TË DETYRUARA TË HESHTIN: DHUNA E PAMBARIMTË NDAJ PUNËTOREVE TË PËRKUJDESIT

Aleanca e Punëtoreve të Përkujdesit

IZWI Aleanca e Punëtoreve të Përkujdesit është një rrjet aktiv punëtoresh përkudesi në Johanesburg. Me një mandat thelbësor për të mbështetur të drejtat e punës, veçanërisht të punëtorëve shtëpiake në Afrikën e Jugut, ky rrjet ofron mbështetje sipas rasteve, për punëtorë/et e keqtrajtuar/a dhe edukimin e përgjithshëm për të drejtat e punës, si dhe kryerjen e hulumtimeve dhe avokimeve në fushat që kanë nevojë kritike për ndryshim.

Në fundvitin e 2019-tës, Nomsës (emri i vërtetë i së cilës nuk është ky) – punëtore e përkujdesit dhe imigrante në Johanesburg – iu kërkua nga djali adoleshent i punëdhënësit të saj, që të mos vishte të brendshme teksa pastronte. E tmerruar nga qëllimet e tij, por në frikë për vendin e punës, Nomsaja vendosi të mos i tregonte pronarit. Adoleshenti e provokoi prapë, duke e detyruar ta masazhonte në vende të papërshtatshme. Kur iu ankua të atit të djalit, pronarit të saj, ai e denoncoi si gënjeshtare, e akuzoi për abuzimin e një të mituri dhe e pushoi menjëherë nga puna. Kur ajo shkoi në shtëpi dhe i tregoi bashkëshortit të saj prej shtatëmbëdhjetë vitesh, ai e akuzoi për fshehje të marrëdhënies me djalin në fjalë dhe e divorcoi. Nomsaja vendosi të mos e raportonte abuzuesin apo pushimin e padrejtë nga puna. Ajo u kthye në Zimbave, e papunë, me familje të ndarë dhe me traumat e mbijetesës së një abuzimi seksual.

Në kohën e protestave mbarëbotërore të lëvizjes #MeToo kundër dhunës dhe ngacmimeve me bazë gjinore, përvojat e punëtoreve të përkujdesit të abuzuara nga punëdhënësit e tyre çuditërisht mbetën të papërmendura dhe kësisoj të padukshme. Ndërkohë që dihet botërisht se abuzimi dhe shfrytëzimi i punëtoreve të përkujdesit ndodh pas dyerve të shtëpive private, format e një abuzimi të tillë mbeten gjerësisht të padokumentuara. Për më tepër, autorët rrallëherë identifikohen apo mbajnë përgjegjësi, meqë të mbijetuarat, si Nomsaja, e kuptojnë që pasojat e raportimit vetëm mund ta përkeqësojnë gjendjen e tyre.

Nuk ekziston një zgjidhje ligjore e qartë për çrrënjosjen e dhunës mbi punëtoret e përkujdesit në vendin e punës. Përtej politikave mbrojtëse në fuqi, nuk ka pothuajse asnjë mënyrë raportimi për një punëtore të përkujdesit, që të mos kushtojë asaj vendin e punës, prandaj dhe ato detyrohen të zgjedhin mes dhunës dhe varfërisë. Hapi i parë drejt ndryshimit nuk është përmirësimi i legjislacionit, por zbatimi i ligjeve aktuale, si dhe profesionalizimi i industrisë në fjalë për eliminimin e kulturës që mundëson abuzimet: informalitetin dhe fshehjen e tyre.

Realitetet e dhunës

Për një njohje më të mirë të situatës , Instituti Hlanganisa për Zhvillim në Afrikën e Jugut, me ndihmën e Aleancës së Punëtoreve të Përkujdesit Izwi, kryen kërkime cilësore mbi dhunën me bazë gjinore, me të cilën përballen punëtoret e përkujdesit në vendin e punës në Afrikën e Jugut. Ky studim, i kryer në maj të vitit 2020, u përqendrua te punëtoret e përkujdesit në tre provinca jug-afrikane: KwaZulu Natal, Gauteng dhe Kepi Perëndimor. Rreth gjysma e pjesëmarrëseve ishin jug-afrikane dhe pjesa tjetër punëtore-imigrante. Të anketuarat raportuan se kishin përjetuar përdhunime dhe dhunë seksuale, si dhe detyrim të ndërvepronin fizikisht në vende të papërshtatshme me punëdhënësit e tyre.

Të tjera forma ngacmimi përfshinin:

-Shfaqjen e pornografisë ndaj punëtoreve,

– Shëtitje lakuriq nëpër shtëpi,

-Zbulimin e pjesëve të tyre intime ndaj punëtoreve,

-Hyrje në dhomën e punëtoreve kurdo gjatë orëve të tyre të pushimit,

-Shërbim ndërsa bëjnë dush apo janë në vaskë,

-Marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës shtesë,

-Detyrim për të kryer seks ose seks oral me ta,

-Detyrim për t’i prekur ata në vende të papërshtatshme,

-Komentim të trupave të punëtoreve dhe prekjen e gjoksit apo të pasmeve të tyre,

-Pushim nga puna në rastet kur refuzojnë të bëhen pre e dhunës seksuale,

-Përgjim të punëtoreve të përkujdesit  në rrjetet sociale,

-Spiunim dhe kërcënim për përdorimin e të dhënave të punëtoreve gjatë dhunës së ushtruar ndaj tyre.

Mjedisi ligjor

Afrika e Jugut ka një prej rregulloreve më të përparuara në botë sa i përket punës për punëtoret e përkujdesit, të cilat i mbulon Ligji për Rregulloret e Punës, Ligji për Kushtet Themelore të Punësimit dhe Përcaktimet Sektoriale nr. 7, të cilat përfshijnë rregulloret specifike sipas sektorëve. Punëtoret mbrohen nga abuzimet edhe nëpërmjet Ligjit për Punësim të Barabartë, Ligji për Mbrojtjen nga Ngacmimet dhe ligji për krimet (Sulmet seksuale dhe çështje të ngjashme). Fatkeqësisht, shumica e punëdhënësve të përkujdesit nuk lodhen të merren me njohjen e ligjit të punës dhe rrallëherë bëhen përgjegjës për këtë. Kjo papajtueshmëri i përjashton punëtoret e përkujdesit në mënyrë efikase nga Fondi i Sigurimeve të Papunësisë gjithashtu, pasi shumica nuk regjistrohen kurrë dhe punëdhënësit nuk mbajnë kurrë përgjegjësi për mosrespektimin e rregullave.

Në gusht të vitit 2020, Departamenti i Punësimit dhe Punës nxorri për diskutime publike draftin e Kodit të Praktikës së Mirë për Parandalimin dhe Eliminimin e Dhunës në Botën e Punës. Udhëzuesit e propozuar bëjnë thirrje për politikat e punësimit, procedurat e raportimit, trajnimin e stafit dhe programe ndërgjegjësimi. Është tërësisht jorealiste të presësh që punëdhënësit e përkujdesit, të cilët nuk u japin punëtoreve të tyre as librezën e punës, të zbatojnë ndonjë prej këtyre masave.

Pavarësisht legjislacionit në fuqi për rregullimin e trajtimit të drejtë dhe parandalimin e dhunës, abuzimi i punëtoreve mundësohet nga katër faktorë: pabarazia e ashpër mes punëtoreve dhe punëdhënësve; natyra private e vendit të punës; mungesa e mundësive për raportime të zbatueshme; dhe rroga tepër të ulëta.

Institucionet e ndërlidhura të punës së paguar të përkujdesit dhe punës në ferma e kanë zanafillën në skllavërimin e popullit afrikan dhe ndërkohë që qeveria e pas 1994-ës i njohu ata zyrtarisht si punëtorë/e me të drejta, trashëgimia e robërimit vazhdon të jetë e përhapur në këtë industri. Shumica dërrmuese e punëtoreve të përkujdesit në Afrikën e Jugut janë gra të zeza dhe pagat e tyre tepër të ulëta u kanë rezervuar atyre klasën më të ulët ekonomike. Ato jetojnë në kulmin e diskriminimit racor, gjinor dhe klasor. Sipas Maggie Mthombeni-t, manaxhere e çështjeve sociale në Izwi dhe ish-punëtore përkujdesi, “Punëdhënësit nuk janë të vetmit, që na përbuzin. E bëjnë të gjithë në komunitetet tona. Edhe fëmijët tanë madje, ndihen të turpëruar të pranojnë që nënat e tyre janë punëtore të përkujdesit.”

Punëtoret emigrante përballen me një paragjykim më shumë, kombësinë, në një vend me trazira ksenofobike të shpeshta dhe të vazhdueshme. Shumë punëdhënës të përkujdesit akoma ndiejnë se kanë të drejtë të kërkojnë çfarëdolloj shërbimi, pavarësisht sa personal apo pa lidhje në raport me punën. Shpesh të pasigurta rreth të drejtave të tyre dhe sigurisë në punë punëtoret zakonisht ndihen të pafuqishme për të refuzuar. Kjo pafuqi shumëfishohet kur mungojnë kontrata formale pune, regjistrim për siguracione shoqërore, apo përgjegjësia e punëdhënësit para ligjit.

Një vend pune i komplikuar

Përveç këtyre, intimiteti i përkujdesjes së një shtëpie dhe familjeje krijon komplikime në punë dhe dinamikë të vështirë të marrëdhënieve të punës. Puna përfshin kalimin e kufinjve personalë rregullisht, dinamikë  në të cilën duhet të lundrojnë, si punëdhënësit ashtu edhe punëtoret. Në një vend normal pune, nuk ke të bësh me manaxherë dhe kolegë që sillen lart e poshtë lakuriq, apo që të kërkojnë pastrimin e kondomëve të përdorur, gjakut, apo gjërave të tjera personale. Situata të tilla janë të zakonshme për punëtoret e përkujdesit.  Për më tepër, në një studim rishtar mbi të drejtat e njeriut për rastin e punëtoreve të përkujdesit, që jetojnë në shtëpinë e punëdhënësit, Izwi zbuloi që 23 për qind e të anketuarave nuk u lejohej ta kyçnin dhomën e tyre dhe 18-përqind nuk kishin as perde për të ruajtur privatësinë e tyre (Izwi, 2021). Detyrimi dhe pamundësia për privatësi të punëtoreve, shpejt hap rrugë për përfitime fizike dhe seksuale nga punëdhënësit.

Pa nivelet e menaxhimit në dispozicion të shumicës së punonjës/eve, një punëtore e përkujdesit e abuzuar mund të raportojë vetëm te dhunuesi vetë, te gruaja e tij, apo anëtarë të tjerë të familjes, asnjë prej të cilëve nuk janë zgjidhje të vlefshme. Punëtoret që zgjedhin ta raportojnë dhunën me bazë gjinore në polici shpesh akuzohen se genjejnë dhe në disa raste janë ngacmuar ose sulmuar nga vetë policët. Një punëtoreje të përkujdesit që raportoi dhunë fizike iu tha nga policia, se ajo nuk mund të ngrinte padi kundër pronarit të saj. Emigrantet pa dokumente kërcënohen edhe me deportim, si nga punëdhënësit ashtu edhe nga policia.

Organizimi Global i Grave në Ekonominë Informale (WIEGO) shpjegon sfidat, me të cilat përballën punëtoret e përkujdesit në qasjen në drejtësi kundër abuzuesve, pavarësisht faktit se mbrohen nga ligji: “Vendosja e një kallëzimi penal ose paditja e punëdhënësit në gjykatë (duke supozuar se punëtorja mund të gjejë një mënyrë për të mbuluar koston) nuk janë në përputhje me natyrën intime të marrëdhënies së punës në familjen ku punësohet dhe, në praktikë, do të thotë përfundim i marrëdhënies së punës. Ligji s’e kërkon diçka të tillë dhe punëtorja ka të drejtë ligjore ta mbajë vendin e punës. Por në realitet, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Pretendimi për pushim të padrejtë nga puna ka më shumë gjasa të rezultojë në urdhër kompensimi, sesa rikthim në vendin e punës. Efekti është pamundësia e punëtores për mbrojtjen e të drejtave të saj pa humbur vendin e punës” (WIEGO, 2014:13).

Në studimin e HiDSA-s, një e anketuar tha “Punëdhënësit tanë na shohin si objekte lehtësisht të cënueshme sepse jemi të varfra… [ata mendojnë] se mund të mashtrohemi për të kryer çfarëdolloj gjëje sepse kemi nevojë për para”. Në mënyrë kritike, punëtoret e përkujdesit janë përjashtuar nga Paga Minimale Kombëtare e plotë*. Shumica e punëtoreve të përkujdesit janë burimi i vetëm për sigurimin e ushqimit në familjet e tyre. Paga mjerane, (nën minimalen) duke i lënë ato pa qëndrueshmëri financare, e vështirëson tej mase largimin e tyre nga puna edhe në raste abuzimesh. Disa muaj pa të ardhura mund të sjellin skamje ekstreme.

Cilat janë zgjidhjet atëherë? Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për eliminimin e dhunës me bazë gjinore në punët e përkujdesit është formalizimi dhe profesionalizimi i industrisë. Çdo punëdhënës në Afrikën e Jugut, i cili nuk e pajis punëtoren e tij me kontratë dhe librezë pune kontribuon në kulturën e informalitetit dhe fshehtësisë, çka i kontribuon dhunës me bazë gjinore në vendin e punës. Duke dështuar në zbatimin e ligjeve të përgjithshme për  punët e përkujdesit dhe duke përjashtuar punëtoret e përkujdesit nga paga minimale dhe të tjera mekanizma të mbrojtjes sociale, qeveria përcjell pastër mesazhin, se puna e përkujdësit vazhdon të mbetet “jashtë radarëve”.

Përveç formalitetit të shtuar, të tjera përpjekje, si programet e edukimit mbi të drejtat, mekanizma më të mirë në zbatim dhe amendimi i legjislacionit mund të shërbejnë si premisa për sukses. Deri ditën kur punëtoret e përkujdesit të trajtohen si punëtore shërbimi dhe jo si shërbëtore, punëdhënësit do vazhdojnë të ngacmojnë nga siguria e dhomave të tyre të gjumit dhe punëtoret e përkujdesit do vazhdojnë të detyrohen të heshtin.

Lidhja për shkrimin origjinal: https://globallabourcolumn.org/2021/03/25/forced-into-silence-the-challenges-of-eliminating-workplace-violence-against-domestic-workers/

*Në janar 2019, Ligji për Pagën Minimale Kombëtare i ri (i cili synon reduktimin e pabarazive në paga) u përcaktoi punëtoreve të përkujdesit dhe atyre të fermave pagë minimale më të ulët se punëtorëve të tjerë – aktualisht 83-përqind e pagës minimale, e cila vetë është shumë më e ulët se të ardhurat minimale për shtëpi në Afrikën e Jugut.

Përktheu: Nebih Bushaj

Nebihu vijon studimet për urbanistikë. Është Aktivist i angazhuar me çështjet punëtore, gjinore dhe arsimit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur