PARADA E BARAZISË

KEVIN JASINI

Kevin Jasini është diplomuar në Universitetin e Tiranës. Pjesëmarrës në disa iniciativa që synojnë promovimin e rinisë aktive dhe angazhimet e tyre në shoqëri. Pjesëmarrës i rregullt në aktivitete të organizuara nga organizata rinore dhe ato të shoqërisë civile, mbi kauza që ndikojnë në jetën e përditshme të të rinjve në Shqipëri. Vullnetar në disa projekte ku ka mbuluar fushën e Medias dhe të Komunikimit. Prej nëntorit 2018 pjesë e Historia Ime fillimisht si gazetar e më pas si përgjegjës i përmbajtjes për uebfaqen e Historia Ime dhe përmbajtjes në rrjete sociale.

“Parada nuk është vetëm një marshim, por frymë. Atë nuk e mban gjallë numri i njerëzve që parakalojnë, por mendjet tona që kanë mundësinë ta rikrijojnë.”

Shkurt 2020, diku larg Shqipërisë flitej për një virus të ri, i cili po përhapej me shpejtësi në Kinë e shumë shpejt pritej të vinte dhe në Evropë. Ndërkohë, në Tiranë mbahej takimi i përhershëm i aktivistë/eve të organizatave LGBTI+, për organizimin e Paradës së Krenarisë për vitin 2020.

Ishte e vështirë të zgjidhje një temë të vetme, për t’u bërë kryefjalë e marshimit për vitin 2020. Nga vetëpranimi, te të drejtat e komuniteteve dyfish të margjinalizuara brenda atij LGBTI+, të gjithë ishim të dyzuar për të caktuar lajtmotivin. Shkurti kaloi shpejt, ndërsa Marsi na gjeti ende të pavendosur për shumëçka, derisa rastet e para me COVID-19 u shfaqën në Shqipëri.  Brenda javës e gjetëm veten duke u zhvendosur, nga diskutimi për organizimin fokus-grupeve, te lajmërimi se punën duhet ta kryenim tanimë nga shtëpitë e se na duhej të respektonim rregullat e reja të diktuara nga pandemia.

Maji dukej tepër larg e realizimi i Paradës së Krenarisë, thjesht i pamundur.

Kapacitetet e organizatave LGBTI+ u përqendruan te ndihma e drejtpërdrejtë ndaj pjesëtarë/eve të komunitetit. Ndërsa lajmërohej mbyllja e aktivitetit ekonomik, rastet e të rinjve dhe të rejave LGBTI+ të papuna, sa vinin e shtoheshin. Bashkë me to rritej dhe pasiguria për strehim në javët në vijim. Koncepte si pranimi shoqëror apo marshimi për barazi filluan të dukeshin të largëta e të huaja; tanimë flitej për mungesë ushqimesh, rrezik të shtuar për shëndetin e punonjës/eve të seksit, për të prekurit me HIV, si dhe për ato të rinj e të reja të komunitetit, që përveçse po mbeteshin pa punë dhe pa asnjë alternativë, diskutohej edhe për kthimin e tyre në familje dhe në mjedise jopranuese për ta/to, ku dhuna është prezente në shumicën e rasteve.

“Por pandemia, sado të papërgatitur që na gjeti, ishte disi dhe mënyra e rikrijimit më të mirë të lëvizjes, e afrimit edhe më shumë me komunitetin dhe historitë që vinin prej tij, e pranimit të diferencave të mëdha që ekzistojnë mes nesh dhe shumicës. Mes personave që izolimin social e kanë të vetmen formë mbijetese në përditshmërinë e tyre dhe atyre, të cilëve izolimi social u është diktuar si zgjidhje vetëm për realitetin që pritej të zgjaste thjesht disa muaj, e jo një përjetësi.” – rrëfen një prej aktivisteve LGBTI+ për sfidat dhe përjetimet e komunitetit në tërësi. Përjetime, të cilave iu mbivendosën dhe parehatitë e përshtatjes me gjendjen e re, ndërsa problemet e së shkuarës u thelluan më tej.

Karantina shërbeu për të përforcuar mendimin se vuajtja dhe diskriminimi ndaj personave më të margjinalizuar e më të pafavorizuar të komunitetit LGBTI+, duhet të jetë forca shtytëse e të gjithë lëvizjes për të drejta të barabarta. Të gjithë për një e një për të gjithë!

Vajzat e gratë e komunitetit, guximi përtej personales

Në gjithë këto vite lëvizje, kontributi i vajzave lezbike, biseksuale e transgjinore në krijimin dhe fuqizimin e lëvizjes për të drejta të barabarta për komunitetin LGBTI+ ka qenë forcë shtytëse e pamasë për një shoqëri më të drejtë. Historitë frymëzuese, guximi për të kaluar përtej personales, dëshira për të tejkaluar mbi pritshmëritë e ngurta patriarkale për rolin e tyre në shoqëri, e ka kthyer lëvizjen LGBTI+ në Shqipëri në një prej lëvizjeve me bazë të gjerë feministe.

Barazia gjinore është koncept ende i vagullt për shoqërinë shqiptare, aq më tepër kur flitet për gra e vajza LBT+, por janë pikërisht këto zëra të fuqishëm të lëvizjes, që e mbajnë ende atë në pararojë të debatit publik për të drejta të barabarta në Shqipëri.

Lola është një prej vajzave transgjinore më të guximshme të komunitetit. Krenare për identitetin e saj, prej vitesh nuk ka më frikë e nuk detyrohet të fshihet apo të jetojë nën pritshmëritë e shoqërisë. Lola ishte gjithashtu dhe një nga zërat më aktivë gjatë paradës së krenarisë online, e cila u mbajt përgjatë muajve prill-maj në rrjete sociale nën emrin e Tirana #PrideON.

Ndryshe nga një pjesë e madhe e komunitetit, Lola e përjetoi mirë kthimin në familje. Në fjalët e saj: “Më dukej vetja e sigurtë brenda mureve të shtëpisë, pas ankthit që kam përjetuar në ditët e para të pandemisë.”

Për të mungesa e transportit publik dhe burokracitë në nxjerrjen e lejes për dalje ishin shqetësimi kryesor, aq sa e detyruan të bëj në këmbë rrugën nga Tirana në Durrës, për t’u kthyer në familje e për të mos kaluar e vetme ditët e vështira të karantinës. Por historia e Lolës mund të veçohet si nga të paktat histori pozitive në këto kohë të vështira për të gjithë personat e pafavorizuar në shoqërinë shqiptare.

Pandemia përkeqësoi dukshëm situatën e komunitetit LGBTI+ në Shqipëri, kryesisht atë të komunitetit transgjinor, i cili e gjen veten të margjinalizuar dhe vetë brenda komunitetit. Në një raport të hartuar nga Aleanca LGBT për situatën socio-ekonomike të komunitetit LGBTI+ gjatë pandemisë, konstatohet realiteti se: “Komuniteti transgjinor në Shqipëri e ka shumë të vështirë të punësohet, pothuajse të pamundur, fakt ky që konfirmon edhe njëherë, se për fat të keq, edhe brenda vetë komunitetit LGBTI+ ka një hierarki të margjinalizimit, ku komuniteti transgjinor, që njëherazi sfidon në mënyrë më kritike normat dhe stereotipet gjinore të shoqërisë shqiptare, mbetet më i diskriminuari.”

“Përfshirja në punën e seksit është parë si mënyra e vetme për të mbijetuar nga komuniteti transgjinor. Mirëpo, gjatë periudhës së pandemisë një pjesë e tyre e kanë pasur të pamundur të punojnë si punëtore seksi dhe si rrjedhojë kanë humbur të ardhurat e domosdoshme, për të përmbushur nevojat bazike si ushqimi, strehimi, medikamentet.”

Kthimi në familje ishte i vështirë për shumë persona të komunitetit. Sipas të dhënave të siguruara nga Aleanca, vetë komuniteti raporton se 30 përqind e tyre e ka përballuar këtë krizë falë mbështetjes së familjes, ndërsa vetëm 1.7 përqind e tyre e kanë tejkaluar krizën falë mbështetjes nga shteti.

“Nga ana tjetër, 60 përqind e LGBTI thonë se ia kanë dalë mbanë vetë, një shifër inkurajuese që vërteton nivelin e lartë të aftësisë për t’u përshtatur (reziliencës) mes komunitetit LGBTI.”

Frymëzues gjithashtu është fakti se midis komunitetit ka vajza aktiviste, të cilat rezistencën e tyre dhe guximin po e kthejnë në katalizator të ndryshimeve të nevojshme ligjore për të nisur procesin e normalizmit dhe njohjes së familjeve jotradicionale.

Përpos historisë së Xheni Karaj, e cila me partneren e saj është në përpjekjet e para të njohjes së partnertetit të tyre nga institucionet, ka dhe të tjera çifte vajzash e djemsh, që po sfidojnë mentalitetin e ngurtë me historitë e tyre të bukura të dashurisë, vetëpranimit dhe tejkalimit të frikës për të dalë hapur në shoqëri.

Pandemia vërtet detyroi shumë individë të komunitetit LGBTI+ të kthehen në familjet e tyre jopranuese, por nga ana tjetër konsolidoi dhe përpjekjet individuale te aktivisteve si Entela dhe Jeta* për të çuar një hap përpara njohjen e familjes së tyre nga autoritetet shqiptare. Për to vështirësia më e madhe gjatë izolimit ishte fakti, që ligjërisht bashkë mund të dilnin vetëm bashkëshortët ose ata që kishin lidhje gjaku. Ne na lidh vetëm dashuria për njëra-tjetrën dhe kjo gjë nuk është e mjaftueshme para syve të ligjit shqiptar.

Pandemia dukshëm ka nxjerrë në pah edhe njëhere pabarazitë ligjore dhe pasojat që ato sjellin në të tilla momente krizash, prandaj për lëvizjen ka ardhur momenti i kthimit të shqetësimeve që dhjetra çifte LGBTI+ kanë hasur ndër vite, në veprime konkrete ligjore për ndryshimin e situatës.

Në muajt në vijim pritet të nisë dhe ndjekja e të drejtës së familjes për individët LGBTI+ në rrugë ligjore.  Një moment historik pë vendin tonë, i cili pritet të hapë një faqe të re në lëvizjen LGBTI+.

Parada Online – nuk ka drejtësi për LGBTI+, nëse nuk ka demokraci për të gjithë

Nën këtë thirrje, parada online mblodhi aktivistë/e dhe individë të komunitetit LGBTI+, këtë vit rreth idesë së solidaritetit dhe përshtatjes së lëvizjes me kushtet e reja të diktuara nga pandemia. Nuk u fol vetëm për të drejtat e komunitetit LGBTI+, por dhe për situatën e vështirë të krijuar prej pandemisë në terma të përgjithshëm, me vendime të njëanshme të autoriteteve, ndalim të ushtrimit të të drejtave themelore për qytetarët dhe lënien në harresë të grupeve më në nevojë të shoqërisë.

Foto nga Tirana PrideON 2020

Ajo që nuk arriti të realizohej nga autoritetet as këtë vit, u realizua nga solidariteti mes aktivistë/eve, puna e organizatave LGBTI+ dhe mbështetja e donatorëve të huaj.

Qendra “Streha” strehoi dhjetëra individë të komunitetit, ndërsa bashkë me Aleancën LGBT, çdo muaj po ndahen pako me produkte ushqimore dhe higjeno-sanitare, për të ndihmuar në përballjen me vështirësitë ekonomike dhe krizën shëndetësore.

Shifrat shqetësuese të pandemisë, mosmarrja e përgjegjësisë që u takon nga ana e autoriteteve – dhe dëshira e kastës politike për të thelluar krizat artificiale në shërbim të pushteteve të secilit prej tyre – ka rënduar edhe më tej efektin negativ të pandemisë për qindra mijëra qytetarë/e të këtij vendi e kryesisht, për personat e margjinalizuar në shoqëri. Nëse para 10-vitesh flitej për drejtësi për LGBTI+, barazisht me të gjithë individët e tjerë të shoqërisë, sot kauza është shumë më e gjerë.

Kauza e komunitetit LGBTI+, qëndresa e tyre, zhvillimi i paradës së krenarisë në rrjet dhe në kushte pandemie janë shembuj konkret, që dëshmojnë aftësinë për t’u përshtatur në gjendjen e re të krijuar, jo vetëm prej pandemisë. Kauza shkon përtej aktit të thjeshtë të pranimit ligjërisht të ekzistencës së komunitetit në letër. Në thelb ende luftohet për të drejtën për të ekzistuar e qenë i/e lirë. Pandemia do të mbarojë një ditë, ndërsa ripërtëritja duhet dhe do të vazhdojë; e përshkuar me solidaritet, dashuri, krenari e ngjyra, derisa të sjellë ditë më të mira e drejtësi për të gjithë.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur