DASHURI NË KOHËN E TRAPAVE TË SQULLUR

Sophie Chamas

Sophie Chamas është pedagoge e Studimeve Gjinore në Universitetin e SOAS-it, në Londër. Ajo është doktoruar nga Universiteti i Oksfordit për Studime Moderne në Lindjen e Mesme. E bazuar në disiplinën e antropologjisë, puna e saj përqendrohet në studimin e lëvizjeve shoqërore, teorisë së kundër-kulturës dhe diskursit politik mbi Lindjen e Mesme. Në përgjithësi, temat e saj të interesit përfshijnë "jetën", "vdekjen" dhe "jetën e përtejme" të imagjinares politike radikale në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, nga një perspektivë teorike queer dhe feministe. Sophie është gjithashtu eseiste dhe shkrimtare e veprave artistike letrare.

Diagnostikomëni

I kërkoj të dashurit tim të largohet nga shtëpia njëzet minuta përpara se të më duhet të bisedoj në Skype me terapisten. Kohë e mjaftueshme për t’u siguruar se ai është larguar, përpara se ta çliroj surratin që i mundëson gojë mendjes sime. Po ashtu edhe përpara se të filloj sekretimin e pështymës psikike, që nuhat çmendurinë time.

Unë jetoj në Dubai, qytet të cilin së fundmi terapistja ime e la përfundimisht, ashtu si shumica e mohuar e qytetarëve të tjerë. Tani është kthyer në tokën amtare, në Belgjikë. Nuk e di se ku saktësisht. Në fakt, as që shqetësohem ta pyes. Them se ajo e shkëmbeu stabilitetin me shtëpinë, siç shpresoj se do të bëjnë përfundimisht të gjithë emigrantë/et e privilegjuar/a të këtij jovendi. A sjell vallë stabiliteti ndonjë gjë të hajrit, përveç mpirjes? Ndoshta ajo e kuptoi se paratë dhe siguria nuk e shërojnë dot parehatinë.

Vërtet që Dubai mund të ndërtojë çdo gjë. Ishujt Faux. Pub-et britanike mbushen me britanikë, që janë krejt kot si menaxherë baresh dhe as të lejojnë të sjellësh kikirikët e tu të shkretë, në vrimën e tyre pa meze. Pista të brendshme skish të mbushura me pinguinë që të vjedhin vëmendjen deri në atë pikë, sa  pothuajse të bëjnë të harrosh se ka ajër përtej kësaj kupole të akullt, përtej qendrës tregtare, përtej dhomës katër me katër, me ajër të kondicionuar. E megjithatë, nuk mund të krijojë familjaritet. Së brendshmi nuk mund të shtiret. Nuk mund të mbjellë në mbaresat e mia nervore atë ndjenjë që vjen nga të ndenjurit ulur në një vend dhe prej kohësh vetëm.

Pra, shkojmë në Skype, terapisja dhe unë. I them se nuk mund të dal dot jashtë kokës sime deri në atë pikë, sa ta lejoj veten të jem e sinqertë ndaj dreqit zot! Çfarëdolloj kuptimi pastë kjo e fundit… Ajo qesh. I kërkoj të mos më diagnostikojë me “arabizëm” ose “myslimanizëm” apo çdolloj faji tjetër shoqëror, duke parandaluar një bisedë që mund të më bëjë të dal mendsh e ta shkatërroj marrëveshjen tonë. Mami më çon te gjinekologia për të kryer një pap test dhe analizat për SST (sëmundje seksualisht të transmetueshme), si dhe më pyet në lidhje me madhësinë e penisit. Ajo nuk është liberale, as e majtë, as feministe apo ndonjë libaneze/myslimane/shiite e neveritshme ndaj vetvetes. Është thjesht nëna ime. Nuk shpjegohet as me arsye ideologjike dhe as me arsye morale. Porse mua më dha gjithë sa nuk pati dot vetë.

Terapistja më pyet pse fajësoj veten, pse mendoj se pjesët e mia nuk funksionojnë siç duhet; pse seksi nuk bën dhe trupi im nuk di si të ndjehet. Sipas saj, unë thjesht nuk kam takuar ende personin “e duhur”, personin që do të dijë si të më qijë. Dikë që do të dijë të qijë zhurmën që kam në kokë apo qetësinë në të. Dikë që do të m’i largojë mendimet si një tufë flokësh që bezdisin mbi fytyrë, duke i mbledhur ato nga pas, me një heshtje të përkohshme e të thellë, mbytur nën jastëk. Duke më lënë pa fjalë. Dikur më vonë në jetë, do të zbuloja Lacan-in dhe do të mësoja se dëshira është e rremë, një zëvendësim i keq i një të vërtete të paarritshme dhe më në fund, do të bëja paqe me veten, lëkurën, organet e mia gjenitale, zgjedhjet e mia në jetë. Do të kuptoja se, përveç vetes nuk mund të pres prej askujt, që të ma rrokë fantazinë si litar shpëtimi apo ta dëshirojë atë si respirator, ndërsa pakënaqësinë ta presë si një helikë që sillet gjithnjë drejt gjetjeve të reja.

Më duaj si z. Darcy, më qij si në xhirimet e Gaspar Noé-së

Kurrë nuk jam qirë. Jo në atë mënyrë të papërpunuar, shtazarake, si trupa që përplasen, përpëliten, apo rrotullohen, siç u thur lavde pornografia. As dashuri nuk kam bërë ndonjëherë në atë mënyrë, që përshkruhet nga Jane Austen dhe motrat Brontë, ku gjithë trupi dhe shpirti shpohen tejpërtej; ku duart, buzët dhe këmbët janë në lëvizje koreografike; ku të gjitha të metat shkrihen në ajër dhe nuk ka spermë, dridhje apo pordhë; ndeshje të kokës dhe hasje të qimeve të trupit në vende të çuditshme, me bole (çka është më pak romantike se testikujt), që përplasen faqeve të bythës si shuplaka: ndjesi për të cilat e urren veten që i pëlqen.

Nuk më duket se kam bërë ndonjëherë seks. Vetëm brenda-jashtë dhe kur mbaron nuk më harron por ja, në rregull, më fërkon derisa ndjej një pickim kënaqësie, por vetëm një pickim, pa e humbur kontrollin; në shtrëngim gjatë gjithë kohës sepse nuk më është dhënë mundësia për t’u përhumbur në brendësinë time. Në mënyrë figurative, metaforike, a ku dreqin është ndryshimi?

As nuk e di nëse më intereson seksi. Kam dashuruar njëherë dikë. Ai ishte impotent me mua. Ende nuk jam plotësisht e sigurtë përse. Megjithatë, jam e mendimit se mund të kisha kaluar një jetë me të, thjesht që ta ndieja fytyrën të më mbështillej ashtu siç bënte ai; sikur ishte gati të thithte çdo shqisë timen, sikur kishim vetëm një shans për të qenë bashkë – një sekondë. Nuk kishte rëndësi kari i tij i squllur dhe nuk ka rëndësi çfarë tregon kjo për mua dhe për të, por për presionin që bota na ushtron duke na bërë të jemi njëfarë lloji të dashuruarish.

E mbante veshur bluzën. Ndoshta sepse ishte shumë i dobët. Legeni i tij kockor humbiste në kofshët e mia mishtore. Dikur ndaluam së provuari. Unë reshta së paturi ndjenja ndaj tij. Ai nisi t’i mbante edhe të brendshmet veshur dhe ne thjesht fërkoheshim me njëri-tjetrin. E gjithë energjia jonë, gjithë ajo dashuri, ankth dhe frikë, përqendruar në hapësirën mes fytyrave tona, në boshllëkun midis pëllëmbëve të tij dhe faqeve të mia; në xhepat e ngushtë të ajrit midis buzëve tona, duke u shtypur së bashku, në mënyrë agresive me puthje të nxehta, që nxjerrin në pah frustrimin e elefantit të emocionuar në dhomë.

Terapistet e mia duan gjithmonë të flasin për të. Gjithsesi kam folur ç’kam mundur. Jo çdo marrëdhënie përfundon në përmbyllje. Ndjesia që mbeti e paqartë, e çuditshme dhe e ndyrë kur ai hoqi dorë së përpiri fytyrën time, që edhe vite më pas mbetet ende e tillë. Nuk ka bisedë në botë, si në lidhje me këtë çështje apo serinë e vendimeve të këqija të marra më pas, që mund të më ndihmojnë t’i kuptoj përkufizimet e shpikura për normalitetin. Unë e doja atë dhe ai më donte mua, por forma në të cilën u deshëm ia paralizoi atij – fjalë për fjalë – të ashtuquajturin organ të dashurisë. E çmashkullarizoi. E gjeti të papërpunuar dhe e goditi atë: të zhveshur, të turpëruar, përpara zgavrës që çonte në intimitetin tonë. Ai nuk qe më i aftë as për t’u zvarritur.

Mund të të vizitojnë vetëm në dush

Masturbohem me kujtimet e burrave që kurrë nuk kam dashur t’i qij. Jashtë dushit, dridhem nga mendimet e ndërkryera që kam në kokë, trupi përpëlitet me neveri në kujtimet e një intimiteti që nuk e kam dashur.

Por në dush, kofshët e mia prehen në pritje të largimit të kujtimit të seksit, që dikur për mua ishte i neveritshëm. Si një kurvë bazike kthehem dhe përdredh kokën e dushit, duke i mbyllur sytë fort në një përqendrim të rremë tantrik, ndërsa përpiqem të izoloj nga ndjenjat, imazhet e shkuara të akteve seksuale që më kanë acaruar.

Ka diçka në lidhje me rikrijimin e ngjarjeve pasi largohem, pasi kam lëshuar nga ijet e mia shtrëngimin e dëshpëruar të burrave të dëshpëruar, dashurinë e të cilëve e kërkova si  kundërhelm ndaj urrejtjes për veten, që vetëm thellohej, mu si një thua i ndyrë, që shtrydh rrënjën e një qimeje ngulur nën lëkurë.

Ndjesia e rrahjes së ujit mbi trup, më lidhet me imazhin dhe tingullin e boleve që përplasen me entuziazëm ndaj bythës sime. Bllokuar përbrenda prej peshës së tyre të deritanishme, të pashuar për kënaqësi seksuale. Mungesa e dëshirës së tyre e zhvesh karin si zgjebe, duke m’i copëtuar muret e vaginës.

Uji e shuan ndotjen ose ndoshta e përforcon atë deri në erotizëm. Nuk jam fort e sigurt. Nuk jam e sigurt as se cili, nga këto dy variante do më kishte bindur.

E eksituar për politikat tuaja

Ajo ështe më shumë se një histori Instagram-i. Megjithatë i kremëzoi të mbathurat, kur të pa të shpupurisur, të kërleshur. Një burrë i madh, vetëbesimi i të cilit imponohet me prezencë deri në çdo kthesë dhe palosje mishi tijën – një gisht mesi i yndyrshëm deri në standardet e bukurisë, që përcakton kapitali social në këtë vend të braktisur nga mendja.

Ajo duhet ta ketë vënë re përbuzjen tuaj për shumicën e llojit njerëzor dhe të qenit i shtrënguar brenda krahëve të palosur, që çlirohet vetëm kur në mënyrë jokarakteristike, butësisht, kur valëzon dorën në ajër, aq sa për të hedhur poshtë gjithçka e gjithkënd tjetër.

Eleganca socialiste do të dukej mrekullisht mirë në Instagram. Paksa radikale, paksa  “fuck me Marx”, do të bënte mrekullira ndaj copëzave të vetes, që përpiqet t’i mbledhë përmes tronditjes dhe frikës socio-kulturore.

Dy gishta të hapur me thonj të mprehtë, mbi të cilët është vizatuar kitsch një topth shumëngjyrësh, që inkuadron një drapër dhe çekan. Mendoni për pëlqimet. Mendoni për gulçimet. Mendoni për të ofenduarit dhe të eksituarit.

Po, ajo ishte e epshuar për politikat tuaja. Ajo donte të shante dhe të stimulohej. Ajo ishte edhe dikush dhe askush – një rreth humori njerëzor, që ndryshonte për t’u përshtatur me nuancat e ndryshueshme të të qenit “e lezeçme”.

Unë nuk jam performancë.

E megjithatë, kemi një gjë të përbashkët, ajo dhe unë – një uri për mashkulloritetin e druvarit, që është bërë i pranueshëm – na qini në stil qeni, fshikullojini bythët tona mishtore, na shtrëngoni prej belit, skuqini e mavijosini thithkat tona pa na bërë ta urrejmë veten. Por, jo, unë nuk jam një performancë.

Shkrimi origjinal është botuar në Kohl: A Journal for Body and Gender Research, Vol.3; V.2 (2017)

Përktheu: Liri Kuçi

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur