TË PAGUARA, TË PAPAGUARA – PUNËTORE TË SHFRYTËZUARA

MIRISHAHE SYLA

Mirishahe Syla është studiuese e çështjeve gjinore. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës në vitin 2014 për Shkenca Politike dhe studimet Master në University of Northern Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka studiuar mbi Gjinitë dhe Gratë. Aktualisht është e angazhuar si Këshilltare për çështje Gjinore dhe si konsulente në projekte që adresojnë të drejtat e grave dhe parandalimin e dhunës në bazë gjinore. Dekonstruktimi i gjinisë si konstrukt social dhe shtjellimi i normave gjinore në kontekstin e Kosovës është interesi i saj i veçantë. Fusha të tjera me interes për Mirishahen janë ekofeminizmi, feminizmi në kontekstin rural, studimet mbi maskulinitetin dhe sesi kjo lidhet ne normalizimin e dhunës, feminizmi transnacional dhe feminizmi i ndërthurur. Mirishahja beson fuqishëm se dija feministe përpos në akademi, prodhohet në rrugë përmes praktikës feministe dhe se feminizmi si teori dhe feminizmi si lëvizje, jo vetëm që e plotesojnë njëra-tjetrën, por edhe mund të mbijetojnë vetëm duke u zhvilluar si të pandara.

“Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, as më plang, as në shpi, kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi” (Kanuni i Lekë Dukagjnit, Nye i Njizetët)

Mënyrat se si është përkufizuar roli dhe vetë qenia e gruas në Kanunin e Lekë Dukagjinit janë  të ngulitura në mënyrë të frikshme në kujtesën dhe të kuptuarit kolektiv të së drejtës dhe identetit të gruas, në shoqërinë shqiptare. Siç kishte vërejtur edhe Edith Durham në rrugëtimet e saj në Shqipërinë e Epërme, çka dokumentohet në Kanun për shoqërinë shqiptare, thuajse është e vlefshme edhe sot, përmbi çdo autoritet tjetër të dijes. Përfshirë këtu edhe fenë, e cila dukej të kishte ndikim të madh në organizimin shoqëror asokohe.  Po si është vallë e mundshme që rregullat e një shkrese të nxjerrë nga një burrë, të vlenin e praktikoheshin madje edhe mbi fenë? Përgjigja mund të mos jetë dhe aq e koklavitur. Ndoshta, sepse ajo që thuhej nga ky burrë, u leverdiste edhe të tjerëve, që i përqafuan aq fort këto rregulla edhe atëherë, kur edhe vetë jeta e tyre rrezikohej e rëndohej. Njeriu pranuaka të rrezikojë kësisoj, në emër të një jete, ku ekzistenca e tij shihet si autoritet i krijuar nga perëndia (sipas fesë) e i legjitimuar nga shoqëria (Kanuni). E gjitha kjo një lojë pushtetesh. Ashtu si  nëpër luftra, ku njerëzit vriten e vrasin në emër të “lirisë”; liria për të ekzistuar sipas termave të atyre, që e duan këtë liri. Prandaj mundet të mos ketë pasur ndofarë vështirësie për burrat shqiptarë, që të praktikonin me kaq bindje këto rregulla të shkruara nga një burrë si ata, sepse në fund të fundit edhe atëherë kur prej tyre do të kërkohej të sakrifikoheshin, kjo sakrificë do t’u siguronte atyre “lirinë” (lexo: pushtetin) afatgjatë si burra.

Duke e konsideruar peshën e asaj që thuhet në Kanun, le t’i kthehemi rregullit i cili është mirëmbajtur me fanatizëm ndër familjet shqiptare: vajza shqiptare nuk trashëgon nga familja. Kanuni e konsideron gruan si një tepricë në shtëpi. Dhe ta mendosh, si mundet dikush që e mundëson jetën dhe mbarëvajtjen e saj për të gjithë familjes, përmes punës së kujdesit dhe riprodhimit social të konsiderohet tepricë në shtëpi? Kjo sepse gruaja shihet si tepricë vetëm në terma ekonomikë. Gruaja në shtëpi, sipas Kanunit, ka shumë detyra që e lidhin atë me rolin e saj si kujdestare dhe mirëmbajtëse të jetës në familje, në këtë kuptim, ajo nuk paraqitet si tepricë. Në fakt, kapacitetet e saj si grua dhe si punëtore shfrytëzohen në përpikmëri, por si grua dhe si punëtore ajo thjesht shfrytëzohet, kjo nuk i shërben asaj që të fuqizohet a të ketë pushtet si rezultat i punës e kontributit të saj – kjo u shërben vetëm burrave. Vetëm burrat si burra dhe si punëtorë fuqizohen nga puna e tyre.

Kohërat (vitet) mund të kenë ndryshuar, konteksti socio-ekonomik gjithaq, por jo i njëjti kusht; gruaja/vajza vazhdon ende të shihet si tepricë në shtëpi. Ajo që ka ndryshuar janë mënyrat, sesi gruaja bashkëkohore” shfrytëzohet e shtypet nga familja patriarkale tradicionale. Nga një tepricë (ekonomike), gruaja e vajza, tashmë shihet si një burim ekonomik. Në emër të fuqizimit ekonomik, vajzat e gratë përbrenda këtyre familjeve, vazhdojnë të shfrytëzohen, si përmes punës së papaguar që kryejnë në shtëpi, gjithashtu edhe përmes punës së paguar jashtë saj. Puna që bëjnë vajzat e gratë, qoftë brenda apo jashtë shtëpisë, vijon të mos mjaftojë aq sa për të fuqizuar pozitën e tyre ekonomike brenda këtyre familjeve. Në fund të ditës, këto vajza e gra punëtore, sërish mbesin tepricë në shtëpi. Kontributi i tyre si punëtore të papaguara në shtëpi apo të paguara jashtë saj, nuk siguron fuqizim të pozitës së tyre, ashtu siç u siguron burrave. Ato vazhdojnë të shfrytëzohen si punëtore të paguara e të papaguara, por jo edhe të fuqizohen si gra a si punëtore. Madje rezistenca më e madhe qëndron pikërisht, në njohjen e punës së grave si punë, sepse një njohje e tillë do të mundësonte edhe fuqizimin e grave – si punëtore.

Vendosur në kontekst

Është e vërtetë që shumë vajza e gra sot mund të gjejnë punë jashtë shtëpisë më lehtë sesa vajzat e gratë para, le të themi, jo më më shumë se 20 viteve. Ky ndryshim, sidoqoftë, paraqitet më shumë si pasojë e nevojës së një sistemi ekonomik kapitalist të uritur, për të shfrytëzuar më shumë fuqi punëtore, sesa si tregues i fuqizimit të grave në vetvete. Këto punë, sidoqoftë –  përjashto institucionet e edukimit dhe shëndetësisë – ndodhen  kryesisht në sektorin privat, aty ku  numri më i lartë i punëtorisë pa kontrata pune, i viktimave të ngacmimeve e dhunës seksuale, i atyre që kanë pozita dhe paga më të ulëta –  përbëhet nga gratë. Kështu shtypja ndaj tyre si gra, të njëjtën që e kanë përjetuar dhe e përjetojnë në institucionin e familjes, vetëm sa reflektohet edhe jashtë shtëpisë, në tregun e punës.

Sidoqoftë, shtypja nuk dyfishohet vetëm në këtë formë, duke i shtypur vajzat dhe gratë si punëtore të papaguara brenda shtëpisë nga familja patriarkale, dhe duke i shtypur ato si punëtore gra në tregun e punës me pagesë. Shtypja në fakt trefishohet. Tanimë gratë shtypen si gra punëtore (të papaguara) në shtëpi, si punëtore gra jashtë shtëpisë, dhe si krah punëtor brenda shtëpisë. Si ndodh kjo? Përmes shfrytëzimit ekonomik që u bëhet atyre.

Së pari, si gra punëtore të papaguara. Vajzat e gratë shfrytëzohen ekonomikisht për punën e tyre në riprodhimin social ne sferën private, në shtëpi. Punë e pavlerësuar, e panjohur, e papaguar.

Se dyti, si punëtore gra jashtë shtëpisë. Vajzat e gratë shfrytëzohen ekonomikisht nga tregu i punës me pagesë jashtë shtëpisë, ku ato vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara, nënpaguara, e të rrezikuara si gra.

Se treti, si krah punëtoresh brenda shtëpisë. Ajo çka ndodh në këtë rast është se gratë, që punojnë jashtë shtëpisë me pagesë, ato vazhdojnë të shtypen dyfish përmes “turnit të dytë” të punës në shtëpi, duke vazhduar të bartin barrën e punëve në shtëpi edhe para se të dalin e pasi të kthehen nga puna jashtë shtëpisë. Sikur të mos mjaftonte, po ashtu gratë shfrytëzohen e shtypen në shtëpi si punëtore, të cilat përpos punës së papaguar që vazhdojnë ta bëjnë në shtëpi, tani shfrytëzohen e shtypen edhe si burime financiare, si punëtore që kontribuojnë në shtëpi me pagesën e tyre, por e cila shkon eksluzivisht për shpenzime familjare dhe prandaj duke mos i kontribuar plotësisht fuqizimit të rolit të tyre brenda në familje. Le ta shohim si ndodh konkretisht…

Ky është rasti tipik i një punëtoreje në sektorin privat në Kosovë. Njoh kaq shumë vajza sot, të cilat punojnë në markete të ndryshme me paga deri në 200 euro, me vetëm një ditë pushim në javë, me deri 10 orë pune në ditë, por që në të njejtën kohë janë duke përfunduar studimet. Këto vajza punëtore, shpesh janë të detyruara që pagën e tyre të mos e shpenzojnë as për nevojat e tyre personale më bazike.

Kjo sepse paga e tyre, në fakt nuk shihet si e tyre.

Asgjë nuk konsiderohet e tyre, as koha madje. Këto vajza, nën petkun e “fuqizimit ekonomik” vazhdojnë të shfrytëzohen nga institucioni i familjes patriarkale dhe ajo që në fakt ndodh është  më shumë “shfrytëzim ekonomik” për to.

Siç e do Kanuni, prej tyre pritet te martohen e “largohen nga shtëpia”. Në momentin kur ato largohen, ashtu si një tepricë e shtëpisë, asgjë në atë vend, përkundër kontributit të tyre të dyfishtë përmes punës së papaguar në familje e kontributit të tyre financiar – asgjë  nuk u takon atyre. Madje për ta ilustruar këtë realitet, në ditën e dasmës, kur ato lënë shtëpinë, iu thuhet “ule kryt se ja merr pasuninë babës”. Kshtu iu tha edhe kushërirës sime, martuar para dy vitesh, teksa hynte në veturën me të cilën do të largohej nga shtëpia. Deri në atë ditë, ajo ishte rritur duke kontribuar në ndërtimin e mirëmbajten e asaj shtëpie. Ajo i kishte mundësuar edhe babait të saj ta kishte (akumulonte)  atë pasuri. Ndërsa tani, ajo po dilte nga aty pa asgjë. Tepricë ekonomike.

Dallimi në shfrytezimin ekonomik të vajzave e grave (që ndodh pikerisht bazuar në gjininë e tyre) dallon sidoqoftë, nga ai i djemve e burrave. Djemtë e burrat, të cilët punojnë jashtë shtëpisë, qoftë edhe ata me kushte të mjerueshme, ashtu siç punojnë punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë, brenda në shtëpi – të paktën u njihet ky kontribut. Statusi i tyre si burra fuqizohet pikërisht nga kjo punë. Përderisa vajzave, puna që ato bëjnë qoftë brenda apo jashtë shtëpisë u njihet vetëm si “kontribut i përkohshëm”.

Ato nuk fitojnë ndonjë status më të mirë në familjet e tyre si shkak i punës së tyre me pagesë apo të kontributit të tyre financiar.

Burrat fitojnë pavarësinë e tyre me punën jashtë shtëpisë. Ata nuk angazhohen në “turnin e dytë” shtëpiak ashtu siç angazhohen vajzat e gratë. Djemtë e burrat e shohin shtëpinë si vend pushimi, ku ata marrin shërbimet që u nevojiten, por të tillë nuk e shohin edhe vajzat e gratë, ndonëse punojnë edhe jashtë shtëpisë. Burrat trashëgojnë pasurinë e shtëpisë, por kjo nuk ndodh me vajzat e gratë, edhe pse ato vetë kanë kontribuar në krijimin e këtyre të mirave materiale dhe jo vetëm.

Burrave u jepen pozita udhëheqëse disa herë më shumë e më shpejt, se vajzave e grave punëtore në të njëjtat kushte. Rasti i një shoqeje sime, e cila ndodhej në përfundim të studimeve ekonomike, punoi për më shumë se dy vite në një nga marketet në Kosovë dhe përkundër dëshmive të shumta se ajo tashmë e meritonte të ngrihej në pozitë, asaj asnjëherë nuk iu ofrua kjo mundësi. E njëjta mundësi, sidoqoftë iu ofrua shpejt një burri pas kësaj. Nëse një punëtore grua guxon të kërkojë ngritje në pozitë, asaj i duhet të zgjedhë në shumicën e kohës midis ndërprerjes së punës, ose të vazhduarit në pozitën e njëjtë, duke llogaritur se tani do të jetë cak i keqtrajtimit edhe më intensiv.

Brenda këtij sistemi të krijuar për kaq shumë vite, të ngulitur thellë në institucionet shoqërore e të mirëmbajtur nga institucionet shtetërore, gratë vazhdojnë të shtypen si punëtore gra dhe si gra punëtore.

Shfrytëzimin ekonomik që na bëhet tani, një ditë do ta kthejmë në fuqizim të plotë ekonomik. Një ditë, nuk do të mbesim vetëm 4% prej nesh, që mund të trashëgojmë pasuri nga familja. Nuk do të mbesim vetëm 14% prej nesh të punësuara me pagesë. Nuk do të mbesim klasë e dytë. Nuk do të mbesim punëtore të shfrytëzuara. Punën tonë do ta përdorim për të fituar lirinë, edhe atë ekonomike. Një ditë, të afërt, nuk do të mund të na trajtoni si “teprica të shtëpisë” sepse shtëpitë do të jenë tonat.

Një ditë, puna jonë do të njihet si punë.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur