GRATË SFIDOJNË LUFTËN: NJË LENTE FEMINISTE MBI PATRIARKATIN DHE KONFLIKTIN

Milena Abrahamyan, Parvana Mammadova, Sophio Tskhvariashvili

Ky blog është një përmbledhje e shkurtër e “Gra që sfidojnë normat gjinore dhe vlerat patriarkale në ndërtimin e paqes dhe shndërrimin e konflikteve në Kaukazin e Jugut” (“Women Challenging Gender Norms and Patriarchal Values in Peacebuilding and Conflict Transformation Across the South Caucasus”), një raport studimor i hartuar në bashkautorësi nga Milena Abrahamyan, Parvana Mammadova dhe Sophio Tskhvariashvili, botuar në Caucasus Edition Journal of Conflict Transformation, vëllimi 3, numri 1, 2018.

Përktheu nga anglishtja Sokol Çunga.

Në botën tonë të globalizuar dhuna përshkon të gjitha sferat e jetës. Që nga dhuna seksuale me bazë gjinore, deri tek dhuna racore, tek dhuna strukturore dhe sistemike, tek pabarazia ekonomike, çdo formë dhune është e ndërlidhur.

Një analizë feministe e luftës na lejon të shohim se si të gjitha këto sisteme dhune janë të ndërlidhura.

Në kontekstin e konfliktit të dhunshëm, gjinia prodhohet dhe përdoret si zgjatim i dhunës që manifestohet në shoqëri, në politikë, në ekonomi, në kulturë dhe në strukturat e familjes. Sistemet mbizotëruese hierarkike të shtypjes ruajnë marrëdhënie pushteti mes tyre, e si pasojë rolet gjinore jo vetëm e vijojnë, por edhe e shtojnë ndarjen mes grave dhe burrave. Në këto kontekste maskiliteti të ekzagjeruar dhe feminiteti të ekzagjeruar, normalizimi të militarizmit dhe të pasigurisë së përditshme në çdo sferë të jetës, është jashtëzakonisht e vështirë të luftosh kundër normave dhe stereotipave të dëmshme gjinore, si dhe vlerave patriarkale.

Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, në Kaukazin e Jugut, ku tre konflikte të ndryshme e përçajnë zonën që prej fillimit të viteve 1990, një numër i vogël organizatash dhe grupe grash po punojnë për të ndërtuar paqen dhe mirëbesimin, si dhe për të shndërruar konfliktin në komunitet, në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Në studimin që kam kryer së fundmi, së bashku me dy bashkautore nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, shqyrtuam mënyrat me të cilat organizatat dhe grupet e grave në ato dy vende dhe në Armeni, ku jetoj dhe punoj, jo vetëm sfidojnë normat gjinore dhe vlerat patriarkale, por munden edhe t’i riprodhojnë ato, përmes dhe nëpërmjet punës që kryejnë.

Shumica e organizatave që intervistuam janë organizata joqeveritare që varen nga fonde të donatorëve të huaj, me synim për të çuar përpara programet e tyre në zonë. Këto programe të grupeve përfshijnë fuqizimin shoqëror, ekonomik dhe politik të grave dhe të grupeve të marginalizuara në shoqëritë e Kaukazit të Jugut, dhe veprojnë që në nivel bazë, deri në nivele qeveritare. Një numër i rëndësishëm i OJQ-ve në të tri këto vende përdorin instrumente ndërkombëtare, si Rezolutën 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për të mbrojtur pjesëmarrjen dhe përfshirjen e grave në proceset e paqes.

Mes grupeve që intervistuam, shumë prej tyre përdorin metoda jo formale të edukimit, ku përfshihen trajnimet me fokus gjininë, të drejtat e njeriut, paqen dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe iniciativat e ndërgjegjësimit, siç është aktivizmi publik, si dhe lobojnë me politikanët rreth çështjeve të komuniteteve që ndikohen nga konflikti dhe çështje të komuniteteve të tjera.

Në mënyrë që të kuptojmë hapësirën e sfidës së (dhe / ose riprodhimit të) normave gjinore dhe vlerave patriarkale përmes dhe nëpërmjet punës së këtyre organizatave, shqyrtuam vlerat që pohonin ato individualisht. Që prej fillimit ishte e qartë se shumë pak prej tyre (pesë nga 16 organizata) ose identifikoheshin si organizata feministe, ose e kryenin punën nëpërmjet perspektivës feministe.

Organizatat që identifikoheshin si feministe mbanin qëndrime kritike ndaj pushtetit dhe autoritetit, militarizmit dhe dhunës. Këto qëndrime u jepnin aftësinë që, për shembull, të lidhnin dhunën shtëpiake me militarizimin në rritje të shoqërisë, ose të shquanin lidhjet e nacionalizmit me kontrollin në rritje mbi trupat e grave. Këto pesë grupe ishin organizata që jo vetëm ruanin vlera të forta feministe, të cilat përqafonin anti-militarizmin dhe kundërshtonin dhunën, por edhe e praktikonin këtë në fjalët dhe punën me gratë e reja, komunitetet e përjashtuara dhe shtresat e ndryshme të shoqërisë.

Mirëpo, për të fituar legjitimitet në këto tri kontekste kombëtare, qoftë edhe kur janë organizata të shoqërisë civile, grupet varen nga kapitalet institucionale dhe lidhjet me donatorët, zyrtarët qeveritarë dhe aktorët e brendshëm.

Si pasojë, konstatuam se zërat e grave që artikulonin kërkesa të pazakonta për çrrënjosjen e luftës dhe të furnizimit me armë, si dhe për vendosjen e paqes dhe të drejtësisë feministe, shpesh marginalizoheshin edhe më shumë, kur nuk u mbyllej goja krejtësisht.

Ndoshta për këtë arsye një përqindje e vogël e organizatave që intervistuam identifikoheshin si feministe dhe / ose kishin qasje feministe në punën e tyre. Duke pasur parasysh kompleksitetin e këtyre shoqërive shumë nacionaliste, patriarkale dhe patriotike, thjesht të qenët grua mjafton për të ngritur sfidën. E më tej, t’i thuash vetes feminist / feministe dhe të sfidosh patriarkatin, do të thotë të grishësh përgjigje dhe reagime agresive, madje edhe kërcënime për jetën. Kësaj i duhet shtuar dhe puna që sfidon sistemin e luftës dhe të militarizimit duke përkrahur paqen, çka e bën tjetrin tradhtar, në rastin më të mirë, apo armik të kombit, në rastin më të keq.

Kështu, për shumë nga organizatat e grave parashtrohet kufiri deri në të cilin mund të sfidojnë normat gjinore dhe vlerat patriarkale.

Ajo që vjen më pas është riprodhimi i disa vlerave patriarkale: organizatat e grave i konsiderojnë strukturat ushtarake dhe sistemin e luftës si të pashmangshme, dhe proceseve që synojnë paqen u atribuojnë konceptet mashkullore të fuqisë. Grupet që intervistuam dhe që vepronin në zbatim të Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara e konsideronin përfshirjen e grave në strukturat ushtarake si ndryshim pozitiv, brenda diskutimit të barazisë gjinore.

Nga ana tjetër, thjerra kritike feministe na dëften cakun në të cilin lufta, dhuna dhe armët janë faktorë të rëndësishëm në ndërtimin dhe mbajtjen e identitetit mashkullor dhe janë thelbësore për funksionimin e vazhdueshëm të patriarkatit – sistem në të cilin gratë, në rastin më të mirë, nënvlerësohen, dhe në rastin më të keq, eliminohen.

Sikur gratë të radhiten në institucionet ushtarake dhe të kontribuojnë në çuarjen përpara të luftës, roli i tyre do të jetë thjesht mbështetje për qëndrimet që veprojnë në dobi të patriarkatit dhe që ka për të shtypur në vazhdimësi sa gratë, aq edhe burrat.

Në vend që të përkrahim përfshirjen e grave në ushtri, do të ishte më mirë të kemi më shumë gra që marrin pjesë në proceset e paqes. Megjithatë, në kontekstin e Kaukazit të Jugut, aksesi i grave në këto procese, veçanërisht në nivel politik, është i kufizuar për shkak të narrativës mbizotëruese që i konsideron zërat e grave si të parëndësishme dhe të pamjaftueshme. Në rastet kur gratë marrin pozita në politikë dhe hapësira vendimmarrjeje, pashmangshmërisht janë minoritet, e si pasojë të paafta për të ndikuar proceset politike që të shqyrtojnë programet e grave.

Nuk është ende e qartë se si pikërisht përfshirja e grave në vendimmarrje ka për të sfiduar strukturat, hapësirat dhe formatet ku dhe nëpërmjet të cilave merren vendimet. Megjithatë, duket se ka një hamendësi themelore, sipas së cilës gratë, thjesht prej faktit se janë femra, mund të sjellin diçka ndryshe në tryezë. Disa nga mënyrat me të cilat kanë punuar organizatat me këtë perceptim pozitiv, veçanërisht në Gjeorgji, ka qenë fokusimi tek elementi i sigurisë njerëzore, ku përfshihen shqetësimet e përditshme për nevojat bazike dhe të drejtat e njerëzve, përfshi gratë, që preken nga konflikti.

Nëse struktura si patriarkati, sistemi i luftës dhe gjinia janë ndërtuar në mënyrë të atillë që të riprodhojnë vetveten brenda shtetit, shoqërisë, politikës, ekonomisë dhe institucioneve, atëherë, me gjasë, e vetmja mënyrë efektive si mund të punojnë OJQ-të në pikëtakimin mes gjinisë dhe konfliktit të dhunshëm është qasja feministe, duke ushtruar përpjekje strategjike për të shndërruar dhunën dhe për të vendosur drejtësi në çështje të sigurisë së përditshme, të dinjitetit njerëzor dhe të ekzistencës paqësore për të gjithë.

__________________________

©

Ky botim është mundësuar me mbështetjen e Fondacionit Heinrich Böll në Shqipëri. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit/es dhe revistës “Shota” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur