RRËNIMI I VULLNETSHËM UNIVERSITAR

KLAUDINA KUÇI

Klaudina Kuçi ka kryer studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës. Prej 5-vitesh angazhohet si aktiviste në lëvizjen studentore "Për Universitetin". Së fundmi, kontribuon si konsulente e çështjeve juridike për të drejtat e Komunitetit Rom dhe Egjiptian, në organizatën CEO - Fuqizim dhe Organizim Komunitar.

Hartuesit e politikave në shkallë botërore i janë përgjigjur pandemisë COVID-19  me masa të ashpra. Si rezultat i rrezikut dhe pasigurisë së shkaktuar nga virusi, aktiviteti ekonomik është tkurrur, duke goditur fort veprimtaritë e kompanive dhe punëtorët/et, aktivitetet e të cilëve mbështeten më së shumti në kontaktet ballë për ballë.

Vendet me të ardhura të ulëta dhe kapacitete të pakta shtetërore, që kanë dhe infrastrukturë më të dobët institucionale përballen me një ekuilibër edhe më të vështirë midis masave të politikave të shëndetit publik dhe kostove të tyre ekonomike. Një aspekt po aq i rëndësishëm është ndikimi i politikave që përdoren për të luftuar pandeminë, sa kohezive janë dhe sesi u përgjigjen në të vërtetë nevojave të popullatës. Ndërsa kostot e menjëhershme të krizës janë të mëdha dhe të dukshme, pasojat afatgjata janë më pak të dukshme, por potencialisht më të mëdha.

Shëndetësisë, si një ndër shtyllat bazë të mirëqenies së shoqërisë, krahas i qëndron arsimi dhe punësimi, njësoj të varura prej largpamësisë ose dritshkurtësisë së politikave shtetërore, buxheteve dhe manovrave ekonomike. Në aspektin arsimor, prej studimeve empirike të bëra rishtaz vërehet, sesi pandemia po ndikon në komodifikimin e sistemit të mësimdhënies, metodave dhe nevojave studimore – duke e shndërruar me shpejtësi të gjithë eksperiencën dinamike arsimore, në vetëm një marrëdhënie të ndërvarur dhe të kushtëzuar prej ekranit të kompjuterit a telefonit.

Nëse vitin e kaluar studentë/et semestrin e parë të studimeve patën mundësi ta ndiqnin mësimin nga auditoret e universitetit, këtë vit do ta kenë të pamundur.

Kjo, sepse si shkak i pandemisë, mësimi u zhvillua në rrjet.

Këto pasoja duket se do të jenë afatgjata dhe ashtu si me krizën në tërësi, shtresat e varfra dhe grupet e nënrenditura – sikurse dhe është vënë re – pritet që t’i vuajnë më së shumti ndryshimet gjatë dhe post-pandemike. Në një sistem arsimor problematik si i yni, ku në nivelin publik, studentë/eve nuk u sigurohet nga shteti (minimalisht) as qasje e lirë në internet e programe të mundësuara prej vetë universiteteve – tendenca e vështirësisë rritet deri në dhimbje.

Ndërkohë,  thirrjet për pezullim të tarifave, duket se kanë rënë në vesh të shurdhër dhe duar të paaftësh për të gjeneruar zgjidhje –  meqenëse prej taksave studentore mbahet rreth 60% e buxheteve universitare. Tarifa këto, që në periudhën e shkollimit fantazmë e shtojnë më shumë peshën e barrës tashmë të rënduar për familjet, pjesëtarë/et e të cilave – përveç stresit konstant të (pa)punësimit në pandemi, me rroga të reduktuara, por me ngarkesë të shtuar – tashmë u duhet të kthejnë një faqe tjetër në listën e borxheve, vetëm për të paguar shkollimin nga ekrani të fëmijëve të tyre.

Të prekura më së shumti në këtë mesele-pandemike-universitare janë gjithashtu vajzat studente, ose aspirantet për studente, të cilat si dritare pavarësimi, lirie dhe shkëputjeje nga gjiri familjar konsiderojnë auditoret universitare.

Mundësitë janë të larta, që gjatë kësaj krize pandemike të parashikohen shifra dërrmuese për vajzat, të cilat nuk mund t’i rikthehen më dyerve të universitetit. Për këto mungojnë të dhënat, ashtu sikurse mungojnë edhe për bilancet e vajzave, të cilave për shkak të situatës së krijuar do t’u pamundësohet edhe regjistrimi për herë të parë si studente në fakultet, për vitin akademik 2020-2021. Ndonëse ato kanë punuar fort gjatë gjimnazit, që rezultatet e mira t’u mundësonin çeljen e dyerve të auditoreve, si e vetmja biletë fluturimi e shpëtimi nga atmosfera ndrydhëse shtëpiake, si amvisë, punëtore, apo nuse e ardhshme. Cili baba do t’a dërgonte atë fillikat në Tiranë, pa fletore në çantë, pa lekë në xhep, por të gatshme për të fituar lirinë? Ose më mirë thënë: Cila familje do ta përballonte këtë?!

Duke u nisur dhe sipas eksperiencës së virusit Ebola, ndërsa shkollat atëherë u mbyllën, fëmijët – kryesisht vajzat – nuk ishin në gjendje të mësonin mirë, ose fare në shtëpi, pasi atyre iu ngarkuan përgjegjësitë në kujdesin për shtëpinë, familjen dhe fitimin e parave. Tashmë, për shkak të ekonomisë së rënduar nga situata e krijuar me virusin së fundmi, sidomos në zona periferike, gjasat janë të larta që të shkojmë drejt rezultateve të ngjashme me ato që virusi Ebola solli disa vite më parë. Pra vajzave kryesisht, të qenit të paracaktuara për të marrë përsipër përgjegjësitë familjare, do t’u vështirësojë qasjen në dyert e universitetit edhe pas normalizimit të situatës me virusin.

Tashmë, me vajzat andejpari, familjet do të jenë në gjendje t’u ngarkojnë më shumë punë shtëpie.

Nëse dikur vajzat do të kishin orët që kalonin në shkollë vetëm për arsimin, tani, ka shumë të ngjarë që atyre do t’u duhet të ekuilibrojnë njëkohësisht punët e shtëpisë dhe mësimet nga interneti. Kjo mund të ndikojë që ato gradualisht ta lënë pas dore shkollën.

Veç kësaj, duke qenë se situata ekonomike po përkeqësohet ndjeshëm, të ardhurat familjare rrjedhimisht janë pakësuar… Kjo mund t’i detyrojë në një farë mënyre vajzat që përveç barrës shtëpiake që nuk sjell të ardhura ekonomike, t’u “shtrohen” punëve gjëkundi. Por, mundësitë nuk janë shumë. Për vajzat mbetet që ato të punësohen në rrobaqepësinë a këpucarinë e zonës, call-center, bujqësi, punishte, apo në rastin më të mirë, ato mund të kujdesen për fëmijët e ndonjë familjeje në gjendje të mirë ekonomike – për çikërrima.

Ndërkaq, pas orëve intensive në punë, lodhjes fizike e psikologjike, këtyre vajzave mund t’u pamundësohet ndjekja e ligjëratave në internet, apo përshtatja me orarin kur pedagogu/ja e sheh të arsyeshme për t’a zhvilluar mësimin. Ndaj, sikur të mos mjaftonte vetëm frustrimi, kushtet dhe keqtrajtimi që u duhet të kalojnë në këto degë të punësimit, ato janë të rriskuara edhe sa i përket të drejtës së tyre të edukimit të vazhdueshëm.

Duke u nisur dhe nga një raport i UNESCO-s, i cili paralajmëron se nëse situata me Covid-19 vijon në kushte të tilla, si me virusin Ebola dhe pa u adresuar masa parandaluese e politika të posaçme, atëherë do të jetë i pashmangshëm thellimi i boshllëqeve gjinore në arsim dhe vajzat do të rrezikohen më shumë përsa i përket abuzimit seksual, shtatzanisë në adoleshencë dhe martesës së detyruar e në moshë të hershme.

Është me rëndësi të veçantë të përmendim zonat periferike, ku mundësia për të patur proces të rregullt mësimor, apo minimalisht dëgjesa dhe ndërveprim nëpërmjet ligjëratave në rrjet është angari më vete, sepse qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë politikë lehtësuese në këtë drejtim për familjet në vështirësi ekonomike. Porse është kujdesur që të krijojë mundësitë e bamirësive televizive dhe biznesore për të dhuruar telefona, laptopë e paketa të bollshme për të gjorë/at “më fatlume”.

Pas ligjit të arsimit të lartë kryekëput diskriminues, që nxit pazaret në universitetet publike dhe konsumin e shpejtë të diplomave  në masë, kriza e koronavirusit mund të rezultojë si masakra e dytë, e cila do të vulosë dëmet e së parës.

Andaj nevojitet reagim i menjëhershëm me paketa të posaçme ekonomike e sociale për mbulimin e nevojave të studentë/eve e stafeve pedagogjike, si dhe pezullim tarifash deri në rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë. Vetëm atëherë mund të fryjë një erë e re pas koronavirusit, me arsim publik falas, mundësi të barabarta dhe organizim të mirëfilltë universitar.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur