MARRJA E SHPISË

AGON REXHEPI

Agon Rexhepi është aktivist për drejtësi sociale nga Kosova. Momentalisht, ai është duke studiuar sociologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Mjaft i zëshën në hapësirën publike për të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat LGBTIQ+, Agoni është bashkëthemelues i kolektivit kulturor queer “Hyjneshat” dhe poet i cili së fundmi ka botuar edhe vëllimin e tij të parë me poezi.

Kur thonjtë e dorës tem t’vogël janë mbush me dhe t’u lujt tezesh n’mahallë

Kur dollapat janë mbush me kukullat e mia të blemë te shitoret e kinezve te Qafa

E kur fustanin e synetisë e kam mbajt vesh 2 muj ditë rresht,

Nuk jam kanë veç fëmijë i vogël, jam kanë marrja e shpisë.

Kur ent’ i kam la me shumë vullnet

E kur zani jem s’asht kanë si i djemve t’tjerë

E n’mahallë kur çik-o-djalë m’kanë thirrë

Kur shoqnia jem asht’ kanë veç me çika

E ecja jem s’asht’ kanë fort burrnore

E as kur me sha nuk kam dijt’.

Kur krejt shkolla “pederr” më ka thirrë

E kur jam depilu për herë të parë

Kur për çika s’kam fol me moshatarë

S’jam kanë veç adoleshent, jam kanë marrja e shpisë.

Kur nji djalë për herë t’pare e kam puth

Kur ereksion prej nji mashkulli kam pasë

E kur në za kam kajt t’u ju lut perenisë me m’shëru

Kur kamerat e Klanit në paradë t’krenarisë m’kanë fokusu

E kur krejt akraballaku e kanë pa

S’jam kanë ma gzimi i familjes, jam kanë marrja e shpisë.

Kur veten e kam pranu si homoseksual

E krenar jam ndje

Kur ftyra m’asht përgjak veç për kët’ fakt

S’jam kanë ma sugari i fisit, jam kanë marrja e shpisë

Kur t’shpisë e kanë kuptu që gruja të cilën edhe në ninulla ma kanë përmend

asht burrë e të njëjten lumtuni ma jep

E kur botës i kam kallxu sa krenar për vete jam

S’jam kanë ma i tyne, jam kanë marrja e shpisë.

Prej që jam ba me dijt’

Jam kanë marrja e shpisë.

Edhe sot jam,

Marrja e shpisë, pa shpi.

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur