LUFTA KUNDËR TERRORIZMIT DHE INSTRUMENTALIZIMI I TË DREJTAVE TË GRAVE PËR LEGJITIMIMIN E NDËRHYRJEVE MILITARISTE

KRISTINA MILLONA

Kristina Millona është studiuese shqiptare e fokusuar në çështjet e seksualitetit, komunizmit dhe hulumtimit arkivor. Ajo ka përfunduar studimet master në Politikat Ndërkombëtare Feministe në Universitetin SOAS, në Londër, Britaninë e Madhe.

Lufta kundër terrorizmit që Amerika shpalli kundër Afganistanit dhe Irakut, duke përdorur si pikënisje sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 (9/11), përpos zhvillimeve të vrullshme që modeluan dinamikat gjeopolitike përmes legjitimimit të agresionit ushtarak amerikan, solli dhe një kryqëzim të diskurseve militariste në ligjërimin për mbrojten e grave afgane nga talibanët mizogjinë.

Gjatë fazës përgatitore për pushtimin e Afganistanit nga forcat amerikane, administrata e presidentit G.W. Bush, në mënyrë eksplicite deklaroi se militarizimi i Afganistanit përmes instalimit të trupave ushtarake amerikane nxitej nga kauza feministe për “çlirimin e grave afgane”. Ky ligjërim publik bazohej në mesazhin se nën protektoratin amerikan do të mundësohej eleminimi i talibanëve dhe avancimi i politikave për barazi gjinore në Afganistan.

Gjinizimi i diskurseve militariste dhe institucionalizimi i kësaj retorike në arenën ndërkombëtare të sigurisë, në periudhën pas 9/11 ka tërhequr vëmendjen e shumë hulumtuesë/eve. Akademike si Jasbir Puar dhe Lila Abu-Lugho i kanë problematizuar këto diskurse duke teorizuar se kjo lloj retorike e “misioneve civilizuese” i instrumentalizon të drejtat e grave, duke pasur si qëllim justifikimin e operacioneve ushtarake në Lindjen e Mesme. Në të njëjtën kohë, duket se interesa të tjera gërshetohen me këtë fushatë: zgjerimi i industrisë së armëve dhe fuqizimi i Amerikës në kompleksin industrial ushtarak.

Edhe pse diskursi i “shpëtimit të grave afgane” mbart të vërteta të pakundërshtueshme sikurse ekzistenca e një aparteidi gjinor nën regjimin e talibanëve, nga ana tjetër fokusi i ngushtë në individualizimin e problemit vetëm në regjimin e korruptuar në Afganistan, përjetëson amnezinë kolektive, e cila zbeh implikimet e Amerikës në radikalizimin e talibanëve përmes CIA-s gjatë Luftës së Ftohtë .

Shoqata Revolucionare e Grave të Afganistanit (RAWA), një organizatë politike mobilizuese për lirinë, paqen dhe të drejtat e grave për një Afganistan të dekolonizuar, ka ofruar përmes kritikash të ndryshme një dekonstruktim të misioneve të tilla duke i cilësuar këto të fundit si politika neo-imperialiste që përforcojnë industrinë e luftës në kurriz të popullit afgan, nën kryqëzatën morale të avancimit të të drejtave të grave duke analizuar efektet gjinore që këto operacione ushtarake prodhojnë.

Mirëpo, ky problematizim nuk mund të bëhet pa ofruar një historicitet të fuqive të ndryshme rajonale e imperialiste, aspiratat hegjemonike të të cilave kanë prodhuar turbulenca politike dhe konflikte në Afganistan që prej mesit të viteve ‘70 deri në ditët e sotme.

Përtej misioneve civilizuese që predikuan për stabilitet politik dhe barazi gjinore, bombardimet amerikane sollën dëme kolaterale, rritje të shfrytëzimit seksual të grave afgane nga forcat amerikane (që rallëherë morën vëmendjen mediatike), si dhe thelluan varfërinë e pabarazinë shoqërore në vend.

Feminizmi kolonial

Diskursi i përdorur nga feministet në Perëndim, që përligj operacionet ushtarake amerikane si misione shpëtuese për gratë afgane prej terrorit të talibanëve mizogjinë, përbën atë çka Gayatri Spivak e cilëson feminizëm kolonial. Sipas Spivak, kjo linjë ideologjike është përdorur nga kolonizatorët britanikë për pushtimin e Egjiptit nën justifikimin e shpëtimit të grave egjiptiane nga mizogjinia dhe barbariteti i burrave egjiptianë .

Duket se tensionet koloniale riprodhohen sërish përmes një ligjërimi të ngërthyer me retorikën e të drejtave të njeriut. Sipas antropologes Lila Abu-Lughod, këto diskurse bazohen në retorikën neo-kolonizuese ndaj Lindjes së Mesme, një ligjërim që e konceptualizon botën përmes linjës dikotomike Perëndim-Lindje.

Përmes kësaj lenteje, vendet e industrializuara të Perëndimit shihen si civilizuese/sekulariste/demokratike përkundrejt Lindjes së Mesme, një rajon i njehsuar me kulturën e Islamit, konceptualizuar si e prapambetur/barbare dhe e prirur për fundamentalizëm fetar. Ky polarizim anashkalon analizën strukturore që do të duhej bërë për të kuptuar shtypjen historike dhe efektet e trashëguara nga regjimi kolonizues në vendet e Lindjes së Mesme.

Në mënyrë diskursive, retorika e ndjekur nga Amerika për shpëtimin e grave afgane prodhon një epistemologji problematike që: 1) infantilizon gratë afgane dhe i trajton këto të fundit si në nevojë për mbrojtje nga Perëndimi për të shpëtuar prej burrave talibanë; 2) i zhvesh si subjekte nga agjencia e tyre politike duke mos marrë në konsideratë rezistencën e tyre historike ndaj regjimeve të ndryshme.

Kohezioni midis ideologjive të orientalizmit, kolonializmit dhe projektit imperialist amerikan krijohet duke mobilizuar diskurse mbi modernitetin, traditën dhe retorikën mbi “misionet civilizuese” të Amerikës. Ky ligjërim prodhon subjekte të gjinizuara, të racializuara, por mbi të gjitha subjekte që kanë nevojë për ndërhyrje, qeverisje dhe disiplinim nga të tjerët.

Në paragrafët vijues do të shohim se si instrumentalizimi i diskursit mbi të drejtat e grave përbën një manovër politike të përdorur nga regjime të ndryshme në Afganistan.

drejtat e grave në Afganistan

Pavarësisht perceptimit publik rreth Afganistanit si një regjim historikisht i bazuar në aparteid gjinor, faktet historike dëshmojnë se në 1920, gratë fituan të drejtën e votës (vetëm tre vite pas Kanadasë) dhe gëzonin mundësi të shumta edukimi. Legjislacioni afgan në lidhje me statusin e gruas konsiderohej si një ndër më progresistët në vendet myslimane dhe u kthye në model zhvillimi për vende të Azisë qendrore brenda Bashkimit Sovjetik.

Një moment kyç në historinë e Afganistanit është grushti i shtetit në prill të 1978 që kulmoi me ardhjen në pushtet të Partisë Popullore Demokratike të Afganistanit (PDPA). Qeveria me në krye partinë marksiste u zotua të ndryshojë strukturën politike dhe sociale, si dhe të implementojë një kornizë ligjore të përbashkët për grupe të ndryshme etnike në Afganistan.

Sipas sociologes Valentine Moghadam, e cila vizitoi Afganistanin në 1989, gratë gëzonin pozita pushteti gjatë qeverisë së PDPA-së. Gratë afgane ishin pjesëtare të Kuvendit Popullor, pjesë të sindikatave, Njësive Ushtarake Revolucionare, kryekirurge në spitalet ushtarake, si dhe punonin në ndërtimtari dhe inxhinieri elektrike ku shpeshherë supervizonin edhe kolegët burra.

Sipas historianë/eve të ndryshëm/me, masat për barazi gjinore kanë qenë në fokus të regjimeve të ndryshme në Afganistan por këto ndryshime ideologjike janë penguar herë nga kundërshtarë politikë që lobonin për rikthim drejt politikave më konservatore, dhe herë në një masë të madhe nga terreni thellësisht malor i shoqëruar me dasi etnike dhe tribale. Përveç kushteve gjeografike duket se faktorë të tjerë të jashtëm e kanë ndikuar trajektoren historike të Afganistanit.

Ardhja e Talibanëve dhe lidhja me Amerikën

Regjimi i ri nën drejtimin e PDPA-së gjeti mbështetjen e Bashkimit Sovjetik dhe Indisë por në anën tjetër nxiti pakënaqësi në vendet fqinje si Kina, Irani, Arabia Saudite dhe Pakistani. Për shkak të reformës agrare dhe ndryshimeve të thella nga qeveria, shumë afganë u larguan drejt Pakistanit duke u shndërruar në refugjatë. Këta të fundit u strehuan pranë kampeve të refugjatëve, që u tranformuan në grupe rezistence kundër regjimit afgan. Këto kampe rezistence u zgjeruan jo vetëm në Pakistan por edhe brenda Afganistanit, duke thelluar më tej konfliktin midis regjimit afgan dhe grupeve të rezistencës.

Midis viteve 1970 deri në 1990, Afganistani u shndërrua në një fushëbetejë të Luftës së Ftohtë midis dy fuqive më të mëdha të asaj kohe: Bashkimit Sovjetik dhe Amerikës. Bashkimi Sovjetik mbështeti militarisht regjimin afgan deri në pushtimin e tij në 1979, ndërsa lëvizja për rezistencë mori ndihmë nga Pakistani dhe SHBA.

Talibanët (që përkthehet studentë) i përkasin Pashtunëve, komuniteti etnik më i gjerë në Afganistan, një numër i konsiderueshëm i të cilit banon pranë zonës kufitare me Pakistanin. Talibanët u edukuan në disa prej shkollave fetare dhe medreseve (shumica e të cilave financoheshin nga Arabia Saudite).

Sipas dokumenteve sekrete, këto medrese ndiqnin manuale trajnimi nga CIA, e cila kishte inkurajuar radikalizimin e talibanëve. Së shpejti, talibanët do të bëheshin pjesë e një rrjeti militantësh islamistë, të trajnuar nga shërbimet inteligjente të Pakistanit dhe CIA-s në luftën kundër regjimit të udhëhequr nga PDPA dhe aleatit të këtij të fundit, Bashkimit Sovjetik.

Këto grupe përbënin shtyllën kurrizore të rezistencës së muxhahedinëve. Sikurse mund të hamendësohet, situata për gratë brenda lëvizjes së muxhahedinëve ishte e zymtë. Lëvizja e grave dhe seksualiteti i tyre kontrollohej në mënyrë strikte, të diktuar nga nevoja e riprodhimit shoqëror për makinacionin e luftës.

Pavarësisht përplasjeve ideologjike, qeveri të ndryshme dhe grupime paramilitariste i kanë përdorur “të drejtat e grave” si arsye për të legjitimuar avancime ushtarake. Sipas studiueses Jeniffer Fluri, pushtimi i Afganistanit në 1979 nga Bashkimi Sovjetik ndërlidhej me misionin për të luftuar strukturat patriarkale në vend, ndërsa të ashtuquajturat grupe të rezistencës muxhahedine kundërsulmuan Bashkimin Sovjetik nën predikimin e mbrojtjes së grave afgane nga pushtimi ideologjik sovjetik.

Pas vitesh konflikti, regjimi i PDPA-së u rrëzua në 1992. Fill pas rënies së regjimit, konfliktet ndërmjet grupimeve të ndryshme shpërthyen për kontrollin mbi Afganistanin, nga ku talibanët dolën fitimtarë në 1996 dhe e qeverisën vendin deri në 2001, viti kur talibanët u akuzuan nga Amerika për mbështetjen dhe strehimin e Osama Bin Ladenit dhe rrjetit të Al-Kaidës, të fajësuar për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Çmontimi i mitit për çlirimin e grave

Pushtimi i Afganistanit nga Amerika zyrtarizoi koalicionin e udhëhequr nga komanda amerikane dhe më pas NATO, i cili u zotua të sillte stabilitet politik duke mbajtur nën kontroll talibanët e theksuar masat për avancimin e të drejtave të grave afgane, pas vitesh të përgjakshme lufte dhe periudhës së errët nën regjimin taliban.

Me regjimin e ri, vërtet disa të drejta ligjore u institucionalizuan për gratë në Afganistan. Ministria për Çështjet e Grave u themelua, si dhe u çelën qendra për punësimin e grave në Kabul. Por pavarësisht ndryshimeve legjislative dhe fitimit të së drejtës për lëvizje (të cilën talibanët e kishin ndaluar kategorikisht për gratë) gratë në Afganistan ende përballeshin me martesa të detyruara, dhunë seksuale si dhe forma të tjera të agravuara të dhunës.

Sipas RAWA-s, numri i grave pjesë të industrisë së seksit arriti në 25.000 në vitet e para pas 2001, shumica të detyruara të bëheshin pjesë e kësaj industrie për shkak të skamjes së prodhuar nga ndërhyrjet ushtarake dhe bombardimet .

Pavarësisht celebrimit nga media amerikane për sukseset ushtarake në Afganistan dhe zmbrapsjen e talibanëve, duket se analiza mbi dëmet kolaterale nga bombardimet, dhe efektet negative të këtij militarizmi mbi qytetarët e thjeshtë afgan (sidomos gratë) u lanë në harresë për shumë vite.

Projektet militarizuese e kthyen tokën afgane në një ndër më të minuarat në botë, me një rekord prej 100 invidësh të gjymtuar ose vrarë çdo muaj prej minave. Shumica e projekteve zhvillimore u përqëndruan në qytete të mëdha si Kabuli dhe qendra të tjera urbane dhe ku projektet më së shumti i ofronin prioritet punësimit të shtetasve të huaj sesa popullisë lokale.

Një pjesë dërrmuese e popullsisë jetonte në kufi të varfërisë dhe e kushtëzuar te ndihmat amerikane për ushqim. Pavarësisht prezencës së trupave të NATO-s, në 2005 industria informale e drogës mori një hov të ri zhvillimi duke e kthyer Afganistanin në një narko-shtet dhe eksportuesin më të madh të opiumit (92% e tregtisë globale).

Këto misione ushtarake të zotuara për çlirimin e grave duket se prodhuan efekt të kundërt. Sikurse burimet e këtij artikulli sugjerojnë, misionet civilizuese për shpëtimin e grave nuk kontribuan në përmirësimin e kushteve politike, ekonomike e shoqërore të grave, ato nuk i fuqizuan këto të fundit por përkundrazi shtypën vullnetin politik të grave dhe anashkaluan efektet e dhunës dhe militarizmit që rënduan mbi supet e grave afgane.

Kritika e ofruar në këtë artikull nuk mohon margjinalizimin sistematik dhe historik të grave nën regjimin e talibanëve. Gjithashtu historia e Afganistanit si dhe pushtimi i tij nga Amerika është në tërësi e komplikuar. Andaj ky shkrim përbën një tentativë për të problematizuar keqpërdorimin dhe kthimin në mjete politike të diskursit “të shpëtimit” të grave afgane për të legjitimuar misionet militariste dhe duke heshtuar efektet gjinizuese të ndërhyrjeve ushtarake.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur