NJË VIT PREJ LUFTËS NË UKRAINË: A KA NDONJË RRUGËDALJE?

Laurien Crump, Jolle Demmers, Gertjan Plets, Iva Vukusić

Një vështrim pas dhe në perspektivë nga katër studiues të shkencave humane: Laurien Crump, Jolle Demmers, Gertjan Plets, Iva Vukusić.

Artikulli është botuar fillimisht në faqen zyrtare të Universitetit të Utrecht-it më 23 shkurt 2023.

Përktheu nga anglishtja Gresa Hasa.

24 Shkurti shenjon përvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Një pushtim i pasuar nga një luftë përplot me humbje,  incidente, rritje të furnizimit me armë nga perëndimi, dyndje të mëdha refugjatësh dhe një retorikë lufte, që ngjall frikë për më të keqen. Me kontributin e katër studiuesve të shkencave humane nga disiplina të ndryshme, analizojmë aktualitetin politik dhe hulumtojmë në perspektivë mbi disa nga pasojat e mundshme të kësaj lufte.

Situata aktuale

“Momentalisht ndodhemi në gjendje lufte”, vëzhgon profesoresha e Studimeve të Konfliktit Jolle Demmers. Ajo parashikon rrezikun e një lufte të gjatë dhe makabre. “Intensifikimi i dhunës dhe vuajtjeve i ngurtëson pozitat në luftë. Për kampet armiqësore, kapërcimi i dinamikës së përshkallëzimit bëhet gjithnjë e më i vështirë: për çdo vdekje të re kërkohet hakmarrje. Kësisoj, kompromisi duket tejmase i vështirë.

Laurien Crump, hulumtuese në fushën e Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare, dakordësohet me parafolësen. “Ukraina po furnizohet tashmë me armë lufte. Madje, kryeministri Mark Rutte u shpreh së fundmi në Kyiv se nuk ka më vend për tabu. Duket se përplasja mes NATO-s dhe Rusisë po afrohet gjithnjë e më shumë.”

“Brenda Bashkimit Europian mbizotëron ende një politikë parimore: ajo e të luftuarit deri në fund”, argumenton Demmers. “Jo vetëm që palët ndërluftuese ndodhen në konflikt por gjithashtu Bashkimi Europian e ka kyçur veten në disa parime të palëkundshme.”

“Sa më gjatë vazhdon lufta e sa më të larta qofshin rreziqet, aq më kërcënuese bëhet ajo edhe për ne”, paralajmëron Crump. “Për më tepër, një situatë e tillë i kontribuon drejtpërdrejtë Putinit: nuk ka asgjë më të leverdisshme për një despot sesa ekzistenca e një armiku të përbashkët, si mënyrë për t’i mbajtur qytetarët në shina. Sa më i ashpër të tregohet perëndimi ndaj Rusisë, aq më e lehtë është për Putinin që të krijojë një imazh publik, përmes së cilit ta paraqesë perëndimin si agresorin kryesor dhe ta përdorë këtë për të ushtruar presion të mëtejshëm në shtëpinë e tij.”

Përkrahja mes pakicave ruse dobësohet

“Rusia ka një president tërësisht nihilist,” thotë Laurien Crump, “i cili do të vazhdojë t’i dërgojë njerëzit e tij në front si mish për top.” Shumë nga të rinjtë që Rusia po dërgon në front i përkasin minoriteteve etnike. “Qartazi, mobilizimi është tejet selektiv”, shpjegon profesori i asociuar i Historisë Kulturore Gertjan Plets. “Për shembull janë rekrutuar relativisht më shumë qytetarë altai sesa të kombësive të tjera.”

Plets ka bërë kërkime si etnograf në rajonin Altai të Siberisë që nga viti 2019. Altai është një republikë gjysmë e pavarur, shtëpi e shumë pakicave jo-ruse, të cilat janë në mosmarrëveshje me Moskën. Teksa konflikti rritet, përkrahja ndaj luftës dobësohet. “Shumë të rinj altai kanë vdekur tashmë e të tjerë janë arratisur drejt Mongolisë. Që prej fillimit të mobilizimit, tensioni mes pakicave është rritur dhe qëndrimet negativa janë bërë tashmë më eksplicite.

Një vit sulmesh, përshkallëzimi dhe humbjesh

Laurien Crump druhet se Putini, sidoqoftë, do ta vazhdojë luftën deri në fund, pavarësisht kostos që kjo e fundit po i shkakton Rusisë, njerëzimit në përgjithësi etj. “Megjithatë, as pala perëndimore nuk duket se ka një strategji për të dalë nga kjo situatë. Udhëheqësit e qeverive perëndimore, si Joe Biden por gjithashtu Mark Rutte, e shpallin në mënyrë eksplicite mbështetjen e tyre ndaj Zelensky-t dhe Ukrainës por në fund është Zelensky ai që zgjedh se kur përfundon lufta. Fundi mund të jetë i hidhur.

Profesoresha e asociuar në Historinë Ndërkombëtare dhe studiuesja e genocidit Iva Vukusić, e sheh gjithashtu problematike mungesën e një strategjie daljeje nga lufta. “Vuajtjet e civilëve janë të jashtëzakonshme dhe nuk do duhet ta harrojmë këtë teksa flasim për ide më abstrakte të gjeopolitikës apo drejtësisë. Shkatërrimi i infrastrukturës, plagët emocionale të atyre që kanë humbur njerëz të dashur në këtë luftë, të tjerë të cilët kanë humbur gjithçka… Si do të vazhdojnë të jetojnë këta? Këto janë çështje që më shqetësojnë pamasë. Më shqetëson ideja që Putini mund të mbetet në pushtet por po aq më shqetëson edhe ideja e asaj që mund të ndodhë nëse ai e humb pushtetin.”

“Qeveritë perëndimore kanë nisur gjithashtu të nervozohen”, vëzhgon Laurien Crump. “Herë pas here dëgjojmë thirrje për çpërshkallëzim të situatës, veçanërisht nga gjermanët dhe francezët.” Demmers vazhdon: “Gjatë muajve të fundit, ka pasur zëra pranë Washington-it, të cilët kanë këshilluar armëpushim. Hidhini një sy, për shembull, raportit të fundit “Shmangia e një lufte të gjatë”. Ai merr parasysh rrezikun që paraqesin dinamikat aktuale; dinamika të cilat eventualisht mund të çojnë drejt një lufte mes Rusisë dhe NATO-s.

Këndvështrimi rus mbetet gjithnjë e më shumë larg syve

Si historiane, Iva Vukusić vëren sesi perspektiva ruse mbetet e përjashtuar nga debati publik. “Ky është një zhvillim shqetësues. Rusët janë duke u përjashtuar nga të gjitha bisedat, nën pretendimin se të ata të gjithë janë përkrahës të qeverisë.” Gertjan Plets gjithashtu vëren sesi po zhduket nga debati opinioni publik rus. “Mendoj se gjatë vitit të fundit kemi qenë më të përqëndruar në kontekstin gjeopolitik dhe marrëdhënien mes forcave të pushtetit. Në këtë proces, fatkeqësisht, kemi harruar përfshirjen e opinionit publik rus, veçanërisht të zërave jashtë Moskës.”

Sipas Plets, kjo është thikë me dy presa. “Një kolege e dashur imja, e cila punon në Siberi, më pyeti një ditë, nëse mund ta përditësoja mbi atë sesi po trajtohej lufta në perëndim, duke qenë se vetë e kishte të vështirë të informohej, për shkak të vështirësisë në qasjen te mediat perëndimore dhe propagandëse shurdhuese ruse.”

Çfarë pritet nga lufta në Ukrainë?

Kjo luftë i kujton Plets-it luftën afgane (1979-1989). “Intervistova shumë veteranë të asaj lufte dhe familjarët e tyre. Ishte një luftë e gjatë, me shumë të vrarë dhe në të cilën legjionet e rekrutëve të rinj ishin të detyruar të luftonin. Eventualisht, regjimi sovjetik ra për shkak të një sërë faktorësh por lufta afgane luajti një rol të rëndësishëm. Jam i mendimit që lufta në Ukrainë mund të luajë një rol të ngjashëm.”

Një perspektivë brengosëse për të ardhmen, mendon Laurien Crump. “Rusët qëndruan në Afganistan për 10 vite dhe talibanët janë ende duke luftuar sot me armët me të cilat amerikanët furnizuan muxhahedinët afganë gjatë viteve ‘80. Jam e mendimit se nga çdo anë, përfshirë Ukrainën, kjo është një perspektivë e tmerrshme.”

Duke shpresuar te një pikë kthese apo zgjidhjeje: cila do të jetë e ardhmja?

Të luftosh deri në fund nuk është zgjidhje, beson Jolle Demmers. “Nevojitet një narrativë e re për atë se çka nënkuptohet me “fitore”. Me kalimin e kohës, kjo mund të ofrojë një rrugëdalje nga një dinamikë e rrezikshme përshkallëzimi.” Sipas saj, Hollanda duhet ta inkurajojë një gjë të tillë. “Përmes bilionave të investuara në furnizimin me armë, operacioneve intensive të trajnimit dhe inteligjencës, ne bartim përgjegjësi të përbashkët, qoftë përsa i përket përshkallëzimit drejt më shumë makabriteteve apo një rrugëdaljeje nga ky ferr.”

“Për pasojë, do duhet të jemi realistë”, beson Demmers. “Nuk ka pothuajse asnjë shanc që Ukraina ta realizojë qëllimin e të paturit kontroll të plotë territorial. Duke u përqëndruar te strategjia e instalimit të instrumenteve të tilla si rindërtimi dhe siguria e Ukrainës, kushtet rreth garancive të neutralitetit dhe lehtësimit të sanksioneve ndaj Rusisë, mund të nisim një proces, që eventualisht ka gjasa të kulmojë në negociata për paqe.”

“Është me rëndësi që në diskutim të përfshihen të dyja palët”, pohon Laurien Crump. “Kjo do të kërkojë kompromise të dhimbshme. Nga njëra anë, Ukrainës i duhen ofruar garanci për sigurinë por jo anëtarësi në NATO. Në anën tjetër, do duhet të ketë një kompromis mbi statusin e Donbasit dhe Krimesë, që Putini të mund ta shesë si fitore brenda Rusisë. Nëse ai nuk mundet ta bëjë një gjë të tillë, nuk do të bjerë dakord.”

“Ndër të tjera është e nevojshme që të rishihet edhe struktura e sigurisë europiane”, thekson Crump. “Kjo ka mbetur e papërfunduar që nga fundi i Luftës së Ftohtë; pozita e Ukrainës por edhe e Rusisë nuk janë shqyrtuar kurrë mjaftueshëm.”

Pavarësisht të gjithave, zgjidhja e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj do të jenë të ndërlikuara. Iva Vukusić parashikon shumë probleme përsa i përket çështjeve të drejtësisë dhe llogaridhënies. “Mesa duket, një tribunal i ri mund të krijohet, që të sjellë para drejtësisë udhëheqësit rus për pushtimin dhe agresionin kundër Ukrainës. Gjykata Ndërkombëtare Kriminale nuk mund të ndjekë penalisht pushtimin e një vendi tjetër por një tribunal i ri mund të jetë në gjendje t’i ndëshkojë këto krime.” Megjithatë, pyetja mbetet, sesi një tribunal i tillë për Ukrainën do të përshtatet në çdo negociatë të përbashkët paqeje.

“Përmes analizës, studiuesit mund të ndihmojnë për të parandaluar një-dimensionalitetin e rrokjes së situatës”

Të katër studiuesit humanist mendojnë se roli i studiuesve në këtë luftë është i limituar por qartazi, jo i parëndësishëm. “Ne dokumentojmë, arkivojmë, grumbullojmë informacione dhe mbajmë shënime për historinë, në mënyrë që të analizojmë me kujdes dhe nuancë atë se çka është duke ndodhur”, thotë Vukusić. “Ne nuk mund t’i ndikojmë zhvillimet e mëdha historike dhe nuk kemi për të shpëtuar jetë por ndoshta mund të provokojmë sadopak ndryshim e ajo ‘sadopak’ mund të jetë domethënëse nëse ne dimë sesi t’i shpërndajmë mësimet e së shkuarës.”

Laurien Crump e sheh të arsyeshme që të zgjerohet konteksti dhe situata të kqyret në terma aftagjata. “Cilat janë rrënjët e kësaj lufte? Si historiane, unë mund të ndihmoj për të parandaluar qasjen një-dimensionale të të kuptuarit të këtyre çështjeve. Kjo luftë është e frikshme dhe afër por me një analizë të qartë, e cila qëndron mbi themele të forta, studiuesit mund të sjellin njëfarë qetësie në debat dhe t’i ofrojnë njerëzve mjetet për të rrokur rrjedhën e vazhdueshme të informacionit.”

“Si studiues, ne mund të sjellim në vëmendje aspekte të caktuara, që mund të jenë kyçe për daljen nga ky konflikt”, shton Gertjan Plets. “Ne duhet të guxojmë që të kthejmë në qendër të vëmendjes ato çështje, që mbeten të paekspozuara. Duhet t’i ndajmë njohuritë tona. Kjo do të thotë që ndonjëherë të dalim kundër kolegëve, të cilët nuk e posedojnë atë njohuri dhe e kqyrin konfliktin së jashtmi, si të huaj. Analiza e tyre është e rëndësishme dhe zakonisht tepër e mirë por Rusia është një bishë e çuditshme, që ka nevojë për interpretim kontekstual.”

Laurien Crump është studiuese a asociuar e Historisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ajo është specializuar në diplomaci multilaterale dhe sigurinë europiane gjatë Luftës së Ftohtë nga një perspektivë perëndimore dhe gjithashtu lindore. Crump ndjek nga afër zhvillimit rreth luftës në Ukrainë dhe njohurinë e saj e ndan me median dhe politikanë.

Jolle Demmers është profesoreshë e Studimeve të Konfliktit. Nën temën “Intimitetet e luftës në distancë”, ajo është aktualisht e angazhuar në projekte kërkimore mbi rikonfigurimin hapësinor dhe kohor të luftës dhe efektet e paparashikuara të kësaj të fundit. Demmers shfaqet shpesh në media, për të komentuar mbi zhvillimet rreth specializimit të saj. Të gjithë artikujt e saj mund të gjenden në faqen Substack.

Gertjan Plets është profesor i asociuar i Historisë Kulturore. Ai kryen kërkime në fushën e politikës së trashëgimisë, arkeologjisë teorike, shkencave humane dixhitale dhe politikës kulturore ruse. Si etnograf, Plets ka kryer kërkim shkencor në rajonin Altai të Siberisë, një gjysmë republikë e pavarur, strehë e shumë minoriteteve jo-ruse.

Iva Vukusić është docente ndërkombëtare universitare e Historisë. Ajo kryen kërkime mbi temën e genocidit, dhunën masive, kriminelët, drejtësinë tranzicionale dhe veçanërisht, llogaridhënien kriminale.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur