EVA APO LILITH? IDENTITETI FEMËROR NË SHOQËRINË (POST)PATRIARKALE

FLAMINIA NUCCI

Flaminia Nucci është psikanaliste që jeton dhe punon në Milano. Ajo është diplomuar në institutin post-universitar "Libera Scuola di Terapia Analitica di Milano (Li.S.T.A.), aktiviteti formativ dhe didaktik i së cilës përqëndrohet në teorinë dhe praktikën klinike të Carl Gustav Jung. Nucci është botuese e disa librave, mes të cilëve: "Il Mistero della Madre" (2013), "Eva o Lilith" (2015), "La stagione dei sogni incrociati" (2019), "Il sipario sui sogni" (2021) etj.

Nga “Lilith dhe Adami” tek “Adami dhe Eva”

Në mitologjinë sumere, asiro-babilonase, kanaanite dhe gjithashtu në Testamentin e Vjetër, rrëfehet se Zoti i hebrenjve kishte krijuar Lilithin dhe Adamin. I krijoi të dy nga balta dhe jo njërën nga brinja e tjetrit. Ishte, pra, Lilithi gruaja e parë e Adamit, por që nuk donte t’i nënshtrohej atij. E pabindur, ajo e braktisi atë në parajsën tokësore dhe iku në Detin e Kuq, ku jetonin djajtë. Me urdhër të Zotit, Kryeëngjëlli Gabriel shkoi tek ajo për ta bindur që të rikthehej tek Adami. Lilithi vuri si kusht barazinë e roleve (edhe në aktin seksual), por Kryeëngjëlli imponoi varësi dhe nënshtrim ndaj burrit. Lilithi nuk pranoi dhe Zoti atëherë e dëboi në mbretërinë e hijeve, në një lloj ferri pa mundësi për shëlbim.

Në një pikë të caktuar, rabinët e fshinë nga Bibla figurën e saj (e destinuar për të qenë e pranishme në shpjegimet më antike të Shkrimit Zanafillor), duke vënë në jetë, kështu, një nga censurat e para dhe më domethënëse të historisë së njerëzimit.

Bibla rrëfen, në fakt, se nga brinja e Adamit Zoti krijoi Evën. E lindur nga trupi i partnerit të saj, Eva do të jetë inferiore ndaj tij dhe e varur prej tij, ashtu si volit të jetë një grua që jeton në një kulturë patriarkale.

Lilithi tregon për Lilithin    

Joumana Haddad, shkrimtare, poeteshë dhe gazetare libaneze sjell në dritë në librin e saj të titulluar “Rikthimi i Lilithit”, imazhin e gruas së parë, duke ravijëzuar me shumë mençuri konturet dhe cilësitë shpirtërore, dritat dhe hijet e Femërores së shtypur dhe ecejake në të pandërgjegjshmen kolektive prej mijëra vjetësh:

Unë jam Lilithi, gruaja e fatit. Asnjë burrë nuk i ka shpëtuar, asnjë burrë nuk do të donte t’i shpëtonte.

Lilith: dy hënat. Ajo e zeza e kompletuar nga e bardha sepse dëlirësia ime është shkëndija e shpërbërjes, ndërsa ngurtësia ime fillimi i të mundshmes. Unë jam gruaja-parajsë që bie nga parajsa, unë jam e rëna-nga-parajsa.  

Unë, e virgjëra, fytyra etere e së përkëdhelurës, nëna-dashnore dhe gruaja-burrë. Nata, sepse jam dita, ana e djathtë sepse jam e majta, Jugu, sepse jam Veriu.

Jam gruaja e banketit dhe të ftuarit e saj. Djall me krahë i natës, sumerët dhe kanaanitët më quajtën mbretëresha e joshjes dhe e dëshirave, e kënaqësisë së çmendur dhe shenjtore e dëshirave vetmitare. Më kanë çliruar nga riprodhimi, në mënyrë që unë të jem fati i përjetshëm.   

Lilith: gjinjtë e bardhë. E pandalshme është tërheqja ime sepse flokët e mi janë të zinj dhe të gjatë e prej mjalti janë sytë e mi. Në interpretimet e Librit thuhet se u krijova nga balta, për të qenë gruaja e parë e Adamit, por unë nuk u nënshtrova.

Unë, e para, e pakënaqur kurrë, sepse jam takimi i përsosur, përmbushja  dhe e përmbushura, rebelja që nuk bën asnjëherë kompromis. Adami dhe parajsa janë të mërzitshëm. Prandaj  refuzova dhe nuk iu binda. Kur Zoti dërgoi engjëjt e tij për të më bërë të rikthehesha, shkrihesha. Në bregdetin e Detit të Kuq, shkrihesha. Ata më kërkonin por unë nuk doja. Kot kërkuan të më zbusnin. Më dëbuan që unë të mishëroja të gabuarën. Më bënë peng të shkretëtirës në tokë, pre të errësirës së hijeve dhe bishave të egra. Kur erdhën, u zbavita. Nuk u nënshtrova dhe atëherë më përzunë dhe larguan sepse refuzoja atë që ishte shkruar për mua. Adami, bashkëshorti im, mbeti vetëm. I trishtuar, i braktisur, duke vajtuar, shkoi përpara Zotit, i cili krijoi nga brinja e tij një grua dhe e quajti Eva: shëmbëlltyra e dytë. E krijoi për të larguar vdekjen nga zemra dhe për të garantuar përjetësinë e llojit.

Unë jam gruaja e parë, partnerja e Adamit në krijim, jo brinja e nënshtrimit. Zoti më krijoi nga toka për të qenë zanafillë dhe nga brinja e Adamit krijoi Evën për të qenë hija e tij. Kur u mërzita me burrin tim, u largova për të trashëguar jetën time. E binda gjarpërin, lajmëtarin tim, për të provokuar Adamin me mollën e kur ia arrita qëllimit, i dhashë imagjinatës joshjen nga vesi dhe e riktheva kënaqësinë e mëkatit në vendin e saj.

U martova me të vertetën dhe me mitin për të qenë e dyfishtë. Unë Dalila, Salomeja dhe Nefertiti ndër gratë, unë mbretëresha e Sabës, Elena e Trojës dhe Maria Magdalena.      

Jam Lilithi, nusja e përzgjedhur dhe nusja e refuzuar, nata dhe shpendi i natës, gruaja e së vërtetës, e legjendës, Ishtari, Artemida dhe erërat sumere. Gjuhët e para tregojnë mbi mua, librat më përshkruajnë. Kur gratë më thërrasin, vërshojnë ulërima mallkimesh.

Jam hija femërore, jo gruaja dritë. Asnjë interpretim nuk më përkufizon, nuk i nënshtrohem asnjë kuptimshmërie.

Jam Lilithi: të dy sekset. Jam seksi i premtuar. Unë marr, pa pritur që të më japin. I sjell Adamit të vërtetën dhe Evës gjirin e saj për të rikthyer krijimin.

Lilith, krijesë e afërt, që i mungon gruas për të qenë vetvetja.

Përktheu: Rea Nepravishta

KTHEHU NË KRYE TË FAQES

error: Përmbajtja është e mbrojtur