RRËFIMI I NJË GRUEJE

ARDIANA PRISHTINA

Ardiana Shala Prishtina u lind në vitin 1983 në Prishtinë. Në vitin 2012 u diplomua në psikologji, në FU Berlin. Është autore e shkrimeve të ndryshme publicistike, kryesisht të botuara në "Sbunker", në platformën online "Kosovo 2.0" dhe revistën për shoqëri e kulturë "Dialogplus". Shkrimet letrare të saj janë botuar në shqip; rumanisht (me përkthim të Ardian Kyçykut) dhe gjermanisht (me përkthim të Zuzana Finger) në revista letrare dhe antologji të ndryshme. Ndër të tjera në: "A dangerous method" (Tiranë, 2015); "Poesis internațional" nr. 20 (Bukuresht, 2017); "Haemus Plus" nr. 1 (Bukuresht, 2017); "Lirindja" (Prishtinë, 2018); “Letërsia lëvizëse” (Prishtinë, 2018); "Das Zündblätchen" nr. 89 (Meissen, 2018); "Ostragehege" nr. 90 (Dresden, 2018); "Abwärts" nr. 31 (Berlin, 2019); "Der Maulkorb" nr. 25 (Dresden, 2019) dhe “Feuerstuhl” nr. 3 (Ostheim vor der Rhön, 2020).

I ka rritë nandë fëmijë. Katër i kanë dekë prej temperaturës. Nuk ka pasë kohë as me i kajtë.

Bunari në mes të oborrit ia ka pritë naj lot të msheftë. Nuk e dijna sa. S’ka kallxu kurrë.

E edhe bunari e ruen msheftësinë e pikave të krypës me fortësinë e gurit. Naj lot hala asht tue u rrxu drejt fundit të atij bunari, e naj lot ka me u kthy në kovën e lidhun me konop me i vaditë të mbjellunat përreth.

Sa sofra u shtru e lame me lotët e saja, veç ajo e di. E sa njeri ka hangër në atë sofër krypën e lotëve të saja. E kahnjiherë kanë lypë ma shum krypë. E kahnjiherë s’kanë mujtë me u ngi me ujë të bunarit. E kur iu nisshin për bote fëmija ua nxejke nji copë pogaçe të zbutun me ujë bunari në mindilin e saj. E tani i fërkojke sytë te dera e oborrit rrethue me mur, ku dilke me i përshëndet deri sa iu zdukshin në horizont, me durtë e buta lëkurë hollë, thue ti kurrë punë me dorë s’ka prekë.

E pata pvetë nji herë kur e nxana vet në bahçe tue i nukë do kepë, me çka po i lyen durtë që i ka kaq të buta?

Me ujë bunari, m’tha. Edhe u nis drejt bunarit me ia dhanë nji lot që dojke me ma kursy mu. Tanë jetën tue mshefë lotët. Por, un e pashë. E i shkova mas. E pse po kanë mi bunarë? Eh, moj bijë kurrkund si këtu nuk t’i shkruen guri motmotet e vetmisë në rrathët e nji pike loti, m’tha.

Edhe u nis drejt derës të oborrit rrethue me mur, me e këqyr mos po ia kthen horizonti naj njanin tue e valu mindilin, që e kish nxeh në gji tanë jetën. 

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur