SEKSUALITETI DHE FEMINIZMI SI KRITER (MOS)PUNËSIMI

BORA MILLOSHI

Bora Milloshi është diplomuar në ciklin Master Profesional “Arkivistikë” në Universitetin e Tiranës. Prej 2020 ka punuar si arkiviste pranë Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. Aktualisht punon si arkiviste në televizionin Top Channel. Bora është prej vitesh pjesëmarrëse e angazhuar në hapësirën publike për çështje me karakter social, veçanërisht ato që përqëndrohen te të drejtat e grave.

Çështjet e seksualitet në shoqërinë shqiptare, të trajtuara përmes kategorive morale të papërditësuara me kohën dhe rregullisht në mungesë informacionesh bazike, përbëjnë shpesh ndër debatet më të nxehta. Ato janë të pranishme kudo, rëndom në formën e paragjykimeve duke pretenduar ta përcaktojnë një individ në tërësinë e vet, përfshirë aspektin profesional të tyre.

Në dekadën e fundit, prania gjithnjë e më publike e personave LGBTQ+ në Shqipëri ka ndikuar në diskusin publik, paçka se qasja ndaj identitetit gjinor apo orientimit seksual ndryshe, që nuk përkon me standardin heteronormativ aktual, mbetet toksike. Ky toksicitet i nxitur nga manipulimi i diskursit publik, përshfaqja dhe nxitja e homofobisë në të gjitha nivelet shoqërore dhe edukimi i varfër, gjen shtrirje edhe në mjediset e ndryshme të punës. Madje, mund të rastisë që një qëndrim agresiv ndaj homoseksualitetit në veçanti dhe feminizmit si lëvizje emancipuese në tërësi, të manifestohet në formën e pyetjeve gjatë një interviste pune.

Paçka se një gjë e tillë mund të mos jetë normë, kjo ka qenë eksperienca ime personale. E përgatitur për të biseduar mbi historinë, arkivat, toponimet, fetë e të tjera tema që lidhen me eksperiencën time akademike dhe profesionale, në një intervistë pune të radhës, papritur u shtanga kur intervistuesi më pyeti nëse besoja te lëvizjet feministe?

Pa më dhënë mundësinë për t’u përgjigjur, ai vijoi të më shpjegonte, në mënyrë padronizuese dhe të keqinformuar sesi “feministet qenkëshin lezbike” dhe se “ato synojnë të ulin lindshmërinë në planet”. Ajo që fillimisht u duk si një “shaka” pa kripë, përfundoi duke qenë një monolog i gjatë, serioz dhe konspiracionist, ku zotëria hamendësonte sesi “homoseksualiteti mund të dallohet në tiparet fizike të dikujt” dhe për këtë shkonte pas në histori deri te figura si Shote Galica apo të tjera gra, që në imagjinatën e tij fshihnin një sekret seksual gati “mëkatar”.

Duke mos ditur si ta menaxhoja një situatë kaq mizogjine dhe gjithashtu, të paparashikuar, vijova duke përmbledhur një përgjigje, e cila qartazi sfidonte marrëzinë e sapo ofruar në tryezë. M’u desh të shpjegoja se nëse vërtetë ekzistojnë shifra më të ulëta përsa i përket lindshmërisë në nivel botëror, kjo nuk ka të bëjë aspak me ekzistencën e lezbikeve si të tilla apo të marrëdhënive homoseksuale mes njerëzve. Ndër të tjera, artikulova sesi lëvizjet feministe në thelb qëndrojnë për drejtësinë gjinore dhe barazinë mes sekseve e se ato nuk kanë asnjë “axhendë” për “shfarosjen e planetit”.

E konsiderova të rëndësishme të shprehja, se nuk është e pazakontë që gratë tashmë, ardhjen në jetë të një fëmije nuk e shohin më si detyrim, përmbushje të një roli të paracaktuar shoqëror, por si një zgjedhje dhe se shumë syresh zgjedhin të mos kenë fëmijë e t’i dedikohen më tej karrierës ose t’i ushtrojnë paralelisht të dyja këto të drejta. Feminizmi padyshim që ka ndihmuar për t’ua qartësuar perspektivën grave dhe kjo s’ka pse tremb kënd pasi fundja, gratë veçse po ushtrojnë të drejtat e tyre të barabarta, sa herë që zgjedhin mbi jetën e tyre.

Nga ana tjetër, arsimimi, kushte pune dhe një pagë dinjitoze, kujdesi ndaj shëndetit riprodhues, planifikimi familjar kanë ndikimin e tyre pozitiv në rritjen e mirëqenies së grave, personalisht dhe profesionalisht. Ndër të tjera, ç’rëndësi ka në gjithë këtë, nëse këto gra janë lezbike, biseksuale apo transgjinore? Çfarë rëndësie do të kishte patur orientimi seksual i motrave Qiriazi, teksa ato kanë dhënë një ndër kontributet më të vyera në shoqërinë shqiptare, përmes hapjes së shkollave dhe nxitjes së arsimit?

Dukshëm, përgjigjet e mia ishin pikërisht ato që do të ma kushtonin këtë vend pune, të cilin në këtë pikë as që e doja më, pavarësisht nevojës. U largova prej aty ligsht. Të qenit në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe autonomisë tënde si grua, qenkësh e barazvlefshme me të qenit pjesë e organizatave okulte, e dyshuar për lezbike dhe kërcënuese për jetën në planet… A thua nuk mjaftojnë pagat e urisë dhe kushtet paraprakisht jo dinjitoze të punës?

Nevoja perverse e një punëdhënësi për të kuptuar drejtpërdrejtë orientimin seksual të punëmarrësit të ardhshëm, statusin civil, mendimin për lindshmërinë dhe ndjeshmërinë ndaj të drejtave të njeriut, ndikojnë në diskriminimin, intimidimin dhe vështirësinë për t’u punësuar veçanërisht të grave, personave LGBTQ+ dhe të tjera minoriteteve.

Diskriminimi dhe përgatitja paraprake kundrejt tij, në të tillë kontekst profesional, kontribuojnë në shtimin e mureve që i izolojnë shoqërisht personat LGBTQ+ dhe çdokënd tjetër që minimalisht pret garancinë për respektimin e të drejtave bazë në punë ose në tentativën për t’u punësuar. Ngërçe të tilla riintensifikojnë pozitat aktuale të hierarkisë sociale ku komunikimi ndodh në pozita superioriteti dhe inferioriteti e jo në respekt të ndërsjelltë. Ai nis me imponimin për të pranuar dhunën, jo si ftesë për bashkëpunim.

Vras mendjen se ç’do të kishte ndodhur nëse unë do të isha përgjigjur se isha lezbike dhe se besoj te lëvizjet feministe pa kompromis? Do të më tregohej menjëherë dera apo do të dëgjoja të njëjtit monolog? A është ky realiteti dominues me të cilin përballen personat LGBTQ+ kur aplikojnë për një vend pune? A vlen kjo edhe për personat e minoriteteve rome dhe egjiptiane? Në zinxhirin e prodhimit, pse mbart kaq rëndësi gjinia, seksi, besimi fetar, ngjyra e lëkurës dhe të tjera detaje pa lidhje me profesionin? Vallë, mos tentojnë këto pyetjet të masin pulsin e punëmarrësit të ardhshëm në raport me durimin e shfrytëzimit dhe dhunës në mjedisin e punës?

Kjo situatë nuk është veçse reflektim i mosrespektimit të së drejtës bazë të dikujt për t’u punësuar, pavarësisht gjinisë, orientimit seksual, besimit fetar, racës, etnisë etj. Punëdhënës të tillë meritojnë veçse të denoncohen dhe të përballen me ligjin. Ndërkaq, kundërshtimi i këtyre praktikave tjetërsuese dhe bërja publike e rasteve është domsdoshmëri jo vetëm për hir të dinjtetit tonë si njerëz dhe punëtorë/e por edhe që ato raste të cilat ekzistojnë si të veçanta, të mos shndërrohen në fenomen.

*

Për sqarim, ky artikull merr përsipër të përcjellë mendim personal dhe konstatime të cilat sigurisht nuk janë empirike porse orientohen nga dëshira e mirë për të bërë publike raste, që mund të hapin udhën për të artikuluar zëra të tjerë ndaj diskriminimeve, pyetjeve tendencioze dhe formave të tjera të institucionalizuara ose jo, që kanë për qëllim intimidimin dhe demoralizimin kundrejt reagimit ndaj padrejtësive. Të qenit të hapur ndaj botës dhe të drejtave që gëzojmë në mënyrë të barabartë është shkas i mirë për të kërkuar për të përkitur një shoqëri, njëlloj me dinjitet.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur