GJYZLYKËT FEMINISTE

Përse gjyzlykët feministe?

Gjyzlykë” mund të konsiderohet fjalë demode, të cilën rrallëherë e dëgjojmë a e përdorim. Ajo risillet në dikotomi me konceptin e feminizmit, meqenëse dhe ky i fundit, në mos i keqkuptuar, mbetet gjithsesi i stigmatizuar. Nevoja e gjyzlykëve feministe përvijohet prej dalldisë së mjediseve publike shqipfolëse, për shkak të  përqendrimit të lartë të seksizmit dhe dhunës me bazë gjinore. Këto gjyzlykë shërbejnë për të parë më qartë, me qëllim identifikimin dhe diagnostikimin e gjendjes së turbulluar në shoqërinë tonë, tashmë prej një kohe të gjatë.

Ne e refuzojmë heqjen e tyre, edhe nëse na thonë se na bëjnë të dukemi “çuditshëm” apo “qesharake/ë”. Gjyzlykët nuk e mbartin kushtin e kompromisit, fillimisht ndaj vetes, kur na duket sikur po luftojmë me mullinjtë e erës e më pas, ndaj botës mbarë kur ndiejmë shkopinj ndë’ rrota, përbuzje e mungesë solidariteti. Fundja, në procesin drejt qartësimit të shikimit, edhe ilaçi i syve në fillim bezdis…

Një nga përçueset e drejtpërdrejta të dhunës me bazë gjinore në çdo suazë, private a publike qoftë, është hapësira mediatike aktuale. Aty përshenjohet patriarkalizmi dhe strukturat shtypëse të këtij pushteti. Në media, njësoj si në shtëpi, gruaja përjashtohet ose reduktohet në instrument për kryerjen e punëve dhe/ose ëndjen e vështrimit mashkullor.

Gruaja është gjithkund, por nuk duket askund; bën gjithçka, por nuk i njihet asgjë; tejngarkohet, dhunohet, shtypet dhe më pas, ekspozohet si kukull në tryezën që kërkohet të jetë plot dhe e shoqëruar prej kurmit të saj, të perceptuar si ndjellës e argëtues.

Në prapaskenë ka plot gra të padukshme, të paracaktuara për të mbetur në hije: nga sanitaret, te grimieret, skenaristet apo regjisoret e shumta, deri te të paktat e dritave të studiove: moderatoret, analistet, politologet, profesionistet, që njëfarësoj mungojnë. Mungojnë në njohje të punës dhe kontributit shoqëror, në të drejtën e fjalës, zërit, fytyrës – autonomisë së tyre. Mungojnë si autoritet, sepse në të vërtetë përveç poltronës për shpërndarjen e fjalës ose rikonfirmimin e rolit “historik”, nuk kanë fuqi të njëmendtë. Mungojnë si shembuj të guximshëm, pasi televizioni mbahet nga allishveritë.

Gruaja “pranohet” në gjirin e publikes, vetëm nëse pjesëmarrja e saj nuk e sfidon status quo-në aktuale, vetëm nëse ndërhyrjet e saj mbeten minore e veçanërisht, nëse ajo buzëqesh, duke u ofruar si “mishi i radhës” për top. Ky model i mirëfilltë nënshtrimi shërben, për të ngjallur identifikime të nënvetëdijshme te të tjera subjekte të shtypura. Ai hyn në dhomën e ndenjjes, në kuzhinën e shtratin e çdo gruaje. Teksa dhuna ndaj subjekteve nga të dyja anët e ekranit është përmbajtësisht e njëjtë, për shkak të formës “cool” përmes së cilës shitet, spektatores ajo i përkthehet si sukses. Kësisoj, shtypja trajtohet si vlerë, për aq kohë sa zgjidhja alternative e ofruar është një “princ i kaltër”, që mbase të nxjerr nga dera e babait, por vetëm për të të ndrydhur në derën e tij… Se edhe “princi i kaltër” është produkt i të njëjtit ekran, atij, që i mëson standardin e “burrnisë”, prej nga ku fyerja, shtypja e në ca raste marrja e jetëve, që konsiderohen “pronë” (se princat zotërojnë gjithçka, veç ndërgjegjjes së tyre), fshehin një pasiguri të thellë. Pasigurinë e të qenit thjesht njeri i zakonshëm, ndoshta i brishtë.

Qëllimi i ekranit sot nuk është edukimi, nxitja e mendimit kritik, solidaritetit dhe pranimit të “tjetrit”, por mbajtja e secilës dhe secilit prej nesh në margjina të dinjitetit njerëzor. A thua se jemi armiq të vjetër që përballemi mes vete, pa e ditur se në fakt, ndodhemi nën një thundër të përbashkët, që na dehumanizon rregullisht e nuk na lë të ngrihemi përtej nivelit të shqisave dhe instikteve tona. Thundra patriarkale, në çizmen socio-ekonomike aktuale, që na i shëmton jetët.

Pikërisht për këtë arsye, çmontimi i këtyre skemave tjetërsuese është përpjekje dhe detyrë kolektive e secilës dhe secilit prej nesh. Gjyzlykët feministe na ndihmojnë të shohim të gjitha gratë dhe burrat, siç janë e si mund të bëhen e bashkë me to, siç është e siç mund të bëhet shoqëria jonë…

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur