“BABAI I POPULLIT”: GJUHA DHE STILI PATRIARKAL I UDHËHEQJES SË EDI RAMËS

BARBARA HALLA

Barbara Halla është redaktore dhe përkthyese per revistën letrare "Asymptote", ku përqendrohet te letërsia botërore në përkthim. Për "Asymptote" ajo ka shkruar për gratë e harruara te letërsisë shqipe dhe së fundmi është angazhuar në revistën akademike "Politikja" nëpërmjet botimit të një artikulli hulumtues mbi dimensionin gjinor të dhunës seksuale në Shqipëri. Barbara ka mbaruar studimet për Histori në Universitetin e Harvard-it në SHBA dhe puna e saj kërkimore përqëndrohet te historiku dhe teoria feministe kundër dhunës me bazë gjinore.

Pranverën që lamë pas qarkulloi në rrjetet sociale një video e Edi Ramës, që shkaktoi mjaft zbavitje. Kryeministri shfaqej i veshur me një palë atlete dhe tuta të zeza Adidas, nga ato të famshmet me vija të bardha anash, për të cilat ekzistojnë kopje të këqija, që gjenden lirë në çdo treg të dorës së dytë. Si të ishte një karikaturë e stereotipit të gangsterit nga Ballkani, të cilit i mungonte vetëm zinxhiri i trashë prej floriri rreth qafës, Rama ecte rrugëve të Tiranës me të atillë të vetëndjerë, a thua se kishte çliruar qytetin. Shprehja e tij e fytyrës linte të kuptohej bezdi dhe arrogancë. Rama i hidhte hapat në mënyrë të vendosur dhe sapo shquante një qytetar, të ri ose të moshuar, që nuk po zbatonte udhëzimet zyrtare kundër COVID19, i zinte pritë, me sytë e zgurdulluar nga zhgënjimi, gati për t’i drejtuar gishtin e bërë moral.

Një performancë dramatike për t’u pasur zili nga trupa e Teatrit Kombëtar, nëse ky i fundit do të ishte ende në këmbë sot…

Si çdo fushatë e nisur dhe qarkulluar nga makina propagandistike e marketingut, që ndjek pas Ramën, këto imazhe u ideuan për të përcjellë, pikërisht këtë përfytyrim: Edi Rama “gju më gju” me popullin, veshur ndryshe nga ç’pritet të vishet një kryeministër; që lë çdo punë përgjysmë, rrezikon kokën në mes të një pandemie globale dhe “zbret” për t’i folur të pabindurve një e nga një, si të ishte prindi i çdo qytetari/eje. (Këtij qëllimi i kanë shërbyer edhe fjalimet e çoroditura tijat, çdo javë gjatë karantinës.)

Imazhet e Ramës nëpër rrugët e Tiranës janë pjesë e krijimit të një mitologjie vetjake, që e sheh Ramën si babain e të gjithë shqiptarë/eve, patriarkun e një familjeje të madhe e të pabindur, që për të mirën e saj duhet sunduar me “grusht të fortë”.

Padyshim që gjendja e bezisur e Ramës ndaj atyre, që nuk respektonin orarin e shtetrrethimit, mbajtjen e maskës apo të dorezave sanitare – që na u këshilluan ndërmjet marsit dhe prillit – mund të ketë rezonuar me shumëkënd nga ata/o që po i ndiqnin udhëzimet me përpikmëri, duke shpresuar drejt mbajtjes nën kontroll të situatës së pasigurtë dhe të pazakonshme që provokoi COVID19. Por, e gjitha kjo narrativë fsheh të vërtetën, duke i fajësuar individualisht njerëzit për një problem, që rrënjët i kishte te vendimet e një qeverie, që Rama e udhëheq me po të njëjtin stil patriarkal që frymëzoi videon propagandistike të radhës.

Ende kur shifrat e infektimeve ishin të përballueshme për sistemin shëndetësor në Shqipëri, kushdo që telefononte në numrin e posaçëm të ofruar duhej të priste gjatë për një përgjigje, nëse një e tillë do të vinte. Gjithashtu, oraret e shtettrrethimit, periudha e karantinës, apo se cilat biznese do të qëndronin mbyllur e cilat jo, jo vetëm që ishin të paqarta, por ato ndryshonin së paku çdo javë; njëlloj si këshillat për të mbrojtur veten dhe familjen. Në fillim u tha që maska nuk ishte e rëndësishme, sepse s’të mbronte mjaftueshëm, më pas ajo u bë e detyrueshme.

Nga ana tjetër, nëse bizneset dhe ortakët e tyre, që nuk paguajnë taksa ose sigurime shoqërore për punëtorët prej vitesh, do të kishin dhënë kontributin e detyrueshëm në arkën e shtetit, ndoshta Rama nuk do ta kishte pasur të nevojshme të dilte rrugës, për t’u marrë individualisht me qytetarë/et. Qeveria do të kishte pasur mjaftueshëm të ardhura, për të paguar qëndrimin në shtëpi të të gjithë punëtorë/eve jo esencialë/e në periudhën, kur ende mund të ndikonte që numrat e infektimeve të shkonin në zero, jo të bënte një rihapje të vrullshme që çoi nga dhjetra infektimeve në ditë, në qindra e mijëra me radhë çdo 24 orë, brenda pak javëve. Nëse qeveria e Ramës do të ishte e përbërë nga njerëz të aftë dhe me eksperiencë, që dinë të ndërtojnë plane pune, do të kishim sot një sistem gjurmimi që do të përmbante numrin e saktë të të gjithë të infektuar/ave në vend. Por, si çdo baba tipik i dhunshëm dhe egoist, që paratë i ka harxhuar në pijetore ose në bixhoz dhe të cilit po i afron data, për të dhënë kontributin e rrogës në shtëpi e nuk di nga t’ia mbajë, sepse nuk i ka mbetur më asnjë lek në xhep, edhe Rama pra, si një baba i tillë, vendoset në mbrojtje paraprake dhe nis t’u kanoset gjithë “pjesëtarëve të familjes”.

Kjo alegori ka si shembull rastin e  pandemisë aktuale, pasi sjellja e Ramës në këto muaj ka qenë më e ekzagjeruar se zakonisht. Ashtu siç e kërkon dhe një rast me përmasa të tilla, sidomos në tendencën e tij prej babai të zhgënjyer. Por, rolin në të cilin Rama e ka vendosur veten, këtë rol prej babai sakrifikues e të gjithëdijshëm, që po përballet me një adoleshent të pagdhendur dhe që nuk i bindet urdhërave dashamirëse – e vërejmë në çdo aspekt të stilit dhe filozofisë së “udhëheqjes” së tij. Mjafton të kujtojmë reagimin e këtij kryeministri përgjatë protestave studentore në dhjetor 2018: në takime të organizuara me studentë, sjellja e Ramës ka qenë shpërfillëse në rastet më të “mira” dhe agresive në pjesën dërrmuese të paraqitjeve. Pyetjeve ose komenteve të studentëve ai u është përgjigjur me përbuzje të dukshme apo çdo lloj justifikimi të gatshëm, për t’i shpërfillur tërësisht ato. E gjithë silueta e Ramës në këto takime ishte ajo e një njeriu që po i thotë bashkëbiseduesit: “Si guxon ti të më kërkosh mua llogari? A e di ti që unë jam mbi ty?!”

Reagime të tilla vijnë prej Ramës, sa herë që dikush guxon të kundërshtojë vizionin e tij gjithpërfshirës e të sfidojë kësisoj, atë pak autoritet, që ai ndjen ndaj jetës së të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

Përbuzja, agresiviteti, bullizmi janë tipare mjaft të zakonshme të çdo narçizi, që mendon se mbart çelësin e së vërtetës dhe ka gjithmonë të drejtë. Këto janë tiparet dhe sjellje të një politikani, që votën nuk e sheh si një detyrim moral ndaj qytetarëve, që e kanë votuar në pushtet, por si një të drejtë që i është dhënë për të sunduar sipas dëshirës. Në njëfarë pikëpamjeje logjike (logjike jo domosdoshmërisht do të thotë normale, e pranueshme apo e justifikueshme), stili udhëheqës i Ramës si kryeministër burrë i një vendi patriarkal, ndjek po ashtu skenaret, që replikohen çdo ditë në familjet shqiptare: këto hapësira, ku burri ka gjithmonë të drejtë të vendosë pa kundërshtim mbi fatin dhe zgjedhjet e pjesëtarë/eve të tjera të familjes; ku çdo kundërshtim apo devijim nga zgjedhjet e babait nuk shihen si mundësi për dialog drejt një zgjidhjeje sa më të mirë për të gjithë komunitetin (apo shtëpinë), por si një sfidë ndaj autoritetit tradicional – në këtë pikëpamje, “të natyrshëm” – të “kokës së shtëpisë”.

Nëse fjalimet, mimikat dhe toni i zërit të Ramës na krijojnë parehati, por njëkohësisht i konsiderojmë “normale”, kjo ndodh sepse ne tashmë jemi mësuar me këtë fjalor e sjellje në përditshmërinë tonë, aty ku fillon përgatitja jonë për jetën në shoqëri, veçanërisht, për çfarë jemi të gatshëm/me të pranojmë si pjesëtarë/e të një shoqërie: vetë familjen!

Hannah Arendt ka vërejtur, se qeveritë ia dalin ta mbajnë pushtetin përmes pëlqyeshmërisë në popull, ose duke e imponuar atë përmes dhunës. Hulumtuesja feministe Kate Millet, në librin e saj themelor për teorinë radikale feministe “Sexual Politics” (Politikat seksuale) e çoi përtej vëzhgimin e Arendt, duke analizuar sesi institucioni i familjes përdoret nga shteti, për të siguruar pëlqyeshmërinë që i nevojitet sistemeve për të qëndruar në pushtet. Millett i është referuar specifikisht mënyrës, sesi socializimi sipas gjinisë (i mundësuar veçanërisht përmes familjes tradicionale bërthamë), i mban gratë të nënshtruara “me pëlqimin e tyre”, duke ndikuar në përbrendësimin e inferioritetit të supozuar të tyre. Megjithatë, roli i familjes bërthamë, shkon përtej binarëve gjinorë të identifikuara nga Millett. Kjo lloj familjeje na mëson ta respektojmë autoritetin e saj edhe kur ajo nuk e meriton atë; të pranojmë agresivitetin mashkullor, si shprehje të natyrshme të të qenit; na mëson të pajtohemi me papajtueshmëritë më thelbësore, për hir të një të mire të përgjithshme, shpesh absurde ose të paqartë, apo për të mirën tonë të supozuar. Familja është mjedisi i parë, që na siguron bindjen edhe brenda sistemit më të dhunshëm.

Roli shtypës i familjes tradicionale ndoshta shpjegon, përse shpesh jemi jo të gatshme/ëm ose gati indiferente/ë ndaj tendencave shtypëse, agresive dhe poshtëruese të përdorura nga kryeministri Edi Rama. Nga ana tjetër, psikologjia e Ramës, tendenca e tij për ta prezantuar veten si baba të brengosur që di dhe kupton më shumë sesa qytetarë/et-fëmijë “të tij”, të cilët i përndjek në rrugë dhe rrjetet sociale, ka një shpjegim më të rëndomtë edhe pse, jo më pak të qenësishëm.

Sipas filozofes Kate Manne, që ka parashtruar një teori të re mbi funksionimin dhe shkaqet e mizogjinisë, në një shoqëri patriarkale, burrat ndiejnë se kanë të drejta mbi një sërë të mirash morale, çka përfshin të drejtën për të udhëhequr, për të marrë vendime, për të pasur pushtet, apo në një mënyrë më abstrakte, të drejtën epistemologjike mbi vetë dijen. Institucionet shoqërore në përgjithësi i përforcojnë këto tendenca me baza gjinore, e në veçanti familja tradicionale u mëshon atyre në mënyrë të vazhdueshme.

Kësisoj, Rama, patriarku në krye i një sistemi patriarkal, është i zhytur thellë në këtë ideologji maskiliste, ku e sheh natyrshëm veten si udhëheqës jo të përzgjedhur, sesa më në fund, të emëruar me fuqi, të cilat ai i gëzon si një e drejtë natyrore. E si çdo baba i një familjeje mbi pjesëtarët e së cilës mendon se ka çdo të drejtë, ai përpiqet t’i mbushë mendjen të tjerëve se veprimet e tij janë për të mirën e tyre kur në fakt, e vetmja e mirë që vjen nga e gjitha kjo është mbajtja e një pushteti absolut dhe të padiskutueshëm nga ana e tij.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur