SILVIA FEDERICI – TRUPI I GRUAS, KY POLITIKUM

IRMA C.

Irma C. është diplomuar për Shkenca Letrare dhe Gjuhë të Huaja në Itali. Momentalisht ajo banon në Gjermani, ku jeton si artiste e pavarur. Puna artistike e Irmës përqëndrohet kryesisht te fotografia.

Me Caliban and the Witch: Women, the Body and Primitive Accumulation, i cili u botua fillimisht më 2004, intelektualja italo-amerikane Silvia Federici, kërkon të rishkruajë historinë e gruas, bazuar në përndjekjen e shtrigave, ngjarje e cila shënon kalimin nga Feudalizmi në Kapitalizëm. Federici këmbëngul mbi konceptin e Akumulimit Fillestar të Karl Marx, sipas së cilit fillimi i kapitalizmit është i barazvlefshëm me fillimin e punës me mëditje/pagesë, dhe shton se kjo nuk është aspak e mjaftueshme: fokusi duhet të vihet gjithashtu edhe te riprodhimi (i njerëzve/krahut të lirë të punës).

Por përpara se të shqyrtojmë detajet e kësaj tematike, le të zbërthejmë përse titulli Caliban and the Witch?

Caliban-i i referohet pjesës teatrale shekspiriane Shtrëngata, ku Prospero, kolonizatori, ndeshet me autoktonin Kaliban dhe fatkeqësisht e mund – por megjithatë, figura e Kalibanit qëndron për rezistencën e autoktonëve ndaj kolonializimit. Kështu, në librin e Federiçit, kjo figurë përfaqëson proletariatin. E ëma e Kalibanit, shtriga Sycorax, ka një rol dytësor te Shtrëngata e Shekspirit, por kryesor për Federicin: “ajo mishëron një kozmos subjektesh femërore, të cilin kapitalizmit i duhej ta shkatërronte: heretikja, shëruesja, bashkëshortja e pabindur, gruaja që guxonte të jetonte vetëm, gruaja që praktikonte ritualet Obeah(1), e cila helmonte ushqimet e sunduesit dhe nxiste skllavet dhe skllevërit për revoltë.”(2)

Kështu shtriga kthehet ne simbol për rezistencën e gruas.

Në vëllimin e I-rë të Kapitalit, Karl Marksi përshkruan procesin historik të  krijimit të Akumulimit Fillestar, i cili është baza e kapitalizmit. Ndërsa Marksi pra thekson, se mbi të gjitha, këtu pati rëndësi proletari burrë, i cili filloi të merrte pagesë (për punën e kryer jashtë shtëpisë); Federiçi është e mendimit se baza e akumulimit fillestar, është pikërisht pozicioni i gruas dhe mbi të gjitha prodhimi i punës së krahut pa pagesë (prej saj).

Për pronarët kapitalistë, puna e krahut mund të jetë shumë e lirë kur gratë i nënshtrohen shfrytëzimit dhe shtypjes, si dhe riprodhojnë krah pune pa asnjë lloj shpërblimi. Këtu, Federiçi, mbështetet mbi historinë e kapitalizmit për të treguar sesi gratë u disiplinuan, nënshtruan dhe asgjësuan. Dimensionin e kësaj dhune mund ta vërejmë, fatkeqësisht, fare mirë dhe sot. Mjafton të kujtojmë protestat kundër njërit prej ligjeve më të forta kundër abortit në nëntor të vitit 2021 në Poloni. Shkak i protestave qe vdekja e 30 vjeçares Izabela S., e cila humbi jetën prej një  shoku septik, pasi mjekësia e bazuar mbi ligjin, refuzoi të kryente  abortin e nevojshëm. Në bazë të të dhënave të UN (United Nations) vriten e janë vrarë me dije, vullnetarisht, disa mijëra gra nga bashkëshortët apo partnerët e tyre.

Femicidet bazohen mbi rituale dhune apo diskriminimi në përditshmëri të vajzave dhe grave: në ushtrimin e profesionit nga ana e tyre, në mënyrën e përcaktimit të pagesës për punën e kryer, në faktin, që gratë mbingarkohen shumëfish, në familje, në punët e shtëpisë, në përkujdesin e pjesëtarëve të familjes, por dhe në mënyrën sesi trajtohen trupat e tyre në marketing, apo reklamat e produkteve të ndryshme. Në fakt, mund të themi se është tipike e shoqërisë kapitaliste kontrasti i dy gjinive, apo më saktë në njërën anë përulja e gruas, ndërsa vlerësimi dhe rritja e statusit të burrit në tjetrën. Federiçi ndan të njëjtin mendim poststrukturalist si dhe rryma të tjera feministe, që gjinia është rrjedhojë e një procesi të dhunshëm dhe një mënyre sistematike të ndarjes së punës.

Kapitalizmi modern, sipas Federiçit, është  një reagim përkundrejt krizës së feudalizmit, një reagim pra i sunduesve, të cilët përpiqen të mbajnë statusin e tyre me metoda kapitaliste. Federici shkruan se Feudalizmi u fut në krizë të plotë njëkohësisht me Murtajën, në mes të shekullit të XIV-të. Murtaja shkaktoi vdekjen e një të tretës së popujve evropianë, çka solli një çrregullim të ekuilibrit të pushteteve: punëtorët e krahut u pakësuan shumë, por pati dhe feudalë që humbën jetën prej vdekjes së zezë – u krijuan kështu mundësi për të varurit nga feudalizmi, jo vetëm që të çliroheshin, të merrnin toka në pronësi, por dhe të kërkonin pagesa për punën e kryer, çka solli një krizë të riprodhimit feudal. Ajo çka Federici kërkon të thotë me këto ndodhi, është se në saje të tyre u zhvillua nje proces emancipimi, i cili zgjati rreth 60-70 vjet, deri gjatë Luftës Fshatare e përtej, dhe se me këtë të fundit dukej gati i mundur një zhvillim alternativ per Europën.

Procesi i akumulimit historik është dhe historia e ndarjes midis burrave dhe grave: përça dhe sundo. Ndërsa Kalibani është simbol si për gratë dhe burrat proletarë, ku sunduesit ia arritën të ndajnë proletariatin ndër ata që marrin pagesë (burrat), dhe në ato që kryejnë punë riprodhuese falas (gratë). Federici tregon se para Akumulimit Fillestar, gratë jetonin në raporte barazie në të ashtuquajturat COMMONS dhe se edhe këto ushtronin vetë zanate artizanale: punët në COMMONS nuk ishin të ndara sipas gjinive – ndarja e punëve u krye dhe këtu, si gjithandej, në mënyrë të dhunshme. Një nga mënyrat më të dhunshme për t’u treguar grave “vendin e tyre” në shoqëri qe dhe përndjekja e shtrigave – çka do të thoshte bindje e nënshtrim total i gruas ndaj burrit, në mënyrë që ajo të linte mënjanë dëshirat e veta seksuale, si dhe të punuarit në mënyrë të pavarur.

Përndjekja e shtrigave fillon në shekullin e XV-të dhe kulmin e ka  përreth viteve 1580- 1630. Kjo përndjekje nxit popullin të denoncojë në mënyre arbitrare gratë, fqinji – fqinjën, fëmijët nënën dhe kështu, u morën gra të veçuara njëra nga tjetra, u stigmatizuan dhe iu bë gjyqi. Këto metoda brutale që paraqet Federiçi na kujtojnë jo më pak se përndjekjen e hebrenjve: të ashtuquajturat shtriga duhej të mbartnin shenja te veçanta në rrobat e tyre, në mënyrë që njerëzit të mund të distancoheshin prej tyre.

Këto metoda i shohim dhe sot e kësaj dite në Texas për shkak të ligjit të abortit: vijojnë denoncimet, stigmatizimet, përjashtimet nga shoqëria, gjyqet, marrjet në pyetje, etj. Në më të shumtën e rasteve ato që denoncoheshin si shtriga, ishin gra, të cilat sipas Federiçit kishin njohuri të veçanta për mbrojtjen nga shtatzënia, apo për abortin, si p.sh. mamì, të cilat i ndihmonin gratë gjatë lindjes. Sipas masave të reja që u morën, këtyre grave u ndalohej ushtrimi i zanatit te tyre, por dhe në ato raste që u lejohej, ato ishin të detyruara të kontrollonin gratë shtatzënë, në mënyrë që këto të mos kryenin vetë aborte apo të braktisnin foshnjat e sapolindura, që ndoshta nuk kishin mundësi t’i ushqenin për shkak të varfërisë ku ndodheshin.

Shpronësimi i trupit të gruas është për Federiçin një pikë qendrore në sendërtimin e kapitalizmit: pa këtë organizim të riprodhimit, nuk do kish’ qenë i mundur. Në këtë mënyrë, pika e vështrimit të Federici-t është e ndërthurur (intersectional), teksa nëvizon se gratë, si dhe burrat, janë pjesë e proletariatit, e klasës punëtore, kështu dhe krijojnë bashkërisht një tërësi. Këto rituale kundër gruas, janë sipas Federicit, pjesë e një strategjie më të zgjeruar, e cila lidhet me sundimin gjinor, bashkë me tregtinë e skllevërve dhe me kolonializimin: kapitalizmi qe përçohet nga Europa është i ndërthurur me rite gjenocidesh, të tilla që njeriu nuk trajtohet si njeri. Këtu Federiçi kthehet nga Descartesi, i cili kish ngritur pyetjen se a ishin njerëzit qenie të pashpirta që mund të trajtohen si objekte – ku njerëzorja do t’i përqasej kafshërores. Ritet e gjenocideve, e skllevërve, të cilët trajtohen pikërisht si objekte, krijojnë të njëjtin kontekst me përndjekjen e shtrigave.

E rëndësishme është për Federiçin, analiza mbi idenë e trupit mashkullor – për këtë rishqyrton filozofinë e Descartes-it dhe Hobbes-it (dy filozofë borgjezë) dhe sesi filozofia e tyre krijon llojin (e ri) të burrit, më saktë, një burrë, që nuk ka trup! Ai është i vetëdijshëm  (cogito, ergo sum), trupi është një abstraksion, ndjenjat gjithashtu: burrat janë kështu të aftë të udhëheqin dhe ta kontrollojnë trupin e tyre në mënyrë sovrane. Kjo është një nga pikat e racionalitetit, që i bën burrat bartës të mendimit borgjez, çka në një fare mënyre kthehet kundër grave: këto do të përçmohen si qenie joracionale, të udhëhequra nga dëshira seksuale, të pangopura.

Caliban and the Witch na tregon se që në fillimet e Kapitalizmit, trupi ka qenë për gruan, njësoj si domethënia e fabrikës për burrin: vendi i shfrytëzimit dhe i rezistencës së tyre, sepse trupi i gruas është përvetësuar dhe detyruar të shërbejë si mjet i akumulimit fillestar dhe i riprodhimit të krahut të punës.

Për Federiçin, nuk ka dyshim, që në përndjekjen e shtrigave, bëhet fjalë për një nismë të rëndësishme politike: ajo nuk e minimizon rolin e Kishës aspak, pasi kjo përcaktoi në fakt kornizën ideologjike për përndjekjen e shtrigave, ashtu siç bëri dhe me përndjekjen e heretikëve. “Gjuetia e shtrigave nuk do kish’ qenë e mundur pa Inkuizicionin dhe pa spiunët e shumtë ndërmjet priftërinjve, të cilët kërkonin nga autoritetet laike që të gjeheshin shtrigat dhe të ndëshkoheshin, çka u mbajt mbi të gjitha jo pa qindra vite fushatash kishtare armiqësore përkundrejt gruas.”(3)

Duke parë pra nga afër këto aspekte që vë në pah Federici, kuptojmë më së miri rëndësinë që merr trupi i gruas në të gjitha aspektet e mundshme në teorinë dhe historinë feministe. Por a mund ta kuptojmë veprën e saj si apel, që dëshiron të ftojë burrat në një dialog duke arsyetuar mbi dhunën e ushtruar kundër grave fillimisht nga sunduesit, në mënyrë që këta të solidarizohen së bashku dhe të krijojnë mënyra të reja bashkëjetese? Pse jo!?

_____________

Shënime nga autorja:

[1]Rituale magjie apo fetare me origjine nga Afrika Qendrore dhe Perendimore, qe kane elemente te ngjashme me rituale te tjera magjie/fetare si Palo, Vúdu, apo Santeria.

[2] Silvia Federici, Caliban und die Hexe, ne tekst: “Sie verkörpert einen Kosmos weiblicher Subjekte, den der Kapitalismus zerstören musste: die Ketzerin, die Heilerin, die ungehorsame Ehefrau, die Frau, die alleine zu leben wagte, die Obeah-Frau, die die Speisen des Herren vergifte und die SklavInnen zum Aufstand anstifte.”

[3]Silvia Federici, Caliban und die Hexe

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur