GJENOCIDI: NJË RRËFIM FËMIJËRIE

Selma Jahić

Selma Jahić ka lindur më 22 maj 1988 në Srebrenicë, Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo është e mbijetuar e genocidit në Bosnjë. Prej gushtit 1995, Jahić jeton në Vjenë, ku ka emigruar si refugjate lufte, së bashku me një pjesë të familjes. Momentalisht ajo punon si menaxhere në një institucion publik në Austri.

Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë e ndau për së gjalli familjen tonë duke qenë se im atë e kishte të pamundur të kthehej nga Beogradi ku ishte zhvendosur për shkak të punës, që prej nisjes së konfliktit. Rrethanat e detyruan tim atë që të arratisej nga Serbia drejt Austrisë, pa pasur mundësinë për t’u bashkuar fillimisht me time ëmë, mua dhe vëllain e vogël në Bosnjë. Përpjekjet e tij për t’u vënë në kontakt me ne nuk ishin gjithaq të suksesshme sepse përgjatë luftës shumica e letrave konfiskoheshin nga Kryqi i Kuq. Njëfarësoj, të krijohej përshtypja se të shkruaje për luftën apo vdekjen ishte një akt i ndaluar… Përgjatë tri viteve, im atë nuk ishte në dijeni nëse ne ishim ende gjallë apo jo. Kishte raste kur muaj të tërë do të kalonin, derisa ne të merrnim ndonjë lajm prej tij.

Në këtë periudhë, gjyshi u shndërrua për ne fëmijët në një baba të dytë. Ai mori rolin e një lloj engjëlli mbrojtës. Gjyshi ishte një burrë i fortë dhe krenar e linte kokën për mua dhe tim vëlla. Përgjithësisht një introvert i pashoq, atij i pëlqente më tepër të kujdesej për kafshët sesa të ndërvepronte me njerëzit. Ishte i atillë njeri, që fliste vetëm atëherë kur mendonte se vërtetë kishte diçka për të thënë. Unë e ndiqja ngado si një mackë e vogëlth. Përpara luftës, gjyshi më merrte gjithnjë me vete kur shkonte për të prerë dru në kodrat rreth e përqark Srebrenicës ose kur milte lopën. Qetësia dhe përkushtimi i tij ndaj natyrës më mbushte me krenari për të. Unë jam ende kaq krenare për të dashurin, gjyshin tim.

Në 10 korrik 1995, unë nuk e dija që ne do të shiheshim së bashku për herë të fundit.

Atë ditë u njoftuam se Srebrenica kishte rënë në duart e Ratko Mlladiçit dhe ushtrisë së të ashtuquajturës Republikë Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Për pasojë, u nisëm drejt Potoçarit, asokohe të shndërruar në bazën ushtarake të Kombeve të Bashkuara. Familja jonë ishte ndër të fundit që mbërriti në bazë. Tetot e mia me fëmijët e tyre, sikurse një xhaxha imi, që vuante nga problemet mendore, gjendeshin paraprakisht aty.

Gjyshi, krahasimisht me shumëkënd tjetër, kishte mbathur rrobat e tij më të mira atë ditë: një beretë të zezë, këmishën e bardhë, xhaketën dhe panatallonat e zeza. Ai gjithsesi nuk dilte kurrë nga shtëpia i paveshur mirë. Mirëpo, me të mbërritur në Potoçar kuptuam shpejt se diçka nuk shkonte. Ndër të tjera, ardhja e trupave serbe ngjalli terror mes njerëzve, të cilët nisën të bërtisnin se ata [serbët] i kishin prerë dikujt kokën pranë një pusi. Instiktivisht, zura menjëherë përdore time ëmë. Nuk u desh shumë, deri kur ia dola t’i shihja më në fund “çetnikët”. Kjo ishte fjala me të cilën njerëzit tanë iu referoheshin përbindshave që vrisnin e prisnin nga të katra anët.

Këta përbindësha ama unë i kisha përfytyruar ndryshe, me brirë në kokë dhe që vrisnin e torturonin njerëz. E ja tek ishin ata më në fund, duke qëndruar mu përballë nesh: njerëz si gjithë të tjerët.

Zemra m’u mblodh në grykë. “Këta qenkan njerëz!”, i pëshpërita time ëme e shokuar. “Ku i kanë brirët?” Nëna më bëri shenjë të heshtja. Duart po i dridheshin e sytë i qenë rrëmbushur. Më kujtohet veçanërisht njëri prej tyre, i cili në krahun e majtë kishte një tatuazh gjigand kryqi.

Qëndruam në bazën e Potoçarit për një apo dy netë dhe ishim ndër të parat grupe që u deportuan. Data shënonte 12 korrik 1995. Ditën që lamë pas Srebrenicën bënte shumë vapë. Prapësëprapë ne s’kishim ujë për të pirë. Gjyshërit e mi vendosën të prisnin edhe një ditë e më pas të largoheshin, me shpresën se mos ndoshta moti do të freskohej disi. Ne i besuam ushtrisë serbe kur na komunikoi se: “Kushdo që dëshiron të largohet, mund të largohet. Kushdo që dëshiron të qëndrojë, mund të qëndrojë. Askush s’do të lëndohet.”

Vetëm më vonë mësuam se ç’u kishte ndodhur realisht të gjithë atyre që patën vendosur të qëndronin…

Ndarja mes burrave dhe grave nisi menjëherë. Gratë dhe fëmijët u sistemuan nëpër autobusë e kamionë. Ne përfunduam në një kamion. Më kujtohet sesi njëri prej ushtarëve serbë e pyeti kolegun e tij, nëse ndoshta do të ishte më mirë që të vegjëlit me nënat të zhvendoseshin në autobusë, meqë vapa e madhe rrezikonte t’i asfiksonte. Ky i fundit ia priti: “Nuk më plas. Rrasi në kamion!” Më kujtohet gjithashtu një çift i moshuar, që po ecnin së bashku përpara nesh. Ushtarët serbë tentuan ta ndanin burrin nga bashkëshortja e tij. Të dy të moshuarit u përgjëruan për të qëndruar bashkë, veçanërisht sepse gruaja ishte e sëmurë. “Mos u shqetëso”, iu përgjigjën ushtarakët serbë zotërisë teksa e tërhiqnin gruan për ta ndarë nga ai, “brenda në lumin e Drinës ke për ta gjetur tët shoqe.” Këto çaste janë rrënjosur në kujtesën time së bashku me atë të dhimbjes që po përjetoja në dorë, ndërsa ime ëmë po ma shtrëngonte këtë të fundit duke u dridhur.

Në kamion, bashkë me ne, gjendej edhe një grua shtatzënë, së cilës pas disa çasteve, për shkak të vapës zhuritëse dhe hapësirës së paajrosur, i ra të fikët. Ishim zënë në grackë, nën një pëlhurë të gomuar kamioni. Menduam se do të mbyteshim nga çasti në çast. Megjithatë, kamioni ynë për fat nuk ndaloi. Mësuam prej të tjerëve se kamionët dhe autobusët e tjerë kishin ndaluar disa herë dhe se serbët kishin zënë në to rob më shumë burra, të cilët fillimisht ishin lejuar të largoheshin me pjesën e mbetur të refugjatëve.

Pas njëfarë kohe, mbërritëm në pikën ku ishte pozicionuar ushtria boshnjake. Dolëm nga kamioni dhe u urdhëruam që të ecnim pa u ndalur dhe pa u larguar nga rruga. Nuk e di përsa kohë kemi ecur deri kur takuam ushtarin e parë boshnjak, i cili na këshilloi të vazhdonin në drejtim të Tuzlës, ku ishte ngritur një kamp refugjatësh. Kampi gjendej brenda hapësirës së aeroportit ushtarak të Tuzlës. Me të mbërritur atje, punonjësit e Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq nisën procesin e regjistrimit. Mësuam se nuk na lejohej të dilnim jashtë kampit. Shpejt, njerëzit filluan të panikoseshin. Ku të ishin burrat dhe gratë që ishin lënë pas nëpër pyje? Po djemtë dhe burrat që supozohej të mbërrinin me refugjatët e tjerë? Çfarë u kishte ndodhur atyre? Ditëve që pasuan mbërritën gjithnjë e më pak njerëz. Shumica, në mos të gjithë prej tyre ishin gra dhe fëmijë.

Nuk arrija ta kuptoja se çfarë po ndodhte. Shihja gratë tek qanin dhe ulërisnin në agoni. “Ku është gjyshi?”, fillova të pyes pasi gjyshja na u bashkua një ditë më pas. Ajo na rrëfeu sesi ushtarët serbë i kishin ndarë dhe nuk e kishin lejuar gjyshin të largohej bashkë me të. Të gjithë djemtë dhe burrat e zënë rob ishin masakruar. Im gjysh ishte njëri prej tyre.

Ditët në kamp do të kalonin mes ulërimave çjerrëse. Nënat vajtonin djemtë e tyre. Bijat, etërit e motrat vëllezërit. Të tjera gra, bashkëshortët e tyre. Ishim të gjitha të rrënuara.

Ne mbijetuam por një pjesë e jona vdiq në Srebrenicë, së bashku me pjesëtarët e familjeve tona.

Ime ëmë, vëllai im dhe unë u larguam nga Bosnja në gusht 1995. Ne gjetëm një shtëpi të re në Vjenë, atje ku na priste im atë. Ka kaluar kohë por plagët tona mbeten të hapura. Përgjatë viteve, gjithnjë e më shumë trupa do të zbuloheshin nëpër varret masive. Trupat e të dashurve tanë janë varrosur dhe më pas çvarrosur e varrosur rishtas, për të fshehur gjurmët e krimit që ushtarët serbë kryen ndaj nesh.

Në 2007, im atë mori një telefonatë urgjente nga halla ime teksa ishte në punë. Një letër nga Kryqi i Kuq njoftonte se eshtrat e tim gjyshi më në fund ishin gjetur. Më kujtohet ai çast si të kishte ndodhur dje. Ne ndodheshim me pushime kur im atë na informoi. “Kanë gjetur gjyshin”, tha dhe më pas e mbylli telefonin. Vrapova t’i tregoja vëllait. Paskëtaj dola nga shtëpia vrik për t’u endur vërdallë me orë të tëra. Nuk e mbaj mend ku më çuan këmbët. Pas kësaj gjezdisjeje u riktheva në shtëpi dhe ia shkreha të qarit.

Vendosa të mos marrë pjesë në ceremoninë mortrore të gjyshit. E kisha të pamundur ta përballoja mendërisht. Disa vite më vonë, babai më tregoi një fotografi me objektet që ishin gjetur së bashku me trupin e tij. Dallova menjëherë orën e dorës. “A mund ta kem?”, e pyeta tim atë. E përftova orën, përmes motrave të tim ati në Bosnjë, të cilat ishin të lumtura të më dhuronin diçka të gjyshit, duke e ditur sesa i rëndësishëm ishte ai për mua.

Ora e dorës së tim gjyshi, Suljo Jahić, u gjet në një varr masiv në Kamenicë, 150 kilometra larg Potoçarit.

Kam folur rrallë e qeshur akoma më rrallë si fëmijë. Ime ëmë më përshkruan si fëmijë të trishtuar. Nuk artikulohesha shpesh as në gjuhën boshnjake. Si e rritur më është dashur t’i lë kujtimet e mia të dalin në sipërfaqe dhe të përballem me gjithçka m’u desh të kaloja. Ka raste kur ndonjë fragrancë e caktuar në ajër më kthen pas te shtëpia jonë në Srebrenicë. Herë të tjera, kur vështroj nipin tim 7-vjeçar kuptoj se kam qenë pikërisht në atë moshë kur ndodhi genocidi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se nuk do të doja kurrë që ai të kalonte nëpër të njëjtin ferr që kalova unë.

Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë ferr. Të tilla mizori nuk duhet lejuar që të ndodhin kurrë më, asgjëkundi.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur