PËR 1-MAJIN E VAJIT

ELONA ÇULLIQ

Elona Çulliq lindi në vitin 1986 në Shkodër. Ndonëse një zë i ri në letërsinë shqipe, poezia saj njihet për një formë misticizmi që rrjedh natyrshëm, nëpërmjet një gegnishteje të pasur figurash letrare. Çulliq është autore e dy librave me poezi: “Pa titullni” botuar në Vjenë në vitin 2015 dhe “Rranjës e kangës” botuar nga shtëpia botuese Fiornetia, ne vitin 2018. Fituese e disa çmimeve letrare brenda dhe jashtë vendit, poezia e saj është përkthyer në gjuhën italiane, angleze dhe gjermane. Ka qenë dy herë prezantuese e letërsisë shqipe në Panairin e Librit në Leipzig dhe në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino. Ajo ka qenë e ftuar si shkrimtare në rezidencën letrare “Artisti/ja në Rezidencë” në Austri (2017) dhe në rezidencën “Prishtina pa lumë” në Kosovë (2018). Çulliq ka eksperimentuar në fusha të ndryshme si përkthimi, shkrim drame, pikturë, instalacion dhe performancë. Kjo larmishmëri angazhimesh i hapi dyert si pjesëmarrëse performuese në Bienalen e Artistëve të Rinj të Mesdheut, në Festivalin e Dadaizmit në Tiranë dhe në Teatrin Volkstheater në Vjenë.

Në orën tetë

nuk ke kohë për asgja

veçse me u ngutë

për destine t’përcaktume

me plan mujor

Me vrapu për n’punë

duke fut n’thesin e ngutjes

kumtin e nadjes

shiun e imt’

pemët gjys t’zgjume n’gjelbrim

një fëmijë që i randon çanta

prej librave

ma shumë se shpirti prej lumtuniet

thu se ngutja asht shpërblim

Edhe atë ditë ora ishte

gati duke shku tetë

unë isha ekzaktësisht

gati tetë hapa larg destinit ngutës

Binte shi

e pak prej errnimit

theksoj, t’ngutjes

jo t’shiut a mjegulltinës,

kisha humbë tana kumtet

e rrugës

derisa ndig’jova një za

që randonte brymë t’mykun

duke lëshu një pyetje n’hava:

– Ça asht’ jeta?

Hë, a ma thotë kush, ça asht’ jeta?

Asnjë përgjigje

njerëzit nguteshin

ma shumë se vetë jeta

mandej zani tij përhumbej e mbytej

n’gotën e rakisë e n’agoninë e zez’ t’kafes

që kishte para

Tronditja e tij ekzistenciale

përmbyllej zashëm:

– S’ta ven veshin kush sot!

Tetë hapa mbrapa

kur ngutja e kishte ulë turravrapin

e po i afrohesha zyrës

vetëdija u zgju

Zani me brymë t’mykun

t’atij burri me duer t’vrame

e t’veshun me mjerim

m’ra si gjam’

Kisha vue ngutjen para jetës!

Sikur ta kisha mbyllë mrrelen

e ta kisha lanë ngutjen

me shkue pa mu n’destinin e saj

Sikur të isha ulë

e njat pyetje ta kishim ba njëzani’

tronditja e tij ekzistenciale

nga mospasja një shprese

për me mbushë barkun e madh t’varfnisë

sot kisha pasë një arsye ma shumë me qesh

Por jo

sot kam një arsye ma shumë me kja

me u ndi e errt’ deri n’koc

e me ecë me shpresën se gjama

e atyne njerëzve që vdesin para ngutit tonë

ka me m’xan një ditë.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES