MOTËR

ARDIANA PRISHTINA

Ardiana Shala Prishtina u lind në vitin 1983 në Prishtinë. Në vitin 2012 u diplomua në psikologji, në FU Berlin. Është autore e shkrimeve të ndryshme publicistike, kryesisht të botuara në "Sbunker", në platformën online "Kosovo 2.0" dhe revistën për shoqëri e kulturë "Dialogplus". Shkrimet letrare të saj janë botuar në shqip; rumanisht (me përkthim të Ardian Kyçykut) dhe gjermanisht (me përkthim të Zuzana Finger) në revista letrare dhe antologji të ndryshme. Ndër të tjera në: "A dangerous method" (Tiranë, 2015); "Poesis internațional" nr. 20 (Bukuresht, 2017); "Haemus Plus" nr. 1 (Bukuresht, 2017); "Lirindja" (Prishtinë, 2018); “Letërsia lëvizëse” (Prishtinë, 2018); "Das Zündblätchen" nr. 89 (Meissen, 2018); "Ostragehege" nr. 90 (Dresden, 2018); "Abwärts" nr. 31 (Berlin, 2019); "Der Maulkorb" nr. 25 (Dresden, 2019) dhe “Feuerstuhl” nr. 3 (Ostheim vor der Rhön, 2020).

Sonte nji dhimbje
s’asht ma veç e jotja motër.
Prej fundit të territ tand
në fytin tem piskama jote
sot mu ba bukë.
E un tash kam me e ça qiellin
mbi ty i randë që u lëshue
si hije e t’kalumes
që t’i numron plagët e përdhunimit
e kam me e ça
e kam me e ça
e ma kurrë vet ti s’ke me kajtë
deri sa t’na bahet vaji dritë
un jam në fund të atij bunari
tue ta pritë
ankthin që t’ka kapë
e kam me e përkdhelë
deri sa t’më bahet grusht
me rrxue muret
ku gjini të pikon dhimbje kanunore.
Le të ndërtohen muret me njersë
jo me gjak grueje oj motër
se as ti as un
s’jena të marume
prej eshnave që nuk thehen.
E kjo thymje
nëse nuk çanë qiellin
ka me e ça tokën ku rrinë
përmendoret të forta prej burri. Si guri.
Motër, si guri. E si flamuri
që u rrit në prehën tonin.
Në fytin tand piskama jeme
sot tu baftë bukë.
Se ma e fortë se çdo guri asht buka që ndahet.
Po kena me e thye, un po të them.
E ma kurrë vet un s’kam me kajtë
deri sa t’na bahet vaji dritë
ti je në fund të atij bunari
tue ma pritë
ankthin që m’ka kapë
e ke me e përkdhelë
deri sa të të bahet grusht
me rrxue muret
ku gjini më pikon dhimbje kanunore.
Se jena motra. E motrat ndajnë gjithçka.
E motrat ndajnë piskamën.
Qielli po vuen me u ça.
Deri sa t’na bahet loti ngjyrë
që shkruen historinë, motër.
Se ma e fortë se burri, se guri motër
asht buka që ndahet. 

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur