FEMINIZËM m.

  1. Barazia politike, ekonomike dhe shoqërore ndërmjet grave dhe burrave dhe/ose individëve me gjini jo normative. Besimi në solidaritetin feminist. Ajo/Ai/Gjithkush beson te feminizmi. Përpjekja emancipuese feministe. 
  2. Gama e gjerë e lëvizjeve shoqërore dhe politike, të cilat përmblidhen në idenë dhe besimin se gratë dhe burrat dhe/ose individët me gjini jo normative janë të barabartë midis tyre në terma të trajtimit, të të drejtave që u takojnë dhe mundësive që u ofrohen. Historia e mendimit feminist perëndimor. Valët e feminizmit. Feminizmi ndahet në katër valë emancipuese bazuar në periudha të ndryshme kohore. Vala e parë e feminizmit përfshin përpjekjen e grave për të drejtën e votës në shekullin e XIX dhe fillimin e shekullit të XX. Ndryshe kjo valë është identifikuar rëndom si “feminizëm liberal”, duke qenë se përpjekja dhe përftimi i të drejtës së votës përfshiu kryesisht gra të bardha të shtresës së lartë dhe të mesme të lartë, duke lënë kësisoj jashtë gratë punëtore ose të papuna, gjithashtu ato me ngjyrë. Ndër të tjera, zgjidhja e gjendjes së gruas nuk u kërkua përtej strukturave institucionale. Kritikë e feminizmit liberal. Vala e dytë e feminizmit përkon me fillimin e viteve ‘60 në Perëndim dhe të ashtuquajturin “revolucion kulturor”. Kjo valë ka zgjatur rreth dy dekada dhe ka pasur karakter radikal krahasimisht me valën e parë. Fushata advokuese ka përfshirë çështje si të drejtat e grave në punë, shtrirjen e të drejtës së votimit te të gjitha gratë, racizmin, të drejtën e riprodhimit, seksualitetin, familjen, dhunën me bazë gjinore, përdhunimin e veçanërisht, përdhunimin brenda institucionit të martesës dhe pabarazitë ligjore, sidomos çështjen e së drejtës për divorc dhe kujdestarinë. Slogani “Personalja është politike”, i cili nënvizon lidhjen mes përvojës personale dhe strukturave më të gjera politike dhe shoqërore, zuri fill pikërisht në këtë periudhë historike. Simone de Beauvoir ofroi një zgjidhje marksiste dhe një qasje ekzistencialiste në veprën teorike feministe “Seksi i dytë”. Mungesa e revolucionit seksual dhe feminist në Shqipëri. Abuzimi i regjimit diktatorial me feminizmin. Vala e tretë e feminizmit përkon me fillimin e viteve ‘90 dhe përfshin gra dhe burra të lindur e të rritur nën frymën e arritjeve të feminizmit të valës së dytë, por që e konsideronin të papërfunduar punën e asaj periudhe. Jo vetëm kaq, por feministet e valës së tretë i kritikonin ndjeshëm feministet e valës së dytë, duke u shprehur ndër të tjera, se ato e kanë mbitheksuar përvojën e grave të bardha të shtresës së mesme të lartë. Vala e tretë i ka parë jetët e grave të ndërthurura në terma të klasës, racës, etnisë, besimit fetar, kombësisë dhe identifikimit të tyre gjinor. Në këtë valë, lëvizja feministe ka advokuar për feminizëm gjithpërfshirës, nëpërmjet aktivizmit me mobilizim nga poshtë dhe demokracisë radikale. Në vend se të përpiqeshin të ishin pjesë e sistemit, feministet e valës së tretë kërkonin ta rindërtonin sistemin. Gjithashtu, ato e shihnin feminizmin dhe solidaritetin feminist në terma internacionalë. Poezitë e feministes Audre Lorde. Botimi shqip i librit “Feminizmi është për të gjithë” nga bell hooks. Vala e katërt e feminizmit shenjohet në vitin 2012 e vijon ende të riktheksojë nevojën për feminizëm gjithpërfshirës, duke u përqëndruar kryesisht në fuqizimin e grave të margjinalizuara në shoqëri, veçanërisht ato me ngjyrë dhe transgjinore. Feministet e valës së katërt, ashtu sikurse simotrat e tyre më herët, advokojnë për përfaqësim të këtyre grave në nivel politik, ekonomik dhe shoqëror. Një nga çështjet më të zëshme të kësaj periudhe mbetet ende përpjekja për paga të barabarta dhe të dinjitetshme mes grave dhe burrave dhe/ose individëve me gjini jo normative. Ndryshe, feminizmi i valës së katërt njihet edhe nëpërmjet lëvizjes “Me Too” që adresoi dhunën me bazë gjinore, ngacmimin seksual dhe kulturën e përdhunimit në rang ndërkombëtar. Grupi feminist “Lastesis”. Himni feminist “Dhunuesi je ti”. Aktivistja politike feministe Angela Davis. Kolektivi feminist rus “Pussy Riots”. Gratë feministe nxjerrin përpara drejtësisë kriminelin seksual Harvey Weinstein. Lëvizja feministe në Shqipëri. Protestat feministe në Shqipëri. Retorika feministe e protestave masive studentore në Tiranë. Revista e parë feministe shqip. Gjurmët e feminizmit në hapësirën shqipfolëse. Feminizmi në Ballkan. Kolektivi feminist i “Grave me të zeza” në Serbi. Parada e krenarisë dhe kritika feministe.
  3. Ideal shoqëror dhe politik që kërkon drejtësi shoqërore dhe barazi ndërmjet grave dhe burrave dhe/ose individëve me gjini jo normative në rrafshin politik, ekonomik dhe shoqëror.
  4. Mënyrë jetese dhe të menduari që respekton të drejtat, liritë, barazitë dhe njerëzinë e grave dhe    burrave dhe/ose individëve me gjini jo normative.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur