BALLAFAQIMI ME ERRËSIRËN: GRATË, LUFTA DHE PËRBALLJA ME TRAUMËN NË KOSOVË

perdhunimi-shota4

SERBEZE HAXHIAJ

Serbeze Haxhiaj është gazetare hulumtuese dhe redaktore e lajmeve, e cila fokusohet në çështjet e korrupsionit, të drejtat e njeriut, sigurisë, ekstremizmit fetar, terrorizmit dhe krimeve të luftës. Aktualisht Haxhiaj është redaktore në Radio Televizionin e Kosovës dhe hulumtuese në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese. Më herët, ajo ka punuar për gazetat e përditshme Rilindja, Zëri, Lajm dhe Koha Ditore dhe ka qenë korrespondente në Prishtinë e medias franceze "Le Courrier des Balkans". Serbeze Hahxiaj është botuar në media të ndryshme prestigjioze si The Financial Times, Der Standard, Neue Zurcher Zeitung, Voice of America, World Politics Review dhe Al Jazeera. Ajo gjithashtu ka punuar për pesë vite si hulumtuese në institutin amerikan Navanti, për kërkim dhe analiza me, bazuar në Washington DC. Për punën e saj gazetareske, ajo është vlerësuar me 18 çmime nga organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë edhe çmimin e BE-së për Gazetari Hulumtuese për vitin 2020.

Normat gjinore dhe mënyra se si janë konsideruar burrat dhe gratë në kohë paqeje, vazhdojnë të mbeten të patrajtuara dhe bashkëngjiten në hapat e ballafaqimit me të kaluarën dhe sidomos në kohë lufte.

Vasfije Krasniqi Goodman ka zbuluar së fundmi një të vërtetë tjetër, rrënqethëse, ndoshta po aq sa historia e saj e dhunimit seksual gjatë luftës kur ishte e mitur. Ajo shpërfaqi një element që mund t’i ketë dekurajuar e frikësuar shumë gra të tjera që aplikuan për njohjen e statusit si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftë.

Pakkush do ta kishte besuar se procesi për njohjen e statusit, për të cilin shumë gra kishin luftuar ndër vite, do të ishte tejet i vështirë ndonëse ajo ishte deklaruar  publikisht dhe kishte kaluar tashmë nëpër dy procese gjyqësore.

“Pavarësisht se e kisha treguar publikisht historinë, Komisioni Qeveritar prapë hezitonte të ma njihte statusin. Kërkonin nënshkrime, dëshmitarë. Erdhi një kohë që thashë se do të hiqja dorë pasi nuk mundesha më,” – ka rrëfyer së fundmi Krasniqi Goodman.

Më shumë se dy dekada pas luftës së viteve 1998-’99, asaj dhe të tjerave iu kërkuan dokumente dhe dëshmitarë/e për ta “vërtetuar” dhunën, se janë viktima. Në një proces shumë më të lehtë morën statusin e veteranit të luftës më shumë se 40 mijë persona.

Përtej narracionit të përhapur për mijëra gra të dhunuara gjatë luftës nga forcat e Serbisë, si pjesë e një makinerie që përdori dhunimin si armë lufte, më pak se 2000 gra aplikuan për këtë status.

Shumica e tyre flasin për një proces të vështirë verifikimi.

Mbi 240 gra (të deklaruara) që aplikuan për statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës u refuzuan, një shifër që ilustron sesa e vështirë mund të jetë të “verifikohen” faktet për dhunën seksuale të kryer më shumë se dy dekada më parë.

Përbuzja e gjatë, la jashtë skemës së aplikimit për statusin shumë gra të tjera (ende nuk dihet sa).

A e ndihmon ligji dhënien e drejtësisë?

Ligji nuk e parashikon njohjen e statusit të viktimës të atyre që vdiqën si rezultat i dhunimit ose kryen vetëvrasje më vonë. Gjithashtu nuk i përmend fëmijët e lindur si pasojë e përdhunimit.

Njohja e viktimave apo grave të tjera pjesëmarrëse apo kontribuese në luftë ka ndjekur një trajektore të mundimshme.

Është dashur më shumë se 15-vjet që zëri i viktimave të dhunës seksuale të fillojë të dëgjohet nga thellësitë e errësirës së traumës së tyre dhe mbulesës së fortë që u kanë hedhur përsipër.

Siç tregon Gjylshene Berisha, një ish-deputete në legjislaturën e pasluftës në Kosovë, stigma gjinore përcaktoi gjithashtu ndjeshmërinë politike: “Në atë kohë mendohej se me heshtje po ruhej familja sepse shumë burra lanë gratë për faktin se ato u dhunuan”.

E përdorur si armë lufte, dhuna seksuale ka qenë gjithmonë efektive në shoqëritë ku janë të rrënjosura thellë normat e pabarabarta gjinore dhe në Kosovë kjo pati pasoja shkatërruese përtej viktimave individuale.

Pabarazia e rrënjosur  mes burrave dhe grave në shoqërinë kosovare shtoi rastet e riviktimzimit të grave dhe këtu edhe ringacmimin e traumës dhe ripërjetimin e dhunës së pësuar, duke minuar më tej rolin dhe vlerat e tyre njerëzore.

Shumë syresh kryen vetëvrasje si pasojë e dhunës në familje ngase si në shumë vende të tjera, dhuna në baza gjinore u rrit në shoqërinë e pasluftës për shkak të rënies së rendit ligjor dhe strukturave sociale. 

Lëvizjet e grave kundër dhunës së regjimit serb sikurse edhe viktimat  e dhunimit, zënë ende vendin e pasmë, pasi në qendër të vëmendjes janë kryesisht kontributet e luftëtarëve burra. Kontributi i grave është matur me standarde të dyfishta, me një peshore të pabalancuar dhe shpesh, mohuese.

Kontributet në luftë, veçanërisht nga gratë viktima, u lanë në hije. Pak gra si Krasniqi Goodman patën kurajo të flasin publikisht dhe të kërkojnë drejtësi. 

Shumë prej atyre që mbijetuan, vdiqën ndër vite pa hedhur dritë mbi përvojat e tyre dhe pa mundur të dëshmojnë. Ndërsa të tjerave, më tepër sesa si mënyrë rezistence dhe ringritjeje, u ka ndihmuar të heshtin, si izolim i turpit dhe gjurmëve të së shkuarës “së palavdishme”.

Në prill të vitit 2000, mjekët në spitalin rajonal në Prizren, gjatë një interviste për Asociated Press po apelonin që dikush të adoptonte një fëmijë të lindur si pasojë e përdhunimit. Një mjeke, duke mbajtur në krahë një foshnjë të cilën e quante Arta, thoshte se ajo duhet të birësohej jashtë vendit, sepse “askush nuk do ta adoptonte një fëmijë të lindur nga dhunimi në Kosovë”.

Në vitin 2013, me arsyetimin e mungesës së buxhetit, 29 gra votuan kundër një draft-ligji fillestar që njihte statusin e viktimave të dhunës seksuale.

Pak ditë më vonë, një aktiviste e të drejtave të grave pasi ishte shprehur në media rreth ligjit për statusin e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe viktimave civile dhe viktimave të dhunimit në luftë, gjeti në hyrje të banesës së saj një letër me porosi T’lutemi mos e mproj turpin se t’pret plumi në ball”! Një shembull sesi dimensionet specifike gjinore të dhunës dhe përvojat e tilla traumatike, lëkundin qëndrueshmërinë e komunitetit dhe kanë pasoja sociale dhe politike që rezonojnë në të ardhmen.

Midis shpresës për drejtësi dhe mirëmbajtjes së të shkuarës.

Vitet e fundit ka avancuar korniza e ndjeshme gjinore e legjislacionit dhe politikave për drejtësinë dhe të vërtetën në Kosovë dhe në nivel shtetëror ka një vëmendje më të shtuar për viktimat dhe perspektivën gjinore. Megjithë përpjekjet, nevojat gjinore ende nuk janë adresuar në mënyrë efektive dhe integrale.

Përderisa krimet mbeten të pandëshkuara, normat gjinore do të përforcohen më tej ndërsa stigma vazhdon. Vendi deri tani nuk ka arritur të krijojë një skemë që u ofron viktimave ndihmë financiare, ndihmë për rehabilitim dhe përfitime të tjera.

Gjithashtu në asnjë nga rastet kur gjykimet kanë përfunduar me dënim, viktimat nuk janë kompensuar. Paditë civile për kompensim i vendosin viktimat në një pozitë të pafavorshme dhe ndryshe nga procedurat penale, ato nuk kanë më të drejtë anonimiteti.

Në luftën kundër mosndëshkimit dhe përpjekjeve për të krijuar mekanizma të zbardhjes së të vërtetës, gratë dhe përvojat e tyre në luftë deri tanimë kanë qenë tejet të nënpërfaqësuara. Asnjë nga këto iniciativa nuk i ka përfshirë gratë në mënyrë serioze dhe kuptimplotë.

Historia ka parë që në plot vende të pasluftës, mekanizmat e drejtësisë tranzicionale si komisionet e së vërtetës, programet e dëmshpërblimit dhe ndjekjet penale nuk kanë qenë aq efektive në trajtimin e dhunës seksuale në luftë dhe mprehjen e perspektivës gjinore.

Pjesëmarrja e grave në ndërtimin dhe rimëkëmbjen e paqes dhe drejtësinë tranzicionale vazhdon të jetë një çështje e pranishme dhe ende e pakonsideruar siç duhet në reflektim e hapa praktikë.

Strategjia e Kosovës për drejtësi tranzicionale nuk ka përfshirë mekanizma të plotë që kombinojnë masat ligjore e joligjore për të sfiduar raportet e dëmshme gjinore për të transformuar strukturat e shoqërisë përmes fuqizimit të tyre në shoqëri.

Të mbijetuarat  e dhunës seksuale po kërkojnë ende një vend për rimëkëmbje dhe drejtësi.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur