SYNIME PROGRESISTE ME HAPA PAS

GRESA HASA

Gresa Hasa është bashkëthemeluese dhe kryeredaktore e revistës “Shota”. Ajo ka studiuar "Shkenca Politike" në Universitetin e Tiranës dhe prej vitesh është angazhuar në çështjet gjinore, organizimin studentor dhe atë sindikal në Shqipëri. Njëkohësisht, Gresa kontribuon prej kohësh, në mënyrë të rregullt, si publiciste e pavarur në fushën politike, shoqërore dhe kulturore, në një sërë mediash, brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, ajo është angazhuar me përkthimin e një sërë teksteve të natyrës politike, publicistike, kulturore dhe teori feministe.

Risia e zgjedhjeve të përgjithshme 2021 në Shqipëri ishte pjesëmarrja e katër kandidatëve të pavarur të spektrit të majtë, ardhur nga aktivizmi me mobilizim nga poshtë. Në njërën anë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë e shtrirë edhe në Shqipëri, u ofruan si alternativa e vetme progresiste në Tiranë, Lezhë dhe Gjirokastër. Të mbështetur nga Albin Kurti, kryetar i Partisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe njëkohësisht kryeministër, këta kandidatë u rrekën të çonin përpara një fushatë elektorale me një program social-demokrat dhe të monitoronin procesin zgjedhor, kryesisht përmes punës vullnetare të aktivistë/eve të tyre në Shqipëri.

Në anën tjetër, Elton Debreshi, minator në kompaninë “Albchrome” dhe njëkohësisht, kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë, kandidonte i pavarur për qarkun e Dibrës. I përkrahur vetëm nga Organizata Politike, lëvizje me mobilizim nga poshtë, e cila përqendrohet kryesisht te të drejtat e punëtorisë dhe çështje të lidhura me organizimin sindikal, Debreshi udhëhoqi një fushatë mbresëlënëse dhe po aq, kontradiktore.

Elton Debreshi ishte kandidati “ndryshe” në zgjedhjet 2021 dhe në vetë historinë zgjedhore e politike të Shqipërisë së tri dekadave të fundit. Kandidatura e tij nuk ishte thjesht tentativa e zakonshme për të mbledhur vota e përfaqësuar qytetare/ët e Dibrës në parlament. Debreshi nuk ishte thjesht një kandidat në radhët e shumë të tillëve që donte të merrte pushtetin në emër të popullit. Ai ishte vetë populli. Në mënyrë simbolike dhe po aq konkrete, përfshirja e Debreshit në zgjedhje mbetet manifestimi më i drejtpërdrejtë i demokracisë në Shqipërinë e pas viteve ‘90.

I lindur në një familje punëtorësh, brez i tretë në profesionin e minatorit, Elton Debreshi ndërpreu studimet në shkollë të mesme, për shkak të vështirësive ekonomike të familjes. Pavarësisht dëshirës së madhe për të ndjekur studimet e larta e për t’iu dedikuar pikturës, një pasion i hershëm tiji, Debreshi është detyruar të fillojë punë herët në minierë, për të mbajtur veten dhe familjen e tij, punë nga e cila është shkëputur vetëm dy herë. Herën e parë, për të provuar fatin në emigrim në Greqi, çka nuk rezultoi me sukses dhe herën e dytë, kur u pushua padrejtësisht nga “Albchrome”, në nëntor 2019, për shkak të angazhimit në sindikatën e re, të bashkëthemeluar me kolegët e tij, sindikatë në të cilën vazhdon të mbartë përgjegjësi ekzekutive.

Rrugëtimi i tij politik është i shkurtër por përmbajtësor. Debreshi e nisi angazhimin e tij në çastin e krijimit të Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë. Puna në sektorin minerar vjen me sfida të panumërta në Shqipëri, ku vështirësia më e madhe nënkupton pasigurinë e jetës çdo ditë nëntokë. Minatorët punojnë në kushte të pafavorshme, ku mungojnë mjetet profilaktike dhe ku në shumë raste, plagosjet apo vdekjet që vijnë si pasojë e punës, kalojnë në heshtje, pa vëmendjen dhe dëmshpërblimin e merituar, rëndom në kundërshtim me Kodin e Punës dhe legjislacionin shqiptar. Ky është “normaliteti” morbid tash sa kohë, i një qyteti mbarë, ku nuk ka alternativa të tjera punësimi, përveç minierës…
Sindikata e vjetër, duke i tradhëtuar minatorët në këmbim të drekave dhe darkave të majme të ofruara nga menaxherët dhe drejtorët e “Albchrome”, meritonte të zëvendësohej nga një sindikatë e re, demokratike, e udhëhequr nga vetë punëtorë/et e që përfaqësonte vullnetin e tyre. Elton Debreshi ishte ndër ithtarët e kësaj nisme, për t’u theksuar, të nevojshme. Rezistenca e kompanisë “Albchrome”, udhëhequr nga Samir Mane, karshi sindikatës së re, tejkaloi çdo kufi normal ndërveprimi mes punëdhënësit e punëmarrësit kur Elton Debreshi u pushua nga puna, së bashku me të tjerë kolegë dhe anëtarë të sindikatës, vetëm për shkak të krijimit dhe bërjes funksionale të kësaj të fundit. Protestat dhe manifestimet e njëpasnjëshme që nisën në Bulqizë në nëntor dhe dhjetor 2019 e që më pas vazhduan në Tiranë në janar 2020, u konsideruan “të palejueshme” nga shteti dhe u pritën me persekutim e dhunë kundër protestues/eve minatorë e aktivistë/e, ku disa syresh edhe u arrestuan e u mbajtën në qelinë e komisariatit numër 1 në Tiranë, për disa ditë.

Fakti që arrestimet ishin të paligjshme, njëlloj sikurse pushimi nga puna i minatorëve dhe kjo paligjshmëri nuk u mor parasysh e nuk u adresua kurrë, la të kuptohej se përpjekja e minatorëve të “Albchrome” për të përmirësuar kushtet e tyre të punës, për të përftuar kontratën kolektive dhe statusin e minatorit shkonte përtej mosmarrëveshjes me kompaninë ku ishin të punësuar, Bulqizës dhe kolektivitetit të tyre.
Kjo është një çështje thellësisht politike, e cila u intensifikua më tej në çastin kur Samir Manes iu dha rishtas dorë e lirë nga shteti, përballë grumbullit të pambrojtur dhe të varfër të punëtorëve të tij. Të braktisur nga shteti e punëdhënësi, të bojkotuar e censuruar nga media, të harruar edhe nga vetë shoqëria, e vetmja zgjidhje për minatorët e Bulqizës u konsiderua politizimi i çështjes së tyre dhe çuarja e saj në parlament nga ata vetë. Ishin këto arsyet, së bashku me idealizmin se qytetarë/et e Shqipërisë gëzojnë mundësinë dhe forcën për t’u bërë bashkë e për të marrë frenat e jetës së tyre në dorë, që shtynë në kandidimin e Elton Debreshit në qarkun e Dibrës. Prandaj dhe fushata e tij elektorale u përqëndrua kryesisht te statusi i minatorit, të drejtat e tyre dhe Bulqiza në një perspektivë të ngushtë.

Megjithatë, qasja e Debreshit-kryetar sindikate shpesh e hijëzonte Debreshin-kandidat për deputet duke qenë se e kufizonte kandidaturën e tij te çështja e minatorëve. Padyshim, përftimi i të drejtave të minatorëve qëndron përtej tyre. Arritja e tyre do të ndizte një dritë jeshile për kauzën punëtore dhe organizimin sindikal në të gjithë Shqipërinë, duke ofruar shpresë e nxitur motivim në të tjerë sektorë të punësimit, si fasoneritë, call center-at, rafineria e naftës etj. Por një fushatë elektorale i drejtohet një masiviteti të atillë njerëzish, që presin ta shquajnë në mënyrë konkrete problematizimin e çështjeve të tyre personale, si garanci për t’u përfshirë plotësisht më pas, jo vetëm në fushatë, por sidomos në votime. Një fushatë elektorale përpiqet t’u thërrasë të gjithë njerëzve, jo vetëm disave prej tyre.

Në fushatën e Debreshit mungonte sensi gjithpërfshirës. Ajo që në thelb nisi si një rrugëtim shpresëdhënës, që premtonte ndryshime thelbësore për gjithkënd, rrugës u reduktua në një organizim të ngurtë e të mbështetur në dy shtylla të brishta politikbërjeje: traditën zakonore dhe patriarkalizmin.
Gjatë takimeve elektorale ngacmoi fakti se kandidati i pavarur Elton Debreshi, në vend të votës, po u kërkonte qytetarëve “besën”. Nocioni i besës, lidhur ngushtë me “burrninë”, si zëvendësim i të drejtës kushtetuese të votës është problematik dhe i mëshon një sistemi “dokesh” të funksionuari dhe arkaizmi shoqëror, për të cilin nuk ka vend në 2021 dhe që nuk i kontribuon askujt, përfshirë vetë kandidatin. Në 2019, për persekutimin dhe pushimin nga puna, Elton Debreshi kërkonte respektimin dhe zbatimin e ligjit, jo “hakmarrjen”. Përse në zgjedhjet 2021 kërkesat e tij u reduktuan te “besa” në vend të “votës”?
Ndër të tjera, mungesa e theksuar e prezencës së vajzave dhe grave në takimet elektorale shkaktonte një ngërç të pajustifikueshëm shoqëror e politik. Të ulur këmbëkryq, si dikur në odat që pleqëronin leximin e saktë të Kanunit, djem e burra, dëgjonin herë Elton Debreshin, herë aktivistët e Organizatës Politike, kryesisht djem dhe burra, teksa përpiqeshin t’i bindnin banorët e zonës për të votuar numrin 13 në Dibër.
Në këtë fushatë u reflektua ndjeshëm mungesa publike e vajzave dhe grave. Kjo “zhdukje” e ekzistencës së tyre u përforcua më tej, në çastin kur kandidati i pavarur për deputet Elton Debreshi, u zotua përpara grumbullit të burrave të zonës, se me fitimin e zgjedhjeve, në parlament do të fliste (edhe) në emër të vajzave dhe grave të Bulqizës. Një zotim në dukje i ndjerë, por padronizues, shfajësues, patriarkal, i panevojshëm dhe larg progresivizmit që kërkojmë të rrokim si shoqëri.

Shqipëria mbetet një shoqëri tradicionale dhe patriarkale, ku ndarja e hapësirës publike dhe private, veçanërisht në zona të thella të veriut por jo vetëm, vijon të mbetet e gjinizuar, ku publikja trajtohet si pronë e përbashkët e burrave ndërsa privatja, si hapësira ku gruaja lejohet të frymojë, për aq kohë sa ajo i shërben pjesëtarëve burra të familjes e në veçanti, kryepatriarkut, që zakonisht qëllon të jetë i ati ose bashkëshorti i saj. E megjithatë, në terrene kaq të vështira si Dibra, ku rregullat e lojës funksionojnë kahera sipas logjikës së më të fortit, vajzat dhe gratë ia kanë dalë të krijojnë mekanizma për t’u çliruar sadopak nga dhuna patriarkale e sistemore, përmes motërsisë e solidaritetit me njëra-tjetrën.

Në minierat e Bulqizës, një numër i konsiderueshëm grash punojnë me kohë të plotë, në seleksionimin dhe pastrimin e kromit. Ato nuk paguhen njëlloj si minatorët burra, për faktin e vetëm se janë gra. Gjithashtu, puna e nënpaguar tyrja, pasohet nga puna e papaguar në shtëpi, përmes larjes, shpëlarjes, gatimit, kujdesit për fëmijët e të moshuarit e shtëpisë. Por shumë syresh mbijetojnë kësisoj, rëndom vetëm, me disa të holla mënjanë sa për ushqim një ditë më shumë e ëndrra për një kohë pa pranga duarve e qafës.

Në programin elektoral të Elton Debreshit, gratë përmenden vetëm në dy raste: 1) Në zotimin për njohjen e kontributeve dhe përftimin e pensionit të plotë për gratë që punojnë në seleksionimin e kromit dhe 2) Zhdukjen e dallimit në paga për të njëjtën punë mes grave dhe burrave. Dy çështje të rëndësishme, por të pamjaftueshme. Kush kujdeset për shëndetin e përgjithshëm dhe atë riprodhues të të gjitha grave në Dibër, e veçanërisht të atyre që punojnë në minierë? Si garantohen kushtet e sigurisë në punë edhe për gratë? Cila do të ishte një mundësi për lehtësimin e barrës së punës së papaguar të grave? Kush kujdeset për rritjen dhe mbarëvajtjen e fëmijëve të grave që janë edhe nëna e punojnë në minierën e Bulqizës apo tjetërkund në Dibër? Po për gratë e papuna cila do të ishte zgjidhja? Çfarë nismash për shërbime komunitare që u vijnë në ndihmë veçanërisht vajzave dhe grave do të mund të nxiste në parlament një kandidat i pavarur si Debreshi? Cili është qëndrimi i kandidatit të pavarur, lidhur me çështjen e abortit për vajzat dhe gratë? A do të ishte i gatshëm ky kandidat të hartonte mekanizma, që i mbrojnë vajzat dhe gratë në punë nga diskriminimi për shkak të gjinisë, orientimit seksual, etnicitetit apo fesë? Cilat do të ishin nevojat më urgjente të vajzave dhe grave të zonës së Dibrës? A është edukimi një çështje emergjente? Po edukimi seksual, mekanizmat për parandalimin e dhunës? Ndoshta, ftesa e drejtpërdrejtë dhe përfshirja e vajzave dhe grave, banore të Dibrës, do të kishte provokuar një fushatë njëmend gjithpërfshirëse. Të dëgjuarit e tyre, bashkëveprimi me to, mund të kishin ndihmuar në përftimin e disa përgjigjeve të rëndësishme, që do ta kristalizonin më tej apo plotësonin edhe boshtin qendror të fushatës; atë të njohjes më konkrete të vetë kandidatit dhe programit të detajuar tijit.

Megjithatë kjo nuk ndodhi në fushatën e Elton Debreshit dhe në asnjë nga fushatat e tjera zgjedhore, përfshirë fushatat e tri kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ku prezenca e djemve dhe burrave binte më së shumti në sy. Edhe këta kandidatë të pavarur e kishin më të lehtë të flisnin për gratë, sesa me gratë. Në një kohë kur gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë, janë votuese dhe përfshirja masive e tyre mund të përcaktojë kahun, nga i cili shkon rezultati përfundimtar zgjedhor (si në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ku pjesëmarrja dërrmuese e grave në proces, i siguroi Partisë së Lëvizjes Vetëvendosje një fitore të ndjeshme në vend).

Që prej çeljes së fushatës elektorale nga të gjitha partitë dhe kandidatët, gratë nuk ishin pjesë e bisedimeve “gju më gju” me popullin sepse konsiderohen të parëndësishme, qytetare të dorës së dytë e shtojca të burrave pranë tyre ose kur ishin pjesë përbërëse e fushatës, roli i tyre ishte dytësor dhe i sipërfaqshëm. Ato ose shërbenin si elementë dekori elektoral për të ndihmuar ngritjen e imazhit politik të kandidatëve në sy të votues/eve ose për të përmbushur rolin e spektatoreve të heshtura, ku trupat e tyre dhe reagimi në kohën e mënyrën “e duhur”, pritej të mbushte radhët e mitingjeve e të shtonte ngazëllimin për fushatën.

Protestat e fundit masive në Shqipëri, nga vajza dhe gra anembanë vendit, në Mirditë, Bulqizë, Lezhë, Rrëshen, Shkodër, Berat, Tiranë etj. kanë treguar se konteksti shoqëror në këtë çast në kohë nuk është domosdoshmërisht aq i errët sa ç’mund ta paragjykojmë. Vajzat dhe gratë, më në fund po ngrihen për të drejat e tyre, për të drejtën e jetës, të punës, të pagës; për të drejtën mbi trupat e tyre dhe atë të të gëzuarit të vendit që u takon në hapësirën publike. Ato meritojnë përkrahje dhe solidaritet.

Çlirimi shoqëror yni nuk mund të ndodhë pa çlirimin e njëkohshëm shoqëror të gruas. Përpjekja e përbashkët nënkupton të qëndruarit krah më krah të grave dhe burrave së bashku, komunikimin e ndësjelltë mes tyre, reciprocitetin e respektit dhe mungesën e kompromisit për të drejtat bazë në jetë. Kauzat nuk i mbivendosen njëra-tjetrës, ato mund të bashkë-ekzistojnë në harmoni dhe të aktualizohen së bashku, nëse e majta (edhe) në Shqipëri, tregohet më mendjehapur dhe e gatshme për bashkëpunim, mes të ngjashmëve brenda gjirit të saj.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur