MENSTRUACIONE f.

Procesi biologjik i shkarkimit ciklik të gjakut, sekrecioneve dhe mbetjeve të indeve nga mitra përmes vaginës, nga mosha e pubertetit deri në menopauzë, çdo muaj, kur nuk ndodh fekondimi, pasi veza rrëshqet në tubat fallopianë. Gjakderdhja zgjat zakonisht dy deri në shtatë ditë. Kohëzgjatja mes ditës së parë të njërit cikël menstrual dhe tjetrit është rreth 21 deri në 45 ditë ose 21 deri në 31 ditë, me një mesatare prej 28 ditësh. Procesi menstrual ndërpritet gjatë shtatzanisë e muajve të parë pas lindjes, gjatë ushqyerjes me gji të foshnjes dhe gjatë menopauzës.

Menstruojnë personat me mitër. Menstruacionet ose ndryshe periodat. Më erdhën menstruacionet. Dhimbje periodash. Përjetimi i ciklit të parë menstrual. Menstruacionet nuk janë të turpshme. Procesi natyral i menstruacioneve.  Cikli i menstrucioneve te burrat transgjinorë. Flasim çlirët për menstruacionet dhe shëndetin seksual. Kupa menstruale. Tamponët menstrualë. Pecetat e higjienës menstruale. Bisedojmë për ciklin menstrual në shkollë. Kërkesa e sindikatave për njohjen e ditëve pushim si pasojë e menstruacioneve te gratë cis, burrat transgjinorë dhe personat me gjini jonormative.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur