DJAL’ KA LE

AGON REXHEPI

Agon Rexhepi është një aktivist për drejtësi sociale nga Kosova. Momentalisht, ai është duke studiuar sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Poashtu, është duke punuar në ojq-në “The Ideas Partnership”—një organizatë që punon me komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Agoni është mjaft i zëshëm për të drejtat e njeriut, sidomos për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+. Ai është bashkëthemelues i queer kolektivit kulturor “Hyjneshat”. Muaj më parë ai publikoi librin e tij të parë me poezi. Ky libër përmban poezi të një dashurie të pamundur dhe të një revolte të nevojshme në shoqëri."

Pushkë kanë qit
e gjymysh kanë ba
veglën mes kambëve kur ia patën pa!
E ishin lut dajve mos me i ga
Mas do dite
ku n’spital s’ish kan ma
gzimi i shpis’ n’djep kish pas ra!
Me nji qebe e kishin mlu
MashAllah n’cilën ka shkru
Hala naj emër s’ia kishin vnu
gjymyshi vazhdojke, për ta t’u knu
Kerret ishin’ ranis
për me pa gzimin e shpis’
krejt akraballaku ish dalldis’
hazdret djalit, diçka me i çinis
Nji sy t’kaltërt me ia vnu
prej synit t’keq me e ru
N’djep te kryt, paret ia kishin ba pal’
se “mas 4 çikave, kish le djalë!”

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur