PARASHQEVI QIRIAZI

TEUTA TOSKA

Teuta Toska ka lindur në vitin 1975 në Elbasan. Ajo është diplomuar në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” për gjuhë shqipe dhe letërsi në vitin 1997 dhe është doktoruar në Universitetin e Tiranës në vitin 2013 në fushë të gjuhësisë. Punon si drejtuese e departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit. Është gjithashtu një nga themelueset dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante. Me këtë institut është përfshirë në veprimtarinë kërkimore dhe botuese që lidhet me figura, si: Gjerasim Qiriazi, motrat Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi etj. Që nga viti 2017 është edhe anëtare e Akademisë së të Rinjve, organ pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Teuta Toska është autore e artikujve të shumtë në fushë të gjuhësisë, historiografisë, filologjisë etj., dhe e teksteve “Elemente të mendësisë shqiptare në frazeologji” (Tiranë, 2014), “Mësime të vyera a fjalë shpirtërisht të folura në mësonjëtoren shqipe të çupave në Korçë (1896)” (Tiranë, 2017) dhe “Parashqevi Qiriazi dhe viti i saj 1919” (Tiranë, 2020).

Parashqevi Qiriazi ishte fëmija i fundit nga 10 fëmijët e Maria dhe Dhimitër Qiriazit. Ajo lindi në 2 qershor 1880 në Manastir. Ishte 22 vjet më e vogël se Gjerasim Qiriazi, 15 vjet nga Gjergji dhe 10 vjet më e vogël se Sevastia. Mund të kuptohet paksa kështu vizioni i saj aq i gjerë për jetën, ambicien dhe guximin njerëzor që e karakterizoi, gjithnjë e rrethuar nga shembuj të tillë zotësie njerëzore dhe përkushtimi atdhetar si ky i vëllezërve dhe motrës së saj. Kuptohet kësisoj edhe fuqia e saj për të mbijetuar dhe përballuar braktisjen dhe mosmirënjohjen e periudhës së fundit të jetës së saj nën diktaturë. Sevastia shkruan në jetëshkrimin e vet:

Kjo motra ime e vogël duhej shumë nga të gjithë ne. Atë e përkëdhelnim të gjithë dhe i vumë nofkën Hyll (Yll), por ajo nuk u llastua. Ishte e dashur dhe e butë. Ishte një vajzë jashtëzakonisht e shkëlqyer. Unë e doja kaq shumë saqë tregoja kujdes të veçantë ndaj saj, sikur të isha një nënë e vogël për të.

Sevastia përshkruan këtu atë marrëdhënie të veçantë që kishte me të motrën dhe që zgjati tërë jetën. Parashqevia shihte tek Sevastia udhëheqësen, mbështetjen, frymëzuesen dhe, nga ana tjetër, Parashqevia i ishte ndihmë Sevastisë, ishte bashkëpunëtorja e saj, krahu i djathtë, shpesh në këmbë të saj dhe të punëve të saj. Kjo lidhje me Sevastinë bënte që të ishte e tillë edhe me Kristo Dakon, bashkëshortin e Sevastisë.

*

Shkollimin e parë e kreu në Manastir, në shkollën e misionarëve amerikanë të Manastirit, tashmë miq të familjes Qiriazi. Aty duhet të ketë mësuar anglisht, përveç gjuhëve që i dinte nga mjedisi familjar dhe gjeografik i Manastirit, ku dëgjohej shqip, bullgarisht, greqisht dhe turqisht. Në vitin 1900 ajo do të niste studimet, si edhe e motra, në Kolegjin Amerikan të Vajzave në Stamboll, në Fakultetin e Letërsisë. U diplomua në vitin 1904 dhe po këtë vit iu bashkua Sevastisë në Korçë, për ta ndihmuar në Shkollën e Vashave aty. Një vit më vonë, Sevastia niset në Amerikë për të kryer studime të nivelit master në Universitetin e Çikagos dhe Parashqevia do të drejtojë vetë të gjitha punët në shkollë duke e administruar dhe dhënë mësim.

*

Viti 1908 ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, edhe njësoj për jetën e Motrave. Sevastia ftohet për të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit, mirëpo për shkak të ndryshimeve politike që kishin ndodhur, në shkollë kishte shumë punë, kështu që Parashqevia u nis në Manastir në vend të saj. Me kthimin e saj, në janar 1909, së bashku me Sevastinë themelojnë Shoqërinë Letrare të Zonjave Shqiptarka “Ylli i mëngjesit”. Në prill të atij viti Parashqevia organizoi edhe shfaqjen e dramës “Vilhelm Tel”. Shfaqja u prit shumë mirë, njerëzit u entuziazmuan dhe kërkuan që shfaqja të jepej prapë, por autoritetet osmane e ndaluan. Parashqevia u thërrit në gjyq me akuzën se kishte organizuar një shoqëri politike pa lejen e autoriteteve.

*

Në vitin 1909 ajo boton Abetaren “me abecenë që vendosi Kongresi i Manastirit”, e cila shpërndahet gjerësisht dhe krijon atë që njihet si Himni i Alfabetit. Pak e dinë sot, se kjo këngë patriotike aq e dashur për të gjithë ka për autore Parashqevi Qiriazin.

*

Në vitin 1912, së bashku me Kristo Dakon, Parashqevia udhëton në Amerikë për të vijuar studimet në Fakultetin e Pedagogjisë në Universitetin e Oberlinit. Me të mbaruar studimet, kthehen në Korçë. Kjo periudhë deri në mars të vitit 1914 ishte shumë e vështirë. Ishte lufta mes popujve të Ballkanit, por edhe Lufta e Parë Botërore, dhe nën kërcënimin e asgjësimit nga armiqtë e tyre të shumtë Parashqevia, Sevastia e Kristo Dakoja, bashkë me fëmijët e këtyre, u nisën në një udhëtim të gjatë, në fillim në Rumani, Bullgari, e që përfundoi në Amerikë.

Në fund të vitit 1915 Dakot dhe Parashqevia gjenden në Amerikë, me qëllim që të punonin atje për çështjen shqiptare. Në janar të vitit 1917 del numri i parë i revistës “Ylli i mëngjesit”, e përdyjavshme me natyrë kulturore dhe arsimore, e cila drejtohej, administrohej dhe botohej nga Parashqevi Qiriazi. Ajo shkruan rregullisht editorialet aty dhe shkrime të ndryshme. Ndërkohë Parashqevia merr pjesë në veprimtari politike dhe patriotike në rrethet e shqiptarëve të Amerikës, por edhe në rrethet e të njohurve të tyre të komunitetit protestant presbiterian të Amerikës. Në fund të vitit 1917, Kristo Dako dhe Sevasti Qiriazi themelojnë në Amerikë Partinë Politike Kombëtare. Në shkurt të vitit 1918 Partia Politike nxori edhe një periodik, “Albania”. Parashqevia do të përfshihej në shkrime të natyrës politike edhe në këtë organ.

*

Në mars të 1919-ës ajo niset për në Paris, si përfaqësuese e Partisë Politike në delegacionin shqiptar që ishte në Konferencën e Paqes. Përfaqësues të tjerë të këtij organizmi ishin Nuredin bej Vlora dhe Mihal Grameno. Parashqevia qëndron në Paris deri në tetor. Ajo e dokumenton praninë e saj ditë për ditë, me një ditar, por edhe me letërkëmbimin që ka me Dakot në Amerikë.

Në muajt nëntor 1919 – shtator 1920 ajo është në Amerikë, duke vijuar të njëjtën veprimtari politike, diplomatike dhe publicistike, si redaktore e “Yllit”, por edhe si redaktore e “Albania”, që nga marsi i vitit 1920. Ajo kthehet në Shqipëri në fund të vitit 1920 me një ftesë nga Kryqi i Kuq Amerikan për të organizuar shkollat këtu. Në janar të vitit 1922 Sevastia kthehet nga Amerika dhe në tetor 1922 bashkë nisin punën për të hapur një shkollë për vajza, kësaj radhe të një cikli më të lartë dhe në kryeqytet. Parashqevia u bë drejtoreshë e liceut për vajza “Kyrias”, i cili u hap më 2 tetor 1922 në periferi të Tiranës. Në vitin 1925 Dakot dhe Parashqevia blenë një tokë në Kodër-Kamëz, 6 km larg Tiranës dhe në 11 prill 1925 filluan ndërtimin e shkollës së re, e cila u zgjerua edhe me konvikt. Në prillin e vitit 1933, me reformën arsimore të kryer nga Mbreti Zog, shkolla u mbyll.

Ndërtesat qëndruan të zbrazura në shenjë proteste për vendimin që kishte marrë qeveria shqiptare dhe Motrat nuk pranuan t’ia lëshonin me qira shtetit. Përgjatë këtyre viteve Parashqevia u përfshi në të rrallë me ndonjë botim në shtyp. Në vitin 1943 Gestapoja ia zaptoi ndërtesat e shkollës dhe shtëpinë, dhe Motrat me gjithë familjen e tyre i nisën në kampin e përqendrimit në Beograd nga u kthyen gjallë në fillim të vitit 1945. Megjithatë në Shqipëri nisi edhe varrosja e tyre për së gjalli: konfiskimi i pasurisë materiale dhe jo vetëm, zhveshja nga rrobat dhe veprat, urrejtja dhe shpërfillja përçmuese e fitimtarëve të rinj, burgosja e djemve të Sevastisë, vdekja e Gjergjit, vdekja e saj, izolimi i Parashqevisë dhe jeta e mbyllur për vite me radhë.

*

Prej vitit 1945 deri në vitin 1960 askush nuk u kujtua për Parashqevi Qiriazin, me përjashtim të Skënder Luarasit. Pas 15 vitesh regjimi e ndryshoi sjelljen e vet. Në vitin 1960 Presidiumi i Kuvendit Popullor e dekoroi Sevastinë e Parashqevinë me “Urdhrin e lirisë”, ndërsa në 1962, me rastin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, me urdhrin “Për veprimtari patriotike”. Në vitin 1968, më rastin e 60-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Parashqevia, në atë kohë 88-vjeçare,  u ftua në konferencën shkencore të mbajtur me atë rast. Kumtesa e saj, një rrëfim i thjeshtë në kronologji i asaj që arrinte të kujtonte nga ato ditë të Kongresit, ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror. Dëshmitarja e fundit e Kongresit ia doli madje edhe të këndonte për pjesëmarrësit himnin e krijuar prej saj.

Sot do të doja të takoja ndonjë prej pjesëmarrësve që e dëgjuan atë zë dhe atë këngë, për ta kuptuar si ishte ai vallëzim i fundit i mjellmës që po largohej nga bota e të gjallëve për të lënë një emër të pavdekshëm.   

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur