SHËNDETI, TË DREJTAT SEKSUALE DHE RIPRODHUESE NË KOHË PANDEMIE

LIRIDONA SIJARINA

Liridona Sijarina është aktiviste feministe, e cila angazhohet në avancimin e barazisë gjinore dhe drejtësisë shoqërore në Kosovë. E diplomuar në Shkenca Politike nga Universiteti i Prishtinës, aktualisht ajo punon në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore si Menaxhere e Projektit. Më parë ajo ka qenë e angazhuar në Rrjetin e Grave të Kosovës dhe Women 4 Women në projekte që adresojnë të drejtat socio-ekonomike të grave.

Historikisht, burrat kanë ushtruar pushtet mbi trupat e grave përmes kontrollit të seksualitetit dhe riprodhimit të tyre. Janë dashur beteja të shumta, artikulim dhe rezistencë feministe për të filluar procesin e çlirimit të tyre nga politika e burrave.

Megjithatë, ky proces është ende i papërfunduar, duke qenë se gratë kufizohen ligjërisht dhe stigmatizohen ende në një mënyrë apo tjetër, për të ushtruar lirinë mbi trupin e tyre dhe të drejtën për t’u riprodhuar. Për shkak të moralizimit dhe politizimit të trupave të grave, të drejtat seksuale dhe riprodhuese, me theks të veçantë e drejta për abort mbetet më shumë çështje politike, sesa shëndetësore dhe e cila, duke marrë parasysh ndarjen asimetrike gjinore të vendimmarrjes politike në nivel global, shpejt mund të kthehet në një vegël populizmi dhe dominimi burrëror në kohë krizash. Aktualisht në nivel global, rreth 970 milion vajza dhe gra të moshës riprodhuese jetojnë në vende, të cilat e lejojnë abortin në terma të gjerë, ndërsa 90 milion jetojnë në vende ku aborti është ilegal. Kjo qasje patriarkale e materializuar në politika patriarkale merr hov dhe shndërrohet në një rrezik të përmasave të mëdha në kohë lufte, apo krizash humanitare, të ngjashme me pandeminë COVID-19.

Siç është theksuar përgjatë kësaj kohe dhe emergjencave të mëhershme shëndetësore, shtypja ndaj grave vetëm sa ashpërsohet më shumë në kohë krizash. Vlerat patriarkale, mbi të cilat janë ndërtuar sistemet politike, shoqërore dhe ekonomike, sot po i vendosin gratë në pozitë të pafavorshme duke i bërë ato më lehtë të cenueshme. Rritja e dhunës fizike, psiqike, ekonomike dhe seksuale, janë vetëm disa nga indikacionet që lajmërojnë për thellim të mëtejshëm të krizës gjinore, tashmë ekzistente. Në këtë linjë, ngjashëm me rastet e mëparshme pandemike, shtetet po dështojnë ta konsiderojnë dimensionin gjinor dhe t’i përgjigjen nevojave dhe kërkesave specifike gjatë kësaj periudhe. Si rrjedhojë, kjo po përshkallëzon edhe më shumë sfidat, që vajzat dhe gratë hasin për të marrë shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues; me theks të veçantë ato të abortit.

Ballafaqimi me pandeminë po ndikon dukshëm në kursin politik në lidhje me shëndetin seksual e riprodhues të vajzave dhe grave.

Për shkak të riorganizimit të punës së institucioneve shëndetësore dhe politikave “neutrale” gjinore, shëndeti seksual dhe riprodhues janë vendosur në plan të dytë në shumicën e shteteve të botës, duke përfshirë këtu edhe vendet e Ballkanit. Përqendrimi i kapaciteteve shëndetësore në trajtimin e rasteve me Covid-19, klasifikimi i shërbimeve, reduktimi i stafit dhe puna me turne të zgjatura kanë bërë, që në një numër të madh të klinikave shëndetësore publike të pezullohet si shërbim kujdesi mbi shëndetin seksual dhe atë riprodhues, teksa tashmë është e munguar si qasje edhe në vëmendjen institucionale. Kjo situatë, në mungesë të strategjive të qarta për ofrimin e shërbimeve në forma alternative e ka vështirësuar skajshëm qasjen e sigurtë dhe në kohë në shërbimet shëndetësore, për shumë vajza dhe gra.

 Ato po përballen me kufizime të konsiderueshme, në shërbimet për reagim të shpejtë e të duhur për abortin, apo kujdesin pas tij, si dhe kontracepsionin emergjent e përkujdesjen gjatë shtatëzanisë. Në këtë kohë shërbimet janë reduktuar në raste të komplikimeve që kërkojnë reagim “emergjent”, vetëm kur jeta është në rrezik, apo asistencë në lindje.

Ndonëse duket se është herët për të dhënë epilog, vlerësimet e bëra nga organizatat që merren me shëndetin riprodhues po tregojnë se për shkak të keqmenaxhimit dhe problemeve strukturore, miliona vajza dhe gra globalisht kanë humbur qasjen në kontraceptivë, shërbimet e abortit dhe kujdesin pas abortit. Sipas hulumtimit të Marie Stopes International, kufizimi i qasjes në shërbime dhe injorimi i shëndetit seksual e riprodhues do të rezultojë në 1.5 milion aborte të pasigurta, 900,000 shtatëzani të paplanifikuara dhe më shumë se 3000 vdekje të grave në nivel global.

Kosovë mbyllja dhe masat frenuese, vetëm sa e kanë vështirësuar edhe më tej qasjen në shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.

Në fakt edhe më parë, këto shërbime  kanë qenë vështirësisht të arritshme për vajzat dhe gratë. Përveç sfidave dhe stigmatizimit që ato hasin rëndom, sidomos në shërbimet e abortit dhe mungesa e politikave adekuate shëndetësore e kanë vështirësuar edhe më tej situatën me shërbimet e nevojshme. Qeveria dhe institucionet shëndetësore, përveçse e kanë vendosur në rend të dytë shëndetin seksual dhe riprodhues, ato as nuk kanë parashikuar apo planifikuar ndonjë strategji alternative për ofrimin e shërbimeve esenciale të ofruara gjatë kësaj periudhe; si lindjet apo komplikimet e tjera shëndetësore.

Si pasojë, sipas zyrtarëve mjekësorë, vajzat dhe gratë janë detyruar t’i drejtohen institucioneve private, ose ta marrin vetë nën kontroll shëndetin e tyre. Ndërsa kjo e fundit është shqetësuese në disa dimensione. Përgjatë periudhës së izolimit, klinikat gjinekologjike janë mbyllur, gjë që e ka pamundësuar në kushte të ligjshme marrjen e shërbimeve prej grave gjatë kësaj kohe. Në anën tjetër, klinikat gjinekologjike, të cilat ofrojnë shërbime siç është aborti kanë kosto shumë të lartë, e cila shpesh është e papërballueshme nga gratë, nëse merret parasysh aktiviteti i ulët ekonomik i tyre. Gjithaq, numri i klinikave të licensuara për abort është shumë i ulët, çka i rrit më tepër gjasat për ndërprerjen e shtatëzanisë përmes metodave të pasigurta.

Këto kufizime, përveçse mund të rezultojnë katastrofale për vajzat dhe gratë janë gjithashtu, të rrezikshme dhe të padrejta në shumë dimensione. Parimi i prioritizimit të shërbimeve, i grupeve të privilegjuara dhe sektorëve esencialë po shenjon edhe më tej pabarazitë, mbi të cilat funksionon qeverisja në kohët tona, ku gratë janë ato që e pësojnë më së shumti. Për feministet, përveç problemit të pastër gjinor, mungesa e strategjive të qarta shtetërore për ofrimin e shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues na shtyn drejt diskutimit dhe konsiderimit të padrejtësive të tjera dhe ndërthurjes së tyre mes vete.

Menaxhimi i deritanishëm i situatës, përveç gjinisë, po vë edhe një herë në pah klasën dhe racën si disa nga vektorët kyç, ndaj të cilëve sillet fataliteti i pandemisë.

Në kontekstin e shëndetit riprodhues konsiderohet, se në këtë kohë gratë më të varfra, në zona rurale, me aftësi të kufizuara, të komuniteteve racore/etnike/fetare pakicë, janë edhe më shumë të rrezikuara nga shtatëzanitë e paplanifikuara apo/dhe abortet e pasigurta si pasojë e padrejtësive sistemike.Qasja institucionale ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues paraqet çështje klasore.

Kufizimet e shërbimeve nga institucionet publike shëndetësore po i shtyjnë vajzat dhe gratë drejt dy alternativave: sektorin privat apo abortin e pasigurtë. Për gratë, marrja e shërbimeve në klinika private, për një masë të madhe është një vendim luksi. Kjo pasi në nivel global, gratë janë dukshëm më të varfra në krahasim me burrat dhe mundësia, që këto gra të marrin shërbimet e nevojshme paraqet një sfidë, e cila bëhet edhe më e dukshme në vendet, ku hendeku gjinor në të ardhura është shumë i lartë, sikurse në vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera në zhvillim

Përveç kësaj, sektori privat shpesh mund të rezultojë i rrezikshëm për abort, sidomos në vendet si Kosova, ku numri i spitaleve të licencuara është i vogël, gjë që e rrit mundësinë për kryerjen e këtyre shërbimeve nga klinika që i ofrojnë këto ilegalisht. Sfidë shtesë paraqet edhe mendësia stigmatizuese e punëtorëve/eve shëndetësor/e, e cila mund të rezultojë në njëfarë rezistence të mjekëve për t’i kryer shërbimet e abortit. Rruga tjetër që lë kjo gjendje është aborti i pasigurtë përmes pilulave dhe formave tjera popullore, të cilat mund të rezultojnë fatale, duke qenë se aborti i pasigurtë edhe në kushte “normale” rënditet si një ndër shkaktarët kryesorë të vdekjes së vajzave dhe grave, duke u marrë jetën të paktën 22,800 syresh në vit dhe duke dëmtuar shëndetin e miliona të tjerave. 

Neglizhimi i këtij dimensioni të shëndetit publik e shtyn dhunën gjinore edhe më tepër drejt skajeve. Përveç dhunimit të së drejtës themelore mbi shëndetin, qasja institucionale po ndihmon në përshkallëzimin e mëtejshëm të ushtrimit të pushtetit abuzues të burrave ndaj grave. Mprehja e vazhdueshme e formave të dhunës me bazë gjinore, përgjatë muajve të izolimit po e dëmton shumëfish shëndetin fizik, seksual dhe mendor të vajzave dhe grave. Përgjatë masave të izolimit, është raportuar një rritje drastike e dhunës fizike ndaj grave në nivel global. Me thellimin e vazhdueshëm të pabarazive në shtëpi, të cilat ushqehen prej politikave “të verbra” të shteteve, gjithashtu është shtuar dhe rreziku i dhunës seksuale ndaj grave. Në raportet e mëhershme vërehet se në shumicën e rasteve të abuzimeve seksuale, kryerësit janë partnerët intimë. Ndërsa rrethanat e krijuara së jashtmi, kufizimet e skajshme në ofrimin e shërbimeve të shëndetit riprodhues, sidomos gjatë izolimit, vetëm sa e rëndojnë situatën.

Më tej, përveç implikimeve aktuale në jetën e vajzave dhe grave, kriza ekonomike dhe politike pritet t’i mobilizojë edhe më shumë formacionet politike të djathta, duke rritur kështu potencialin e tyre për ta shfrytëzuar pandeminë dhe për t’i shtrënguar akoma më tepër liritë dhe të drejtat e fituara nga feministet në histori. Përgjatë kësaj periudhe është vërejtur një tendencë e instrumentalizimit të pandemisë për kufizimin e mëtejshëm të të drejtave seksuale dhe riprodhuese të vajzave dhe grave. Tashmë është evidentuar lulëzimi i përpjekjeve konservatore në  shtete si Polonia dhe disa shtete të Amerikës, për ta shfrytëzuar pandeminë në kufizimin dhe  kontrollin e mëtejshëm të grave në qasjen e shërbimeve të abortit. Përveç pasojave fatale në periudhë afatshkurtër për vajzat dhe gratë, kjo praktikë mund të rezultojë katastrofale edhe për trajektoren e emancipimit gjinor.

Dështimet nga e kaluara tregojnë për përmasat e dëmeve që mund të prodhojë neglizhimi i shëndetit seksual dhe riprodhues.

Ngjashëm me situatën e tanishme edhe në shumë vende të prekura nga virusi “Ebola” në Afrikë, institucionet nuk e patën prioritizuar shëndetin seksual dhe riprodhues. Si pasojë, u shkaktuan dëme dhe impikime të mëdha e të pakthyeshme për vajzat dhe gratë. Kur u mbyllën shkollat në Sierra Leone gjatë krizës së Ebolës, u evidentuan rritje dramatike të shtatëzanive te vajzat adoleshente. Për më tepër, u shënua rritje drastike e vdekjeve përgjatë lindjes. Në Liberi për shembull, më shumë gra kanë vdekur për shkak të komplikimeve obstetrike, sesa nga Ebola. Gjithashtu, shpërthimi i Zika-s në Brazil e Amerikën Jugore, si dhe masat politikat e gabuara kanë prodhuar dëme afatgjata në të drejtat seksuale dhe riprodhuese.

Si përfundim, përderisa sektorët esencialë vazhdojnë të nënfinancohen, masat frenuese të ndërmarra nga shtetet po i vënë në pah padrejtësitë strukturore dhe sistemike në nivel global dhe problemet, nga të cilat lëngojnë sistemet shëndetësore, të cilat dalin të jenë të ndërtuara mbi parime të pabarazisë dhe thellësisht patriarkale. Ajo që po ritheksohet dhunshëm në këtë kohë është se shëndeti seksual dhe ai riprodhues, ende nuk po arrihet të shkëputen nga politikat patriarkale, të cilat i shërbejnë sistemit bashkëkohor global kapitalist, duke e shfrytëzuar më shumë forcën riprodhuese të grave dhe duke qenë në disfavor të tyre.

Ndërsa në këto kushte, ku projektimet preliminare tregojnë regres gjinor, rritje të varfërisë ndër gra, dhunë dhe cenim të subjektivitetit të tyre, mbrojtja e të drejtave seksuale dhe riprodhuese bëhet urgjencë. Megjithatë përkundër thirrjeve të bëra nga grupet dhe organizatat feministe përreth Europës, që shërbimet mbi shëndetin riprodhues t’u ofrohen grave dhe vajzave me prioritet, vetëm disa vende si Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë ndërmarrë masa të moderuara për lehtësimin e ofrimit të këtyre shërbimeve.

Gjendemi në vorbullën e një pandemie, e cila është sa e panjohur, po aq edhe e rrezikshme në realitetin që po imponon dhe dështimeve të njëpasnjëshme institucionale që po sjell.

Në këto kushte, nevoja e politikave feministe përmbajtësore, është domosdoshmëri.

Kjo situatë e krijuar nga njëra anë, prej politikave të gabuara dhe nga pandemia në anën tjetër, lyp si përgjigjje një qasje feministe e cila kërkon riperceptimin e politikave dhe integrimin e një karakteri feminist në politikbërje, si alternativë që vendos njerëzit në qendër të përfitimeve të të mirave shoqërore.

Përparësia e jetës dhe rivendosja e shëndetit riprodhues në agjendën politike, si dimension të shëndetit publik përbën një nga nevojat më urgjente, që vajzat dhe gratë të mos i vuajnë edhe më tej pasojat e politikave të gabuara. Me urgjencë shëndeti riprodhues duhet të trajtohet si e drejtë themelore dhe të ofrohet si shërbim esencial edhe gjatë kohës së pandemisë, e cila mesa duket do të vazhdojë të ndihet për goxha gjatë në pasoja, sidomos në vendet tona.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur