FEMINIZMI MUND TË JETË VETËM RADIKAL

IRMA C.

Irma C. është diplomuar për Shkenca Letrare dhe Gjuhë të Huaja në Itali. Momentalisht ajo banon në Gjermani, ku jeton si artiste e pavarur. Puna artistike e Irmës është e fokusuar kryesisht te fotografia.

Në vitet e fundit, feminizmi dhe feministet janë kthyer sërish en vogue. Figurat publike apo masmediat e mainstream-it po ngulin në ndërgjegjjen popullore një lloj feminizmi, që nuk di të sfidojë. Ky feminizëm nuk flet për lirinë dhe çlirimin total të gruas, por për mundësinë e të zgjedhurit dhe festohet për atë që nuk është, nëpër revista bulevardi dhe emisione të cekëta televizive apo radiofonike. Bie në sy, se thuajse në çdo artikull mbi feminizmin, pavarësisht prej temës që trajton, debati shkon kah të drejtës së gruas për të zgjedhur. Ky shtrembërim i debatit, na e heq vëmendjen nga tema e vërtetë, që janë strukturat patriarkale të pushtetit dhe normat sociale që e kufizojnë, frenojnë apo ngujojnë gruan në mënyrat dhe rolet më të ndryshme.

Artikujt e të mbipërmendurave revista dhe emisionet televizive “mainstream” e reduktojnë çlirimin dhe realizimin e gruas në një radhë të vetme përzgjedhjesh. Përmend këtu mbi të gjitha, revistat hipokrite të modës femërore, që në vitet e fundit përzihen nëpër temat feministe, dhe nga ana tjetër e katandisin gruan veçse në objekt, duke përforcuar së tejmi standardet seksiste të «bukurisë femërore». Pjesa dërrmuese e masmediave janë në dorë të burrave, të cilët vendosin vlerat e gruas, çfarë është femërore apo sensuale – në fund të fundit, paraqitja e vajzës dhe e gruas është mesa duket, vetëm e vetëm për soditjen mashkullore e për të kënaqur shqisat e seksit tjetër. Choice feminism, feminizmi i zgjedhjes, që mbart nota të forta neoliberale, dëshiron që të besojmë, se pornografia, gjymtimi i organeve femërore apo martesa dhe dhuna seksuale, janë gjithmonë zgjedhje. Por, a nuk do të ishte më e saktë, që zgjedhja të ishte arbitri i fundit i lirisë së vajzës dhe gruas?

Ky lloj feminizmi na lë të nënkuptojmë, se çdo zgjedhje e gruas, qoftë karriera, martesa apo leksionet për pikturë, është në rregull, sepse këtë zgjedhje po e bën ajo dhe vetëm ajo. Kjo taktikë e shëmtuar përdoret me sukses nëpër spotet publicitare të industrive, të cilat u shesin vajzave dhe grave produkte bukurie apo ide, që në sipërfaqe duken si një përmirësim i vetvetes, por në fakt maskojnë një pseudo-vetëpërmirësim nën thirrjen, se vajzat dhe gratë e kanë braktisur prej kohësh interesin për personin e tyre dhe e kanë vënë veten gjithmonë në vend të dytë. Susan J. Douglas* argumenton, se industritë, të cilat prodhojnë që nga produktet e bukurisë – si për shembull, L’Oreal me sloganin «Unë vlej»* – deri te produktet e duhanit apo të tjera, i kanë tkurrur njëfarësoj idetë feministe në kërkimin e kënaqësisë dhe ndjekjen e interesave personalë. Ky feminizëm konsiston në të imituarit e asaj që bëjnë burrat. Në këtë mënyrë, çlirimi i gruas është shndërruar në një narcizizëm patetik, pa arritur të heqë dot prangat e shtypjes sistematike nga patriarkati. Synimet e larta të feminizmit radikal, si çlirimi i plotë i gruas dhe barazia, rrëzohen në dëshira e kënaqësi të vogla private, shpesh triviale.

Feminizmi liberal i zgjedhjes (choice feminism) ka mangësi madhore, pasi argumentat e tij rreshtojnë një sërë lirish të gruas, që në fakt nuk ekzistojnë. Në të vërtetë, bëhen zgjedhje, por këto janë të kufizuara nga kushtet e pabarabarta, në të cilat jetojmë. Të tilla zgjedhje do t’i përshëndesnim përzemërsisht dhe jo t’i kritikonim, vetëm në një botë post-patriarkale. Ideja se shumë zgjedhje janë të barabarta me shumë liri është një iluzion, gabim elementar matematikor ose më saktë një ide neoliberale e servirur mbi një tabaka të spërkatur kinse me feminizëm. Gratë mund të zgjedhin të rrinë në shtëpi dhe të përkujdesen për fëmijët apo mirëmbajtjen e shtëpisë, por kjo zgjedhje është tërësisht boshe, për sa kohë që:

1- Përkujdesja e fëmijëve dhe mirëmbajtja e shtëpisë ende konsiderohen si “punë grash”;

2- Shteti nuk i mbështet intensivisht familjet nëpërmjet institucioneve të kujdesit të fëmijëve dhe

3- Gratë që zgjedhin të mos kenë fëmijë konsiderohen egoiste.*

Gjithashtu, përqëndrimi në zgjedhjen feministe sipas mënyrës amerikane e t’u bërit i/e suksesshëm/me, ka rezultuar në një fajësim pervers të viktimës, duke na larguar nga problematikat e vërteta, me të cilat ende hasen vajzat dhe gratë. Me pak fjalë, nëse nuk je e lumtur me mënyrën tënde të jetesës, mos fajëso mizogjininë, seksizmin, pabarazinë gjinore në pagesa, mangësinë gjigande të përfaqësueseve femërore nëpër poste të ndryshme drejtuese apo parlament. Fajëso vetveten e dashur grua: fajëso faktin që ti vetë paske bërë një zgjedhje të gabuar dhe jo patriarkatin që as nuk të lejon të trokasësh në derë, pa konsideruar fare mbylljen e derës fytyrës…

Sociologia Natali Jovanovski nuk habitet me suksesin e këtij lloj feminizmi. Nëse vëmë zgjedhjen individuale mbi feminizmin radikal dhe ndryshimin radikal të shtypjes sistemike të gruas, nuk rrezikojmë statusin shoqëror në të cilin jemi mësuar të llokoçitim vezët: rehatia fiton mbi barazinë e vërtetë. Kjo preferencë i jep një shuplakë në fytyrë thirrjes për ndryshim social dhe aksionit kolektiv. Me pak fjalë, çfarë nuk kërkon gjë prej teje, të sjell gjithashtu asgjë.

Në vend të rezistencës dhe ndryshimit, choice feminism, na ambalazhon e na vesh me rroba të reja. Ato aktivitete, që një herë ishin tipike të nënshtypjes së gruas, na i sjell si liri dhe zgjedhje personale. Ngacmimet seksuale paketohen si shaka të pafajshme, për të cilat vajzat dhe gratë duhet të ndjejnë kënaqësi, apo bile dhe të gëzohen se po ngacmohen. Pornografia rietikohet si liri seksuale dhe martesa si një lidhje profeministe.*

Individualiteti i choice feminism është kaq absurd, sa kur gra feministe kritikojnë industri të caktuara, institucione apo konstruktet sociale me të cilat ende jetojmë, shpesh akuzohen se po sulmojnë gratë, që janë të punësuara në të tilla institucione.*

Fatkeqësisht, rëndësia e një analize të strukturës shoqërore ka humbur tërësisht vlerë në botëkuptimin popullor lidhur me feminizmin, i cili është një lëvizje sociale e domosdoshme për barazinë dhe çlirimin rrënjësor të të gjithë vajzave dhe grave dhe jo një klishe e rëndomtë e zgjedhjeve për disa të pakta.*

-Bazuar mbi Meagan Tyler «Freedom Fallacy: The Limits of Liberal Feminism», Edited by Miranda Kiraly & Meagan Tyler, connorcourt publishing, 2015

*«Fan Girls and the Media: Creating Characters, Consuming Culture», Adrienne Trier-Bieniek, Rowman & Littlefield, 2015
*Slogani i L’Oreal në anglisht është «I’m worth it» apo «You’re worth it».
*Meagan Tyler «Freedom Fallacy: The Limits of Liberal Feminism», Edited by Miranda Kiraly & Meagan Tyler, connorcourt publishing, 2015

*Meagan Tyler cit.
*Meagan Tyler cit.
*Meagan Tyler cit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur