VAKSINAT DHE NJË KAKOFONI E DËMSHME RRETH TYRE

MARIO KUÇI

Mario Kuçi është aktivist i të drejtave të njeriut. Aktualisht vijon studimet e nivelit Bachelor për "Shkenca Politike dhe Studime Evropiane" në Salzburg. Ai është angazhuar prej vitesh në kauza publike dhe ka bashkëpunuar me një sërë organizatash civile me në fokus fuqizimin e grupeve të disavantazhuara në shoqëri.

Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë, padyshim nën presionin e kohës dhe shkallës së fatalitetit të COVID19, që është konsideruar pandemia më e keqe e 100 viteve të fundit kanë ndezur një dritë në fund të një tuneli të errët: vaksina me efikasitet 90-95% që tashmë po vaksionon gjerësisht njerëzit në SHBA, Evropë e me shpresë (me shumë vonesë), edhe në Shqipëri. Me vaksinimin e në masë duket do arrihet duket të jetë fundi i kësaj pandemie të paprecedentë, që deri tani i ka marrë jetën 2.5 milionë njerëzve anembanë globit (shifër kjo, fatkeqësisht, jo përfundimtare) dhe ka dëmtuar e vijon të dëmtojë shëndetin e miliona të tjerëve, pasojat afatgjata të të cilit nuk i dimë ende. Megjithatë, përdorimi i vaksinave është pritur me potere dhe protesta nga shumë individë të organizuar në ato që tashmë njihen si lëvizjet anti-vaksinë, me një bazë të brishtë por zëplotë, edhe në Shqipëri.

Lëvizjet anti-vaksinë janë tanimë një fenomen mbarëbotëror, të cilat falë zgjerimit të përdorimit të rrjeteve sociale, kanë mundur të rrokin një audiencë të gjerë. Ato madje kanë arritur të kenë nga një vend në tryezat publike të diskutimit në median tradicionale. Këto të fundit, të nxitura nga dëshira për rritje të shikueshmërisë me tema “pikante” – në atë që Guy Debord, në analizën e tij teorike mbi median më 1967 e ka konsideruar “shoqëri spektakli”– po ftojnë një sërë konspiracionistësh dhe promovuesish të ideve anti-vaksinë, në disa raste, duke mos i lënë hapësirën e merituar zërave faktikë të shkencës.

Vaksinat dhe roli i tyre

Vaksinat janë preparate biologjike, të cilat kur futen në organizmin e njeriut në sasi të vogla krijojnë imunitet të fituar te individi që vaksinohet, çka e mbron atë më pas nga viruset apo sëmundjet, kundër të cilave është krijuar vaksina. Një vaksinë është e përbërë nga një formë e dobësuar ose inaktive e një bakteri, virusi ose toksine. 

Jo të gjithë njerëzit mund të vaksinohen: disa vaksina mund të kryhen vetëm në mosha të caktuara; ndërsa një pjesë e vogël e popullsisë nuk mundet të vaksinohet për shkak të problemeve imunitare, pasi trupi i tyre nuk do ta përballonte vaksinën. Po ashtu, një tjetër grup i vogël përjashtimor, janë ata njerëz trupat e të cilëve hasin vështirësi në krijimin e imunitetit të fituar.

Vaksinat nuk janë kurrë 100% efikase, por janë një ndër mjetet më efikase të mjekësisë për të ruajtur shëndetin e njeriut.

Përdorimi i tyre është i dobishëm jo vetëm në nivelin vetjak, por dhe në nivel shoqëror, duke qenë se me arritjen e asaj që shkencëtarë/et dhe mjekë/et e kanë identifikuar si “imunitet të tufës”, arrihet shpëtimi nga pasoja të rënda ose fatale të sëmundjes edhe për pjesën tjetër të shoqërisë, atë që nuk mund të vaksionohet. Për shkak të këtyre rasteve, shtetet marrin masa detyruese për vaksinim. 

Vaksinimi mund të shoqërohet me efekte anësore, të cilat largohen nga 7 deri në 11 ditë pas kryerjes së vaksinës. Individët mund të përjetojnë temperaturë, irritim të lëkurës, humbje të oreksit etj. Sidoqoftë, këto efekte anësore janë minimale në krahasim me përfitimet e shumta, që sjell vaksina në terma afatgjatë.

Konspiracionet dhe origjina e “lëvizjes antivaksinë” në Shqipëri

Në fillim të muajit qershor, disa dhjetëra qytetarë marshuan në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm dhe sjelljes së teknologjisë 5G në Shqipëri. Pjesëmarrësit në marshim i referoheshin pandemisë si “plandemi” – term me të cilin nënkuptonin, se situata e virusit dhe ky i fundit janë stisur prej një grushti njerëzish të fuqishëm në botë dhe se ato nuk ekzistojnë njëmend. Sipas tyre qëllimi i fshehtë i kësaj “plandemie” është instalimi i një çipi, i cili do të kontrollojë njeriun, ndërkohë pretendohej që teknologjia 5G do të shkaktojë dëme fizike përmes radiacionit. Ata po ashtu, kanë fajësuar këtë teknologji të re për përhapjen e sëmundjeve, përfshirë rastet e njëpasnjëshme të infeksioneve prej COVID-19 gjatë gjithë vitit. 

Alfred Çako, i njohur edhe mediatikisht për qëndrimet e tij kundër shkencës dhe vaksinimit, ishte organizator i kësaj proteste. I ftuar në shumë kanale televizive të ndjekura, ai ka ruajtur njëfarë “qëndrueshmërie” në pikëpamjet e tij kundër vaksinës, e cila nuk është ende e mundshme në qasje, duke dezinformuar rregullisht publikun dhe shpërndarë një sërë të pavërtetash.
Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, vetëm pak javë më parë, ai pohoi se vaksina do të ndikojë në fertilitetin e grave dhe burrave, pasi ekziston një axhendë për “shpopullsimin” e Shqipërisë dhe deklaroi, se do të hidhte në gjyq Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun.

Në dhjetor 2020 në Top Channel, absurditeti i deklaratave të tij shkoi deri në pikën, ku ai u shpreh se vaksina kundër COVID-19 “shkakton sterilizim dhe rrit numrin e homoseksualëve”, aludime ekstreme, absurde dhe homofobe, që mund të hidhen poshtë lehtësisht. Jo vetëm Top Channel, por edhe shumë media të tjera i kanë përdorur teoritë konspirative, si “karrem” për më shumë audiencë. 

Emisioni “Zonë e Lirë”, i cili njihet për të ftuarit kontroversë, shpesh ka zgjedhur t’i japë hapësirë mediatike të tilla figurave, por tashmë dhe media të tjera tradicionale po i normalizojnë këto këndvështrime, duke krijuar një dikotomi debati në të vërtetë inezkistente: atë ndërmjet shkencës dhe obskurantizmit të mendimit në një çast në histori, ku hapat galopantë të tekonologjisë e kanë bërë informimin (dhe mesa duket, edhe keqinformimin) më lehtësisht të rrokshëm. Si pasojë e një normalizimi të këtillë debati, shumë nga shikuesit, që nuk kanë njohuritë e duhura për të kuptuar qëndrimet jo-shkencore bien pre e qëndrimeve anti-shkencore, kundër vaksinimit (por edhe të të tjera çështjeve të rëndësishme – kriza klimaterike globale për shembull).

Teori të tilla gjejnë mjaft hapësirë dhe në median online, madje fillimisht, duket se ato burojnë prej aty. Një sy i vëmendshëm në rrjetet sociale shqip do mund të dallonte, sesi shumë faqe apo individë të ndryshëm që përqendrohen te promovimi i “mjekësisë alternative” apo “ushqimit bio”, herë pas here hedhin materiale të pabaza kundër vaksinave apo ekzagjerojnë dhe shtrembërojnë efektet anësore të tyre. 

Pasojat e lëvizjes antivaksinë

Sipas “Studimit demografik dhe shëndetësor në Shqipëri” të kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, te fëmijët e moshave 12-23 muajsh në vitet 2017-2018, vetëm 75% e këtyre fëmijëve i kishin kryer të gjitha vaksinimet e nevojshme në kohë, krahasuar me 94% të tyre nga i  njëjti studim në vitet 2008-2009 çka shënon një rënie prej 19% në 9 vite.

Studimi po ashtu tregon, se ka dallime gjinore në vaksinim, pasi vetëm 67% e vajzave kanë  marrë vaksinimin bazik krahasuar me djemtë, të cilët janë vaksinuar në masën 82%. Gjithashtu, dallime kishte edhe midis zonave urbane dhe atyre rurale, ku vetëm 67% e fëmijëve urbanë të këtyre moshave i kishin kryer vaksinat bazike, ndërkohë që në zonat rurale kjo shifër ishte 85%.

Një studim tjetër i publikuar nga “Albanian Journal of Medical and Health Sciences” nxorri përfundimin se 95.27% e prindërve shqiptarë kishin dyshime për sigurinë e vaksinave dhe rekomandoi që mjekët dhe punonjësit e shëndetit publik të ishin të kujdeshëm kur komunikonin me prindërit për vaksinat. Në “The Lancet”, një nga revistat akademike mjekësore më të vjetra në botë, u publikua gjithashtu një studim i cili nxorri në pah, se në botë dhe sidomos te shqiptarët, besimi te vaksinat kishte rënë shumë nga 2015 në 2019.

Në 2019, Shqipëria sipas Organizatës së Shëndetit Botëror (OBSH) humbi zyrtarisht statusin e saj si vend që ka zhdukur fruthin.

Lidhja inekzistente e vaksinave me autizmin

Diskutime mbi dëmet e mundshme dhe efektet anësore të vaksinave kanë ekzistuar që me fillesën e tyre, por një nga momentet kyçe të lëvizjes antivaksinë ka qenë, kur në vitin 1998, Andrew Wakefield, së bashku me 12 bashkëautorë të tjerë botuan në gazetën shkencore “The Lancet” një artikull, ku pretendohej një lidhje mes vaksinës dhe autizmit. Në materialin e botuar, Wakefield dhe kolegët e tij pohuan se kishin përfshirë në studimin e tyre 12 fëmijë, të cilët u pretendua se humbën aftësitë e fituara zhvillimore, fill pas bërjës së vaksinës së kombinuar Fruth-Rubeolë-Parotit (FRP). 

Investigimet e mëpasshme treguan, se në fakt vetëm 1 nga 9 fëmijët që u tha se ishin autikë, e kishte vërtetë atë. Në kundërshtim me pohimin e gazetës, se të gjithë fëmijët gëzonin zhvillim normal para vaksinimit, 5 prej tyre kishin një lloj problemi zhvillimor paraekzistues. Po ashtu, më vonë u zbulua se studimi i tyre ishte financuar nga avokatë të prindërve, që ishin përfshirë në procese gjyqësore kundër prodhimit të këtyre vaksinave. Gazetës “The Lancet” iu deshën plot 12 vite, që ta hiqte plotësisht materialin e botuar, duke pohuar se nuk ka asnjë të dhënë që vërteton lidhjen e vaksinës Fruth-Rubeolë-Parotit me autizmin. 

Studimi i fundit, kryer nga “Statens Serum Institut”, Universiteti i Kopenhagenit në Danimarkë dhe universiteti “Stanford School of Medicine” në SH.B.A vërteton pikërisht këtë. Kërkuesit shkencorë ndoqën 650.000 fëmijë danezë deri në moshën tetë vjeç dhe zbuluan, se vetëm 1% e tyre zhvilluan autizëm. Pjesa dërrmuese e tyre e kishin marrë vaksinën e kombinuar FRP. Në mënyrë të vazhdueshme bëhen studime për dëmet e mundshme te fëmijët dhe vazhdimisht konfirmohet se vaksinat janë mëse të nevojshme për shëndetin e fëmijëve.

Qytetarët në Shqipëri kanë besim të ulët te shkenca dhe shkencëtarë/et

Kompania analitike “Gallup” bëri një studim rreth shkallës së besimit të qytetarë/eve në shkencë dhe shkencëtarë/e në 140 shtete të botës. Në këtë studim morën pjesë 140.000 individë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria figuron në “Top 10” e shteteve me nivelin më të ulët të besueshmërisë ndaj shkencëtarë/eve. Shifrat konkretisht janë edhe më shqetësuese: vetëm 10% e të anketuar/ave në Shqipëri shprehen se kanë besim të fortë në shkencë, 46% kanë besim mesatar ndërsa 39% e tyre kanë besim të ulët. Shqipëria, po ashtu kishte nivel të lartë të njerëzve (rreth 45%) që shpreheshin se në rastet, kur mendonin se feja binte ndesh me shkencën, ata do zgjidhnin qëndrimet fetare.

Shtetet më të predispozuara, që shfaqin nivel të ulët besueshmërie në shkencë rezultonin, po ashtu të kishin nivele arsimimi nën mesataren. Sipas Censusit të 2011, 52.1% e shqiptarë/eve nuk kanë kryer më shumë arsim se shkolla 8/9 vjeçare. Nga ana tjetër, cilësia e vetë arsimit përbën një problem të shtuar në Shqipëri një vend, ku rezultatet prej 405 pikësh në PISA e radhitën atë nën mesataren e OECD-së prej 487 pikësh. 

Të gjithë këta faktorë sigurisht ndikojnë në nivelin e ulët të besueshmërisë te shkenca, vaksinat dhe mjekësia në Shqipëri, pasi njerëzit nuk gëzojnë mjetet e duhura për të dalluar të pavërtetat nga e vërteta, diçka që bëhet shqetësuese sidomos në agora-në e madhe të ideve dhe informacionit që është interneti.

Sfida e madhe: Ndërgjegjësimi dhe institucionet publike

Qartazi bota ndodhet përballë një krize të papredecentë të besimit ndaj institucioneve, që përfshin dhe ato shëndetësore. Kjo krizë është akoma dhe më e theksuar në Shqipëri, ku institucionet shtetërore dhe qeveritë vazhdimisht konfirmojnë frikërat më të mëdha të publikut. Pikërisht falë kësaj krize qëndrimet “antivaksinë” po gëzojnë popullaritet në rritje. 

Një rast konkret ishte shfrytëzimi i periudhës së karantinës nga qeveria, për të shkatërruar një sërë ndërtesash historike të Tiranës, duke kulmuar me shembjen e Teatrit Kombëtar në një mënyrë krejtësisht abuzive dhe të papërgjegjshme. Trupat policorë të armatosur dhe disa oficerë, mbërritën në orët e para të mëngjesit të datës 17 maj, për të ekzekutuar vendimin e qeverisë, pa respektuar asnjë nga masat kundër COVID19, teksa protestat dhe çdo lëvizje e qytetarëve jashtë shtëpisë ishin të ndaluara dhe të ndëshkueshme. Gjithashtu, edhe pse tubimet zyrtarisht ishin të ndaluara, shumë ngjarje nëpër institucionet publike që promovonin punën e qeverisë nuk u penguan. Një rast i këtillë ishte ftesa e kryetarit të bashkisë së Tiranës ndaj qytetarëve, për t’u bashkuar në një koncert tek amfiteatri i rikontruktuar së fundmi në zonën e parkut të liqenit, fill pas daljes së vendit nga karantina.

Të gjitha këto situata marrë së bashku forcuan dyshimet e njerëzve, në lidhje me masat kundër përhapjes së COVID19 dhe vetë ekzistencës së virusit (kujtojmë se Shqipëria pati ndër masat më të ashpra dhe se qeveria e pa të arsyeshme të shpërndante ushtrinë e armatosur në rrugë e të ngrinte postblloqe ushtarake). Në vend se institucionet publike në Shqipëri të tregohen të përgjegjshme dhe transparente me qytetarët, së paku në një situatë aspak të zakonshme si kjo që po jetojmë; e po aq, marrë parasysh damkën e korrupsionit dhe abuzimeve që këto institucione dhe individët përfaqësues të tyre mbajnë mbi supe paraprakisht, ato lënë shkas për çoroditje, përçarje dhe teori konspirative.

Gjithashtu, në vend se shteti të ndërhyjë tek arsimi, ku nxitur nga rezultatet e PISA-s dhe një përpjekjeje studentore disavjeçare tashmë për arsim publik falas dhe cilësor, që do t’i kontribuonte zhvillimit të mendimit kritik e që do e lehtësonte marrëdhënien e qytetarëve me faktet shkencore, qeveria Rama ka zgjedhur degradimin e mëtejshëm të arsimit, veçanërisht arsimin e lartë – nëpërmjet një tjetër skeme të dështuar partneriteti-publik-privat dhe injorimi të vazhdueshëm të zërave kritikë në shoqëri. Shteti nuk mund të kontrollojë rrjedhën e gabuar të informacioneve në epokën e internetit, por përmes arsimit dhe informimit mund të kontribuojë në formimin e qytetarëve të përgjegjshëm, që mund të gjykojnë saktë për veten e tyre dhe të tjerët rreth e përqark.

Për këtë nevojitet një shtet social dhe demokratik, sikurse nuk është Shqipëria.

Përtej institucioneve shtetërore, ekspertë/et, gazetarë/et, figurat publike, aktivistë/et dhe qytetarë/et e informuar, janë të detyruar të ngrenë zërin për çështjet shkencore, mjekësore dhe specifikisht për vaksinat, në një rast të tillë, e jo të tregohen indiferentë ndaj tyre. Teoritë konspirative dhe keqinformimi mund të luftohen veçse me kritikë të vazhdueshme dhe durim. Teknologjia dhe përhapja e shpejtë e informacionit sot duhet të na shërbejnë për mirë, jo për t’u kthyer pas në mendime mesjetare.

Këto hapësira, shoqëruar me hapësirat tradicionale mediatike duhet t’i kthehen qytetarëve si mjedise, ku gëlon diskutimi produktiv dhe informacioni i verifikuar shkencërisht. Ne mund t’i mësojmë njëri-tjetrit, se rruga për tek e vërteta është afërmendsh më e ndërlikuar, por jo e pamundur.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur