SFIDAT NË TREGUN E VESHJEVE TË PËRDORURA

JETA PERA

Jeta Pera ka mbaruar studimet e larta për Gjeografi në Univeristetin e Tiranës. Prej 6 vitesh ajo është aktiviste për të drejtat e minoritetit rom dhe egjiptian ku advokon lidhur me problemin e strehimit, punësimit dhe aksesit në shërbimet publike. Dy vitet e fundit, Pera është angazhuar me krijimin e modeleve të punësimit formal të tregëtare/ëve rome/ë dhe egjiptiane/ë, si për shembull, ofrimin e  ndihmës në dixhitalizimin e tregut të veshjeve të përdorura, në bashkëpunim me qendrën “Treja”, së fundmi. 

“Rroba të lira e të mira dhe marka  me emër. Hajdeni vajza! Blini dy dhe të tretën e merrni falas. U hap mall i ri!”

Janë thirrjet e tregtareve rome dhe egjiptiane, të zëshme, motivuese, mikluese. Ndryshe nga qendrat tregtare, që mundohen t’i joshin klientet përmes vitrinave të zbukuruara hollë, me aroma stimuluese dhe muzikë, këto gra nuk zotërojnë mjet tjetër veç zërit të tyre. Një thirrje që vibron në veshët e atyre që kalojnë përbri tezgave, derisa këto kalimtare të rastit të shndërrohen në blerëse besnike.

Për dy vite radhazi jam gjendur nëpër tregjet rome dhe egjiptiane të mallrave e veshjeve të përdorura. Kam parë sesi gratë lëviznin fshatrave e qyteteve, me trastat e mëdha plot lecka ngarkuar në kurriz. Më janë dukur gjithmonë guximtare këto gra, paçka se të sfilitura, që në kushtet e braktisjes dhe diskriminimit nga shteti nuk kanë hequr dorë nga përpjekja, për të nxjerrë para me djersën e ballit. Me disa prej tyre kam shkëmbyer edhe biseda miqësore, ku kam mësuar se kjo lloj tregtie është më shumë, sesa thjesht biznes informal. Është një mision: në fund të ditës secila prej tregtareve supozohet të ketë përfunduar me mjaftueshëm të holla në xhep, sa për të blerë ushqime e gatuar.

Në tregun e Shkozës, krijimi i të cilit solli optimizëm mes tregtareve dhe tregtarëve, puna përmban sfida të shumta për gratë. Silvana, tregtare me përvojë 20-vjeçare e cila para se të zhvendosej në Shkozë, punonte me tri turne në Selitë, rrëfen: “Unë vazhdoj të punoj me tri turne në fshesë. Pastroj rrugët e qytetit. Pasi përfundoj me këtë angazhim, menjëherë nxitoj të vij këtu dhe të hap e përgatis mallin për ditën, që ia lë gati bashkëshortit i cili më zëvendëson teksa shkoj në shtëpi për të larë, pastruar e gatuar. Nuk kam ç’bëj! Jetoj në një shtëpi burrash, që presin gjithçka nga unë.

Puna e papaguar e Silvanës zgjatet edhe jashtë mureve të shtëpisë së saj, kur drekën e përgatitur e sjell në treg dhe ua servir atë në porcione të mëdha burrave, bashkëshortit të saj, pjestarëve të tjerë meshkuj të familjes, por edhe miqve e kolegëve të tij në treg. Sikurse Silvana, Sadetja, Resmia dhe Fatmira gjenden në kushte të ngjashme.

Përpos krizës së shkaktuar fillimisht nga tërmeti tragjik në nëntor 2019 dhe më pas nga pandemia, që solli rënie të ndjeshme të fuqisë blerëse në treg e gjithashtu mbyllje të tregut gjatë periudhës së shtetrrethimit pranverën e shkuar, këto gra përjetojnë dhunë sistemore e patriarkale çdo ditë të lume.

Të njohura si tregtare ambulante të ligjshme tashmë, ato hasin vështirësi për t’i paguar detyrimet shtetit dhe për të mbajtur njëkohësisht frymën gjallë. Kjo kategori shoqërore nuk ka marrë mbështetje për rimëkëmbje, qëkur COVID-19 u cilësua zyrtarisht “pandemi” dhe kriza në vend u thellua. Ndihma e përftuar ka qenë vetëm ofrimi i vazhdueshëm i dengjeve me rroba, por në një situatë kur fuqia blerëse po tkurrej çdo ditë.

E megjithatë, pavarësisht problemeve të njëpasnjëshme, situata në tregun e Shkozës konsiderohet “e pranueshme” krahas asaj në Selitë.

Në zonën pranë Unazës së Madhe në Tiranë, tregu me veshje të përdorura gëlon prej 20 vitesh. Rreth 100 tregtare dhe tregtarë çelin dengjet e trastat çdo ditë, për banore/ët rreth e përqark apo edhe ato/a që vijnë nga ana e anës, për të blerë veshmbathje me çmim të lirë. Viteve të fundit, Policia Bashkiake ka nisur një mësymje të rregullt kundër këtij tregu, në emër të fushatës “kundër informalitetit”, njëlloj sikurse ka ndodhur me punëtore/ët e mbetjeve të riciklueshme. Tregtare/ët janë ndaluar të kryejnë aktivitetin e tyre në këtë zonë. Vazhdimisht, malli u është konfiskuar dhe ato/a janë gjobitur, duke u lënë vërtet në mëshirë të fatit, jo vetëm pa të ardhura dhe me detyrime shtesë ndaj shtetit, por edhe pa kurrfarë mundësie për të siguruar të holla. Hapësira ku ato/a tregtojnë iu është ndaluar ta përdorin e kjo shpeshherë ka sjellë përplasje të ashpra mes tyre dhe policisë.

Në Selitë tregu nuk gëzon kushte të mira. Distanca mes tezgave është tejet e ngushtë. Kur bie shi, vendi përmbytet dhe balta shkakton pisllëk e rrëmujë. Kjo nuk i ka penguar blerëse/it për t’iu qasur mallit e për të kryer blerje si gjithkund tjetër. Madje, marrëdhënia mes kliente/ëve besnike/ë dhe tregtareve është e ngushtë dhe besimplotë. Kur gratë sjellin furnizim të ri, shpeshherë, ato i telefonojnë blerëse/ëve të afërt, që ta shqyrtojnë të para/ët mallin e sapombërritur. I tillë sigurim i klientelës nuk përftohet lehtë. Kjo është përpjekje disavjeçare, bazuar në empati, komunikim të vazhdueshëm dhe marrëdhënie të ndërsjelltë.

Mënyra sesi hapësira e zaptuar nga pjesëtare/ët e komunitetit rom dhe egjiptian është trajtuar nga shteti përbën shqetësim edhe për aktiviste/ët, veçanërisht kur përpos mësymjes së policisë bashkiake në treg, një ngjarje tejet e rëndë ka qenë edhe shembja e dhunshme e banesave të këtyre qytetare/ëve. Institucionet përgjegjëse shtetërore nuk ofruan kurrë zgjidhje alternative dhe as denjuan të hynin në bisedime me pjesëtare/ët e komunitetit. Nxjerrja jashtë e banore/ëve nga shtëpitë e tyre, njëlloj si me tregun e veshjeve të përdorura, është konsideruar një akt harbut, racist dhe autoritarist.

Me kalimin e kohës, tregtarë/et kanë qenë të detyruar/a të kërkonin hapësira të tjera të përshtatshme për të zhvendosur aktivitetin e tyre. Hapësira të sigurta, ku diskriminimi dhe dhuna shtetërore nuk mund t’i arrinte e ku dalëngadalë të mund të rifitohej qëndrueshmëria e mëparshme profesionale.

Kjo përpjekje ka përfshirë të gjithë komunitetin, jo vetëm gratë dhe burrat që tregtojnë veshje të përdorura. Aktiviste/ët e qendrës “Treja”, që kanë për qëllim fuqizimin e familjeve të varfra rome dhe egjiptiane, kanë bërë të mundur gjetjen e hapësirës së shumëdëshiruar për tregtare/ët, e cila garanton njëkohësisht kushte pune më të përshtatshme. Infrastruktura e re, kombinuar me lehtësira në taksa dhe një kapital fillestar si mbështetje konkrete për t’u rimëkëmbur, u kanë ofruar tregtare/ëve kohën dhe mundësinë për të formalizuar aktivitetin e tyre. Të qenit pranë lagjes së banimit ka ndikuar pozitivisht për vajzat e gratë që çapiten mes punëve të shtëpisë dhe tregtisë, duke ua lehtësuar sadopak barrën, përmes shkurtimit të distancës mes punës dhe shtëpisë çka zakonisht përshkohet në këmbë prej tyre… Gjithashtu, izolimi që erdhi nga COVID-19 solli nevojën për të gjetur mënyra alternative pune ku “dixhitalizimi” amatoresk i tregut dha një dorë ndihme urgjente…

Aktiviste/ët e qendrës “Treja”, në shenjë solidariteti, krijuan nismën “Shopping Therapy Albania” përmes një faqeje në rrjetin social “Instagram”. Qëllimi i faqes vijon të jetë ofrimi i ndihmës për të qëndruar në punë, veçanërisht për gratë rome dhe egjiptiane. Aktiviste/ët së bashku me gratë tregtare po përpiqen që faqen e cila tashmë ka më shumë se 2000 ndjekës/e, ta shndërrojnë në biznes social, që punëson të tjera vajza dhe gra në nevojë e krijon për to një hapësirë më të ngushtë, më të sigurtë, më pak patriarkale dhe fuqizuese. Tashmë veshjet shiten dhe blihen në treg por edhe online, sidomos kur disa syresh nuk ia dalin ta shesin në treg një pjesë të sasisë. Mbi të gjitha, malli i tregtuar është bërë më i shumëllojshëm sepse atij i janë shtuar punimet me dorë, gdhendjet në dru, punimet artizanale etj. të vajzave dhe grave që angazhohen kësisoj.

Këto janë hapa të vegjël, por të rëndësishëm. Një, dy, pesë apo dhjetë gra, ia dalin jo vetëm të shkëputen nga skamja e varësia ekonomike, por edhe të gjejnë hapësira të reja komunikimi me njëra-tjetrën, të krijojnë miqësi e motërsi, të qeshin e të qajnë së bashku… Fuqizimi i njërës prej nesh përmes përpjekjes me mobilizim nga poshtë është garanci për fuqizimin dhe çlirimin e secilës prej nesh.

Drejt një të ardhmeje, ku vajzat e gratë rome dhe egjiptiane do të rreshtohen krah për krah me të gjitha vajzat e gratë e tjerë në Shqipëri, të lira, të pavarura, të respektuara dhe me të drejta të plota, sikurse e meritojnë.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur