e vjetër në profesion, tregon një tjetër rast abuzimi: “Më kujtohet kur njërës nga gratë i ra të fikët. Mirë që repartet s’kishin ujë për punëtoret çka na e vështirësonte të ardhurit menjëherë në ndihmë shoqes sonë atyre çasteve, por shefat e mëdhenj nuk na jepnin leje as për ta çuar në spital. Duhej të zgjidhnim: ose ta linim shoqen përtokë e të mos humbisnim punën, ose t’i ofronim ndihmë e të rrezikonim. Sigurisht që ne e ndihmuam e i qëndruam pranë se nesër, një tjetër prej nesh mund të binte në atë gjendje.

Ndryshojmë të tashmen për të fituar të ardhmen

Protestat e naftëtareve viteve të fundit nuk janë shoqëruar vetëm me thirrje revolte ndaj qeverisë por gjithashtu, me plane konkrete. Këto gra (dhe burra), eksperte në fushën e tyre, pjesa dërrmuese e të cilave e njohin uzinën e rafinerinë qysh kur janë hedhur themelet e para, ofrojnë njëkohësisht analiza të thelluara dhe kritike në lidhje me gjendjen e tanishme dhe përmirësimin e mëtejshëm të situatës.

Afërmendsh në terma afatgjatë, zgjidhja ideale për punëtoret/ët, Ballshin, Mallakastrën e Shqipërinë dora vetë, do të ishte rishtetëzimi i Kombinatit dhe menaxhimi i këtij të fundit nga punëtoret eksperte që i kanë dedikuar atij jetën, në bashkëpunim me shtetin, konform parimeve demokratike. Kjo gjë do të ndikonte gjithashtu në rikthimin e grave në sferën publike dhe çuarjen përpara të përpjekjes feministe, nga pozita më të favorshme.

Megjithatë, një hap i tillë kërkon procese gjyqësore objektive dhe të drejta, ku gjyqtarët nuk i tuten presionit që mund t’u vijë nga hiperpasanikët vendas në bashkëpunim me politikanët e korruptuar, por zbardhin çdo abuzim që është kryer nga privatizimi i kësaj industrie, deri te falimentimi dhe pasojat e tij sot. Një proces ligjor transparent dhe objektiv, që për herë të parë do të ndëshkonte “peshqit e mëdhenj” e do t’u rikthente punëtoreve/ëve jo vetëm pagat, por vetë rafinerinë, do të ngjallte më në fund (edhe) shpresën e një shoqërie të tërë te organet ligjore dhe demokracia. Kjo mund të nisë me një hap të vogël të madh: anulimin e aseteve të rafinerisë nga Banka Credins, me qëllim vendosjen e njëfarë drejtësie dhe likuidimin e pagave të prapambetura ndaj punëtoreve/ëve.

Gjithsesi, në kushtet aktuale, sistemi është fund e krye i korruptuar e hapësirat për të manovruar institucionalisht janë tejet të ngushta e jo shpresëdhënës. Individë të pushtetshëm si soji i Shefqet Kastratit kanë monopolizuar importin e naftës në treg dhe nafta bruto e prodhuar në Shqipëri eksportohet direkt pa i prekur parametrat e tregut vendas. Njëkohësisht, kompani fantazmë, regjistruar gjetkë (offshore), nxjerrin në mënyrë të rregullt fitime të shpejta, të cilat i ndajnë me pushtetarët shqiptarë. Nga këtu, perspektiva institucionaliste më lart mbetet akoma ëndërr dhe disi romantike. Më e zbatueshme dhe afër së vërtetës do të ishte manifestimi më tej i revoltës të çdo punëtoreje dhe punëtori, me durim e maturi, deri në një përmbysje dramatike të këtyre strukturave shtypëse. Shteti shqiptar nuk ka lënë zgjidhje tjetër.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur