Pa titull

AURELA KADRIU

Aurela Kadriu është sociologe dhe hulumtuese me përqendrim në studime që lidhen me kujtesën, socio-urbanizmin, gjininë dhe të drejtat e njeriut. Ka kryer disa hulumtime të cilat lidhen me historinë bashkëkohore të Kosovës dhe rajonit të ish-Jugosllavisë. Aktualisht punon në Qendra Multimedia.

a të dyfishohem

të mos zë kaq shumë vend.

të bie përmbys e çohem?

këtu nuk ka boll vend për mua.

a të mbyll sytë

mos t’ua harxhoj dritë’ e diellit.

bota nuk është e madhe për atë që flet pak.

këtu metri matë me përpikmëri

çdo fjalë

çdo lëvizje

çdo ofshamë

të të urtit.

“Më falni zonjë”:

“fjala juaj ishte shumë e ashpër”;

“frymëmarrja juaj është shumë e rëndë”;

“ju lutem zonjë, a mund ta zvogëloni ekzistencën tuaj?”

“zonjë shumë po qeshni”;

“zonjë pse nuk po qeshni?”

për të përvuajturin nuk ka tahmin,

asgjë nuk është boll,

pak është tepër,

pak mirë është tepër mirë.

pak keq është histeri.

në këtë tokë nuk ka vend për të mjerët,

as një metër katror mbi dhe’ as tri nën dhe’.

11 dhjetor, ’20.

Aurela Kadriu

KTHEHU NË KRYE TË FAQES