DËSHTIMI I PËRFSHIRJES SË MINORITETEVE NË PROGRAMET E PUNËSIMIT

FATJON KACA

Aktivist i angazhuar prej vitesh në çështjet që i përkasin kryesisht minoritetit Rom dhe Egjiptian në lidhje me strehimin, punësimin dhe mbrojtjen sociale.  Vullneti i mirë për të advokuar rreth problematikave, me të cilat ndeshen grupet e cenuara, mundësoi së bashku me aktivistë të tjerë formalizimin e angazhimin të përbashkët në themelimin e qendrës “Fuqizim dhe Organizim Komunitar”; synimi i së cilës është të shërbejë si instrument që i nxit këto grupe t’i japin zë kauzave të tyre, po ashtu dhe të përfaqësohen e të ndihen të përfaqësuar pranë institucioneve përgjegjëse.

Zgjatja e pandemisë e shoqëruar me kufizime oraresh e ka vështirësuar së tepërmi ekonominë, sidomos për rreshtin e parë të nevojtarë/eve. Periudhë përgjatë së cilës, grupet e pafavorizuara, si minoritetet Rome dhe Egjiptiane, janë përballur me një mori problemesh, të tilla si kërcënimi ndaj shëndetit, përkeqësimi i qasjes në arsimim dhe pakësimi i mundësive të punësimit apo gjenerimit të të ardhurave.

Gjithashtu, prej këtyre shkaqeve, shumë prej familjeve në nevojë mund të bien në varfëri ekstreme, në rast se nuk do të ketë zgjerim dhe efikasitet më të lartë të programeve të punësimit. Anëtare/ë që i përkasin grupeve më në nevojë tashmë e kanë akoma më të vështirë të gjejnë një punë për të mbajtur familjet e tyre. Është e nevojshme të minimizohen efektet negative në ekonomi dhe varfëri duke lehtësuar krizën e të ardhurave, veçanërisht për punëtorë/et e grupeve më në nevojë.

Grupi ynë gjatë vitit 2020, identifikoi dhjetra individë dhe kryefamiljare/ë që i përkasin minoritetit rom dhe egjiptian, të cila/ët kishin hasur vështirësi në punën e tyre, apo si të vetëpunësuar në aktivitetin informal si riciklues. Punëtorë/et informalë që humbasin punën nuk e përfitojnë pagesën e papunësisë, ndaj lind nevoja e implementimit të programeve të përshtatshme për punësimin e personave që i përkasin minoritetit rom dhe egjiptian.

Përpjekjen për përmirësimin e situatës së punësimit të minoritetit rom dhe egjiptian e kemi ndjekur në dy drejtime, në nivel strategjik duke synuar përmirësimin e legjislacionit, si dhe duke testuar funksionimin e tij dhe qasjen e institucioneve kundrejt anëtarë/eve, që i përkasin minoriteteve të pafavorizuara, nëpërmjet identifikimit në terren të punëkërkue/esve, më pas vijohet me referimin e tyre pranë zyrave të punës në mënyrë, që të kenë mundësi të përfshihen në programet për nxitjen e punësimit, por edhe për të përfituar prej shërbimeve që mundësohen prej strukturës së mbrojtjes sociale pranë njësive administrative.

Në gjendjen aktuale zgjidhja e duhur për familjet më në nevojë dhe grupeve të margjinalizuara, që janë të vetëpunësuar/a ose punojnë në sektorin informal – është zbatimi i politikave mbështetëse nëpërmjet programeve publike të punësimit.

 vijimësi të advokimit përgjatë mbylljes prej pandemisë, organizata “Për Advokim Social” së bashku me organizatën simotër “Organizim dhe Fuqizim Komunitar” kanë ndërmarrë një nismë, e cila deri më tani ka rezultuar efektive. Nisma pilot për riciklimin e zbatuar prej organizatave, ka për synim zhvillimin e kapacitetit të komuniteteve shkollore në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe gjenerimit të të ardhurave, përmes zbatimit të një skeme efikase riciklimi. Pilotimi ka përfshirë katër shkolla publike në Tiranë dhe momentalisht dy punëtorë riciklimi, të minoritetit Rom.

Pra, nëpërmjet edukimit të nxënëse/ëve për mjedis të pastër, kemi nxitur punësimin për anëtarë nga grupet më të cenuara, ku si pasojë e pandemisë dhe punësimit të tyre të paqëndrueshëm dhe informal, u gjendën në vështirësi të jashtëzakonshme në përballimin e situatës, duke krijuar një boshllëk dhe paqëndrueshmëri socio-ekonomike. Të ardhurat që gjenerohen prej mbetjeve shkojnë për shkollën, si dhe për ricikluesit romë, të cilët për herë të parë nuk janë të detyruar që të gërmojnë kazanët e mbetjeve dhe të përballen me ndëshkimet e policisë bashkiake.

Projekti u ka siguruar punonjësve veshjet dhe mjetet e nevojshme për të mbledhur mbetjet e riciklueshme të akumuluara prej nxënëse/ëve dhe stafet e shkollave. Shuma e mbledhur prej mbetjeve, çdo muaj u është kthyer si kontribut shkollave përkatëse për të organizuar aktivitete të ndryshme dhe për të mbuluar nevojat, që këto institucione hasën përgjatë periudhës së pandemisë.

Bashkia e Elbasanit nga muaji dhjetor 2020 deri në muajin mars 2021 në saje të advokimit të Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome, implementoi një projekt për punë komunitare duke punësuar 5 anëtare/ë të minoritetit rom dhe egjiptian. Projekti zgjati pak muaj, por rezultoi i përshtatshëm.

Gjithashtu, në kuadër të nismës dhe rezultateve të sipërcituara, organizuam takime me gra të pakicave Rome dhe Egjiptiane prej zonave të ndryshme të Tiranës. U diskutua dhe planifikua bashkërisht përpilimi i një shkrese me firmat përkatëse drejtuar institucioneve lokale, për përfshirjen në programet e nxitjes së punësimit. Programet e nxitjes së punësimit përfshijnë angazhimin e punëkërkuese/ëve në programe të ndryshme punësimi, punësh publike, vetëpunësimi, praktikash profesionale apo trajnimi, për të cilat parashikohet subvencionim. Programet që i ofrohen aktualisht punëkërkues/eve janë: programi i nxitjes nëpërmjet vetëpunësimit, programi i formimit në punë, programi i praktikave profesionale dhe programi i punëve publike në komunitet. Këto programe janë gjithashtu, të papërshtatshme për grupin e të papunëve me të cilët ne punojmë, si pasojë e gjendjes së vështirë social-ekonomike në të cilën ndodhen, mungesës së arsimit e formimit profesional, si dhe të diskriminimit.

Megjithatë, pavarësisht nismave që ofrohen nëpërmjet projekteve të OJF-ve dhe zbutjes së përkohshme të vështirësive që vjen prej ndihmës së ofruar prej tyre, gjithsesi këto metoda nuk mund të shihen si zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme, pasi janë të varura prej kohëzgjatjes së projekteve. Megjithatë, këto nisma fare mire,  mund të shërbejnë si precedent për vijueshmërinë e zbatimit të projekteve që rezultojnë të suksesshme.

Numri i personave të papunë, që i përkasin minoritetit Rom dhe Egjiptian është i lartë, prandaj nevojitet një strategji e mirëfilltë në marrjen e masave konkrete prej institucioneve përgjegjëse, për punësimin dhe integrimin e tyre në jetën aktive shoqërore, ekonomike dhe politike në vend.

Rreth 100 mijë persona punëkërkues dhe të papunë, kanë figuruar të regjistruar pranë zyrave të punës vitit të kaluar, sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit, dhe rreth 8 mijë prej tyre i përkisnin minoritetit Rom dhe Egjiptian. Prej të regjistruar/ave, kanë mundur të punësohen rreth 22 mijë prej tyre, por vetëm 700 persona prej punëkërkues/eve që i përkasin pakicave Rome dhe Egjiptiane. Pra, janë punësuar rreth 20.5% e personave punëkërkues e të papunë, që nuk i përkasin minoriteteve dhe vetëm 9% prej atyre Rome dhe Egjiptiane.

Aktualisht, për të aplikuar për një punë të përshtatshme, personave punëkërkues dhe të papunë, u duhet të regjistrohen fillimisht online nëpërmjet portalit “e-Albania”. Kjo formë e zgjedhur, për shkak të masave për t’u mbrojtur prej virusit Covid-19, në anën tjetër pengon aplikimin e atyre që nuk kanë qasje në internet apo dhe nuk dinë të shkruajnë e lexojnë. Për rrjedhojë, një pjesë e konsiderueshme e këtyre punëkërkues/eve që i përkasin minoritetit Rom dhe Egjiptian e kanë thuajse të pamundur t’u nënshtrohen këtyre procedurave normalisht , jo vetëm për të kërkuar një punë, por edhe për të marrë shërbime të tjera, që ofron struktura e mbrojtjes sociale të lidhura me aplikimin si punëkërkues i papunë në zyrat e punës.

Zgjatja e dorës përgjysmë nga ana e shtetit, në vend se të zgjidhë probleme për grupet më të pafavorizuara shoqërore, shton të tjera për to/ta. Ndonëse përditë të kushtëzuar nga varfëria ekstreme, uria, mungesa e strehimit, arsmimit, papunësia – tashmë do të ketë dhe barriera të tjera burokratike dhe teknologjike nga institucionet deri në marrjen e shërbimit të domosdoshëm… nëse dikur ia dalin…

KTHEHU NË KRYE TË FAQES