REZISTENCA FEMINISTE RUSE KUNDËR LUFTËS

CRD, SASHA STAROST, LILIJA VIZHIVATOVA

Intervista është botuar fillimisht në faqen ueb të organizatës “Civil Rights Defenders”, në 2 nëntor 2022.

Përktheu nga anglishtja Gresa Hasa.

Presidenti i Rusisë Putin shpalli së fundmi një “mobilizim të pjesshëm”, duke urdhëruar dërgimin e së paku 300,000 burrave në luftë kundër Ukrainës. Kjo ka sjellë një valë protestash anembanë vendit, ku 1,300 vetë janë arrestuar nga policia. Rezistenca Feministe Kundër Luftës (“FAR” – “The Feminist Anti-War Resistance) është një prej organizatave, që është pozicionuar kundër këtij akti agresioni të pajustifikueshëm. Ne biseduam me dy anëtare, të cilat janë larguar nga Rusia dhe ndryshe nga shumë aktivistë të tjerë, mund të flasin hapur e duke përdorur emrat e tyre të vërtetë.

Rezistenca Feministe Kundër Luftës është një lëvizje e krijuar nga një grup aktivistesh feministe, një ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Sasha Starost është aktiviste sociale, artiste, muzikante dhe përkthyese ruse. Lilija Vizhivatova vjen nga radhët e lëvizjes LGBTI+ dhe më herët është marrë me projekte jofitimprurëse, në ndihmë të të mbijetuarave të dhunës gjinore në Rusi.

Sot, lëvizja gëzon dhjetra degë informale jashtë dhe brenda Rusisë. Ajo ka qindra anëtare dhe përkrahëse, përveç faktit që po zgjerohet me shpejtësi. FAR është e zëshme jo vetëm në rrjetet sociale (me rreth 40,000 ndjekës në platformën Telegram) por edhe përsa i përket ofrimit të drejtpërdrejtë të mbështetjes së nismave kundër luftës, gjithashtu brenda vendit. Pjesëtaret e FAR ofrojnë ndihmë psikologjike falas për aktivistet e tyre, angazhohen në gjetjen e ndihmës juridike, për të gjithë ata/o që janë pushuar nga puna apo kërcënuar nga punëdhënësit e tyre, për shkak të të protestuarit kundër luftës dhe ndër të tjera, shpërndajnë nën dorë, në rajonet ruse, një gazetë kundër luftës, të cilën e botojnë vetë.  

Si nisi angazhimi juaj në Rezistencën Feministe Kundër Luftës?

Sasha: Në shkurt 2022, pas pushtimit, kolegja ime dhe unë krijuam një modul, të quajtur “Leksionet e Mbijetesës”, që përqëndrohej tek ofrimi i ndihmës psikologjike për aktivistet. FAR u vu në kontakt me ne dhe na kërkoi që të krijonim një broshurë mbi mënyrat e organizimit të grupeve të suportit. Fillimisht, ne krijuam këtë broshurë dhe më pas, vendosëm të hapnim një degë psikologjie më vete, për aktiviste/ët brenda lëvizjes. Kësisoj, themeluam një skuadër me një bazë prej gjashtë vetash dhe nisëm të punonim me rreth 60 psikologe/ë.

Këtyre çasteve jemi gjithashtu duke shkruar dhe botuar broshura, për shembull, mbi menaxhimin e sfilitjes dhe mënyrat e krijimit të grupeve të suportit.

Jam e mendimit se një nga problemet më të mëdha në aktivizëm sot është fakti që njerëzit vazhdojnë të punojnë teksa janë në dhimbje e vështirësi, duke vënë në përdorim grahmën e fundit të fuqisë së tyre. Në këto kushte, gjendja e tyre psikologjike veçse rëndohet. Kur një person e vijon aktivizmin në të tillë vulnerabilitet, ajo ose ai, dikur do të nisë të bëjë gabime, duke tërhequr kësisoj vëmendjen edhe të forcave të rendit, çka më pas mund të sjellë arrestimin apo burgosjen e tyre.

Dega e psikologjisë së FAR nuk ka për qëllim që thjesht të ofrojë ndihmë psikologjike por edhe të garantojë që njerëzit të mbeten të lirë dhe të vazhdojnë me punën e tyre. Sipas meje, ky është edhe qëllimi i rezistencës.

Lilija: Pas fillimit të luftës kuptova se ishte e pamundur dhe e padurueshme për mua që të qëndroja kokëulur. FAR u krijua një ditë pas shpalljes së luftës kundër Ukrainës. Unë iu bashkova një muaj më vonë. Më nevojitej koha ndërmjet, për të tejkaluar shokun dhe për t’u larguar nga vendi. Për shkak të pjesëmarrjes në protesta, më arrestuan dy herë. Paskëtaj, u informova nga avokatët se çështja administrative kundër meje mund të shndërrohej në çështje kriminale. I shkrova atëherë njërës prej bashkëthemelueseve të FAR dhe ajo më ofroi pozitën e koordinatores në Lëvizje. 

Si u krijua Rezistenca Feministe Kundër Luftës?

Sasha: Ndër aktivitetet e para të FAR kanë qenë protestat, më pas lëvizja u zhvillua me të tjera organizime. Ekziston një numër i konsiderueshëm aktivistesh feministe, që kanë punuar së bashku më herët, përpara krijimit të FAR dhe të cilat ishin tashmë të mirë-koordinuara me njëra-tjetrën. Në shkurt 2022, ato i dhanë jetë kësaj organizate, në mënyrë që të koordinonin protestat dhe njëkohësisht botuan një manifest, i cili u përkthye në gjuhë të ndryshme, u aprovua dhe firmos nga shumë njerëz anembanë botës.

Lilija: Si grup, feministet ishin më të përgatiturat për atë që ndodhi. Feminizmi ekziston në Rusi dhe ai ekzistonte edhe përpara 24 shkurtit e gëzonte burime mediatike serioze. Ka patur shumë nisma, diskutime dhe punë, që janë kryer përpara luftës. Megjithatë deri kur filloi lufta, çështja kryesore në të cilën feministet qenë përqëndruar ishte kriminalizimi i dhunës me bazë gjinore. Në Rusi dhuna me bazë gjinore u dekriminalizua dhe u shndërrua thjesht në shkelje administrative. Afërmendsh, lufta e ndryshoi fokusin e punës sonë.

Janë të shumtë dhe të fuqishëm zërat feministë në Rusi. Pjesërisht, ndoshta, pasi feministet janë persekutuar nga shteti. Në të njëjtën kohë, shteti nuk i ka konsideruar feministet një forcë politike të njëmendtë dhe nuk ka patur kohë për të na thyer. Fakti që ne nuk kemi qenë duke punuar në bazë të një organigrame pushteti vertikal brenda lëvizjes por mbetëm në nivelin e nismave horizontale, na ka ndihmuar që t’i mbijetonim shtypjes së viteve të fundit, kundër mediave të pavarura dhe organizatave opozitare.

Si funksionon në tërësi Rezistenca Feministe Kundër Luftës?

Sasha: Puna jonë bazohet mbi parimin e grupeve të afinitetit, me kanale të shumta komunikimi dhe e përqëndruar në zona të ndryshme, çka është produktive kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë e aktivisteve. E thënë ndryshe, një gjë është grupi i suportit psikologjik dhe një gjë tjetër është për shembull, të ofruarit ndihmë ukrainasve të zhvendosur në Rusi.

Lilija: Aktiviteti i FAR u rrit në mënyrë të jashtëzakonshme: dolën në pah grupe të reja, manifesti u përkthye në shumë gjuhë, ne filluam të krijonim baza në vende të ndryshme si në Korenë e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republikën Çeke.

Jemi duke vazhduar së botuari një gazetë, e cila po shpërndahet nga aktiviste/ët brenda vendit, pavarësisht rrezikut që përbën një gjë e tillë. Shpesh marrim reagime, që na tregojnë sesi gazeta shndërrohet në pikë kontakti dhe nxit biseda mes brezave: të rejave dhe nënave apo gjysheve të tyre. Mundohemi që gazetën ta dizenjojmë në atë mënyrë, që t’i përngjajë mediave të vogla rajonale. Nëse perceptohet si një media e tillë, gjasat janë që njerëzit t’i besojnë më shumë informacioneve në të.

Shpërndarja e gazetës përbën rrezik por ne marrim masa për t’i mbrojtur aktivistet tona. Për shembull, fjalën “luftë” e kemi zëvendësuar me fjalën “tragjedi”, shkruar me shkronjë të madhe të shtypit. Lexuesit tanë e kuptojnë se për çfarë jemi duke folur por nëse dikush i zë me gazetën në dorë është më e vështirë për forcat e rendit që të përdorin “ligjin e rremë” kundër tyre.

Një tjetër drejtim i punës sonë përfshin fondacionin kundër luftës: ne i vijmë në ndihmë njerëzve, të cilët hasin probleme në vendin e punës, për shkak të qëndrimeve të tyre kundër luftës dhe  garantojmë për ta këshillim ligjor falas.

Rezistenca Kundër Luftës është një lëvizje kundër luftës dhe po ashtu feministe. Si janë të ndërlidhura këto dy aspekte?

Sasha: Mungesa e dhunës është vlerë kyçe për feministet. Gjithashtu, situata në Rusi ka marrë të atillë drejtim saqë feminizmi perceptohet nga autoritetet si një prej atyre “kërcënimeve”, që shënjestron njëfarësoj vlerat “tradicionale”. Për pasojë, feministet janë persekutuar, veçanërisht së fundmi. Në këtë kontekst është tejet logjike që feminizmi të jetë një fuqi opozitare e madhe, i cili bashkon rreth vetes shumë të rinj e të reja. E duke qenë një forcë opozitare liberale, natyrshëm sfidon idenë imperaliste të ekspansionit dhe politikën e Putinit, që na ka çuar në pikën ku ndodhemi tashmë.

Lilija: Për mua, aktivizmi, përfshirë feminizmin, ka qenë gjithnjë i lidhur me lirinë individuale. Kur gjendesh vetëm për herë të parë, në atë që ndryshe njihet si ‘rezistencë vetmitare’ (shënim i përkthyeses: forma e vetme e mbetur e protestës së ligjshme në Rusi), përjeton ndjenja tepër të forta. Atëherë ti kupton se je një subjekt, me një opinion tëndin, se ekziston, fill aty, në atë çast. Kjo e transformon ndjeshëm personalitetin e dikujt.

Për shumë gra dhe burra, të cilët janë duke kryer aktivitet gueril brenda vendit, çdo afishe që ata ngjisin përbën një hap të madh, një akt madhor. Kjo luftë, sado e tmerrshme dhe paradoksale që mund të tingëllojë, mbledh një grup të tërë njerëzish, që janë të aftë të mbrojnë të drejtën e tyre për liri, edhe në rrethanat e mungesës totale të lirisë me të cilën ne përballemi tashmë.

Përhapja sa më shumë e kësaj fushate kundër luftës i ndihmon tejmase aktivistët, për të kuptuar se nuk janë vetëm. Ndjesia se ne jemi të shumtë në numër i ndihmon njerëzit që të reagojnë, i ndihmon ata për t’u aftësuar kur vjen puna te të ofruarit vetë ndihmë. Nëse në një çast dikush është duke ngjitur afishe në mur, më vonë atë mund ta gjesh duke bërë punë vullnetare diku apo duke ndihmuar në mbledhjen e ndihmës humanitare. Kjo i frymëzon këto të reja e të rinj për të vazhduar aksionin dhe luftën e tyre.

A ka njerëz në Rusi që i bashkohen Reizistencës Feministe Kundër Luftës apo vetëm anëtaret që janë larguar nga vendi mund të bëhen pjesë? A është e mundur për aktivistet në Rusi që ta vijojnë punën së brendshmi?  

Sasha: Nuk mund të jap një shifër konkrete por me siguri mund të them që kemi njerëz dhe këta janë të shumtë në numër, të cilët punojnë nga brenda Rusisë. Ne kemi një sistem të mirë pune, që ua lejon njerëzve angazhimin në kushte relativisht të sigurta.

Përsa i përket aktivisteve, të cilat janë identifikuar tashmë publikisht, është e pamundur për to që ta vazhdojnë angazhimin e tyre si më parë. Kjo është e vërtetë. Megjithatë, aktiviteti përmes grupeve të afinitetit, të cilat janë anonime dhe të mbyllura, ku çdokush kryen punën e vet pa e shfaqur fytyrën, vazhdon.

Si mund t’i përkrahë shoqëria civile në vende të tjera, aktivistet kundër luftës? Sipas jush, çfarë është e rëndësishme për t’u kryer dhe për të ditur?

Sasha: Kam përshtypjen se është e rëndësishme që të njihet rëndësia e aktivisteve dhe punës së tyre e fakti që ato kanë shumë nevojë për ndihmë. Organizatat perëndimore i vijnë në ndihmë shumë nismave por ato nuk janë domosdoshmërisht duke ndihmuar ato aktiviste, të cilat nuk kanë mbulim mediatik. Duhet kuptuar se puna e aktivisteve në Rusi është e rëndë, e papaguar dhe njerëzit e angazhuar janë përpjekur të mbyllin boshllëqet e krijuara nga qeveria në shërbime, politikë; në çështjet e të drejtave të njeriut etj. E gjithë kjo punë kryhet duke pasur si bazë të vetme entuziasmin.

Lilija: Dua të shtoj se në Rusi nuk janë edhe aq të shumtë qytetarët të cilët e përkrahin këtë luftë. Shumë syresh janë të helmuar, të manipuluar e të mashtruar nga propaganda. E kam fjalën për njerëz, vlerat bazike të të cilëve janë tjetërsuar. Mendoj se është krim ajo që propaganda u bën njerëzve. Nuk është krimi kryesor në listën e gjatë të krimeve, padyshim, por mbetet krim gjithsesi.

Megjithatë, në Rusi ka rezistencë dhe mes njerëzve ekziston nervi për t’u shprehur lirshëm. Për shumëkënd, deri edhe të dalurit jashtë natën e të vendosurit e një afisheje kundër luftës diku, përbën një hap të rëndësishëm së brendshmi, një hap drejt çlirimit.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur